Piloti italiani Giorgio Riformato është dënuar me 15 vite burg.
Gjykata e Krimeve të Rënda mori këtë masë sigurie ndaj pilotit që u kap duke trafikuar drogë në drejtim të Italisë.
E njëjta kërkesë për këtë masë dënimi është bërë nga Prokuroria.
Riformato u arrestua më 10 maj të vitit 2014, pasi avioni i tij turistik ra në plazhin e Divjakës. Rrëzimi dhe arrestimi i tij u krye pas një debati të nxehtë politik mbi trafikun e drogës.
Në vendin e ngjarjes u gjetën rreth 300 kg lëndë narkotike dhe po kaq dyshohet se u fshehën nga trafikantët.
Bashkë me të u arrestua edhe Sajmir Bajramaj nga Kruja, i cili pranoi njohjen me Riformaton. Ky i fundit ka mohuar në çdo rast përfshirjen në këtë rrjet trafiku. /Dita/
