“Jezusi ishte i majtë”

redaktor

José Mujica njihet ndryshe si presidenti më i varfër i globit. Kjo për faktin se ai e dhuron për bamirësi 90 % të rrogës së tij dhe jeton në kushte modeste.

Ish-presidenti i Uruguait mendon se historia e politikës botërore është një përplasje e përhershme mes ideve liberale dhe atyre konservatore.

“Historia e njerëzimit është një “lëkundje” konstante mes dy të kundërtave, të cilat janë idetë e majta dhe ato të djathta”, ka thënë Mujica për RT, versioni spanjoll.

“Mendoj se e majta nuk do t’ia dalë kurrë të arrijë te fitorja e plotë, por as e djathta nuk do ta ketë këtë privilegj”, shprehet politikani 90-vjeçar.

Ai e përshkruan lëvizjen e majtë si një përpjekje për “barazi dhe drejtësi”, një filozofi politike që është në betejë të përhershme me “anën tjetër, konservatore, që kundërshton ndryshimin dhe kërkon stabilitet”.

Sipas Mujica-s, e meta e konservatorizmit qëndron tek fakti se është i prirë drejt ideve reaksionare,  që mund të shkojnë drejt fashizmit.

Në analizën e këtyre dy rrymave dhe historisë së njerëzimit, Mujica përmend edhe disa figura historike.

“Nga ky këndvështrim mund të themi se liderë të majtë ishin Ashoka (perandor indian), Epaminondas (lider politik dhe ushtarak në Greqinë e Lashtë), vëllezërit Tiberius dhe Gacius (aristokratë me influencë dhe reformatorë romakë), por edhe vetë Jezusi”, thotë ai.

Mujica ka qenë president i Uruguait nga viti 2010 deri në vitin 2015. Ish-lideri guerrilas që ka kaluar 13 vjet në burg, ia doli ta kthente Uruguain, një vend i bazuar kryesisht në ekonominë e fermave, në një vend që eksporton energji. Ai legalizoi marijuanën, abortin dhe martesat gei.

Mujica refuzoi të zhvendosej në rezidencën presidenciale pasi mori detyrën, duke zgjedhur të jetojë në fermën e tij në periferi, së bashku me gruan dhe qenin e tij me tri këmbë.

Share This Article
2 Comments
  • Me kollaj hyn gamilja ne vrimen e gjilperes, se i pasuri ne mbreterine e Zotit.
    Jezu Krishti.

    Neqoftese ke dy kemisha, njeren falja atij qe nuk ka asnje.
    Jezu Krishti.

  • te kishim dhe ne nje president si ky, po ç’e do, kemi nje portret qe e komandon saliu me lemsh te leshte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *