“Daily Mail” i rikthehet artikujve për “Blair-ët” dhe Shqipërinë

Saimir Lleshi
Mandatory Credit: Photo by Dan Wooller/REX (3685784ab) Cherie Blair 'Dirty Rotten Scoundrels' play gala night, London, Britain - 02 Apr 2014

Kompania e bashkëshortes së ish-kryeministrit britanik Tony Blair, i ka pasur marrëdhëniet e mira me qeveritë shqiptare si me atë të shkuarën ashtu edhe me aktualen.

Gazeta britanike “Daily Mail” u rikthehet artikujve ndaj Cheri Blair, duke theksuar se kompania e saj “Omnia Strategy” mori rreth 500 mijë paund nga konsulenca me qeverinë shqiptare në vitin 2011.

Kompania ofron ekspertizë në trajnimin e gjykatësve dhe avokatëve për të drejtat e njeriut. Kontakti vazhdoi të ruhej edhe më vonë, si rrjedhojë e statusit që Tony Blair ka pasur si këshilltar i Edi Ramës në vitin 2013.

Stebastaian Shakespear, ka thënë për “Daily Mail” se Shqipëria nuk ka qenë i vetmi shtet i cili i ka dhënë një shumë të majme kësaj kompanie, por mësohet se edhe shtete të tjera si Kazakistani, kanë paguar pothuajse 400.000 paund për gjashtë muaj konsulence mbi shqyrtimi e ‘traktatit dypalësh të investimeve’.

‘Human Rights Watch’e ka quajtur të turpshme që kompania e bashkëshortes së Tony Blair ka arritur të përfitojë shuma marramendëse, duke ju referuar Kazakistanit.

Sebastian shkruan se ‘Omnia’ është një partneritet me përgjegjësi të kufizuara dhe që nuk paguan tatim mbi fitimin, dhe në vend të kësaj ata i shpërndajnë paratë mes punonjësve të kompanisë, që janë klasifikuar si të vetëpunësuar dhe përgjegjës për taksimin e tyre. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *