Kancelarja gjermane, Anxhela Merkel, i bëri thirrje Bashkimit Evropian për të ripërtërirë sanksionet kundër Rusisë, në përgjigje ndaj aneksimit të Krimesë së Ukrainës dhe mbështetjes së Kremlinit për separatistët prorusë, që po luftojnë kundër forcave qeveritare të Ukrainës në pjesën lindore të këtij vendi.
Gjatë një konference për gazetarë në Berlin, së bashku me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, Merkel tha se “sanksionet kundër Rusisë duhet të mbesin ashtu siç janë, derisa Rusia të implementojë plotësisht marrëveshjen e Minskut, për armëpushim dhe planin e paqes, që synon përfundimin e konfliktit në pjesën lindore të Ukrainës”.
