Dëshmia e punonjëses që ‘fundos’ Spiro Kserën

Dita

Një punonjëse e Ministrisë së Çështjeve Sociale duket se ka dhënë dëshmi që fajësojnë Spiro Kserën. Sipas deklarueses I.B., ajo ka plotësuar një kërkesë bashkë me shtetasin D.S..

Një kopje të kërkesës ajo e ka vënë në dispozicion të organit të procedurës, pra ia ka dorëzuar prokurorisë.

Nga dokumentacioni konstatohet se datat e ushtrimit të aktivitetit janë ndryshuar dhe në kopjen e kësaj shkrese të sekuestruar datat nuk janë të njëjta me ato të paraqitura në kopjen e dokumentit të paraqitur nga deklaruesja.

Në lidhje me këtë fakt, sipas Prokurorisë, rezulton se është falsifikuar përmbajtja e kërkesës së bërë nga I.B. dhe D.S. lidhur me datat e ushtrimit të këtyre aktiviteteve dhe të dhëna të tjera që janë paraqitur në dokumentacion.

Sipas Prokurorisë, Spiro Ksera, në cilësinë e autoritetit më të lartë të Ministrisë, ka kërkuar një listë aktivitetesh në lidhje me programin e mbrojtjes sociale për të gjitha institucionet që mbuloheshin nga politikat sociale, raporton Panorama.

Ksera ka kërkuar në vazhdimësi që të rishikohet lista e aktiviteteve duke bërë nga ana e tij një përzgjedhje të aktiviteteve të kërkuara nga drejtoria përkatëse, një nga të cilat kishte të bënte me fëmijë të familjeve në skemën e ndihmës ekonomike dhe tjetri me moshën e tretë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *