Policia ka publikuar një video me arrestimin e disa të dyshuarve në fundjavë.
Filmimet janë bërë nga kamerat që kanë në trup punonjësit e policisë.
Në pranga kanë përfunduar 66 persona, për veprime të ndryshme kriminale.
Gjatë këtij aksioni është arrestuar dhe 19-vjeçari Ervin Gjepali nga Shijaku, të cilit iu gjet në makinën tip Volkswagen Passat me targa AA 320 MJ, një pistoletë tip Berreta dhe 14 fishekë.
