Prokuroria ka prova bindëse kundër agjentit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Florian Bushi.
Ai u arrestua pak ditë më parë se kishte ndihmuar autorin e një vrasjeje.
Nga ekspertiza e kryer në kompjuterin e tij, USB-në, si dhe telefonat e agjentit është zbuluar se ka qenë pikërisht ai që ka zbardhur procesverbalet e përgjimit për një grup kriminal droge që vepron në Fier dhe në Vlorë.
Gjithashtu, është konfirmuar se dërgimi i fotove të materialeve e dokumenteve sekrete është bërë me njërin nga dy telefonat që janë në emër të Florian Bushit.
Bushi ka pretenduar se në të njëjtën zyrë punonin edhe dy persona të tjerë, por hetimet e prokurorisë nuk kanë zbuluar asnjë provë që mund t’i përlyenin kolegët me rastin.
Bushi akuzohet se ka ndihmuar shtetasin Ilir Memushaj, i cili akuzohet se ka arrestuar për vrasjen e shtetasit Denis Kasaj. Avokati mbrojtës i Bushit, i vëllai Eno Bushi pretendon se prokuroria nuk ka prova bindëse. /Dita/
