FOTO/ Liqeni i skeleteve

Saimir Lleshi

Të ngjitesh në Himalaja jo vetëm që është e vështirë, por edhe e rrezikshme. Ajri atje është i rrallë dhe vështirëson frymëmarrjen. Të udhëtosh deri atje mund të shohësh rrugës një liqen akullnajor me plot…skele njerëzore.

Në vitin 1942, gjatë një shëtitjeje një rojtar pylli pranë liqenit Roopkund të Indisë, poshtë Himalajave bëri një zbulim të pabesueshëm; në liqenin e cekët akullnajor u gjetën skelete të shumta njerëzore.

Me ardhjen e verës dhe shkrirjen disi të akullit, zbulimet u bënë edhe më të dukshme. Pse ishin kaq shumë skelete njerëzish? Ishin vrarë? Pas liqeni i largët në një zonë të pa banuar ishte kthyer në një varrezë masive?

Teoritë qenë të shumta, që nga një rrëshqitje e një masivi dheu e deri tek vetëvrasjet rituale.

Një ekspeditë e vitit 2004 ka ofruar më shumë të dhëna. Skeletet ishin eshtrat e 200 deri në 300 persona që datojnë nga shekulli i 9-të, ndërsa u ndanë në dy grupe të ndryshme; një pjesë që i përket të njëjtit fis dhe pjesa tjetër banorë të shkurtër vendas. Atyre ju gjetën unaza, këpucë lëkure apo shkopinj bambuje.

Të çarat e thella në kafkat e tyre sugjeruan që ata kishin vdekur nga e njëjta mënyrë; goditje në kokë me objekte të rrumbullakëta dhe jo armë.

liqen

Shkencëtarët arritën në përfundimit se rreth 300 personat vdiqën nga një stuhi breshëri me përmasa biblike.

Mijëra “topa” breshëri të forta si hekuri qëlluan në koka dhe supet e tyre grupin e pelegrinëve. Ata ishin bllokuar në një luginë dhe nuk mundën të fshiheshin.

I gjithë grupi i zhdukur në një vdekje masive ende magjeps vizitorët e patrembur këto ditë.

Udhëtarët në rajon mund të shohin ende skelete, edhe pse vera është koha më e mirë për të vizituar zonën pasi kockat në fund të liqenit mund të shihet vetëm kur akulli shkrihet. /DITA/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *