In memoriam për Luan Dibrën
Erdhi çasti kur me pikëllimin më të thellë i dhamë lamtumirën e fundit Luanit tonë të shtrenjtë. Të gjithë ata që e njohën dhe e deshën me shpirt këtë njeri me cilësi të larta dhe virtyte, me dinjitet e karakter, të mençur e të urtë, që rrezatonte fisnikëri, njoftimin për humbjen e tij e përjetuan me një dhimbje të madhe.
Luani ishte njeri i rrallë. Ai u rrit dhe u edukua në gjirin e një familjeje fisnike dhe me emër të madh. Të parët e tij e shfaqën patriotizmin në momentet më dramatike të historisë së kombit. Kjo traditë u bë emblemë e familjes për t’u transmetuar si vlerë e shenjtë në breza.
Luani e kaloi adoleshencën në periudhën e trazuar të Luftës së Dytë Botërore. Rrethana dhe atmosfera ishin të tilla që edhe moshatarë të tij t’i përfshinte vorbulla e saj, prandaj gjenerata e tij u rrit para kohës së natyrshme dhe u bë zot i vetes shumë më herët se sa do të ndodhte në kushte normale.
Pas kryerjes së shkollës së mesme, ku u shqua si një ndër nxënësit elitarë të saj, Luani, kur doli në rrugën e jetës, ishte një njeri me pjekuri mendimi, i përgatitur për t’u përballur me vështirësitë e saj, me formim të shëndoshë, me intuitë për t’u orientuar shpejt në situatat që krijoheshin. Iu përkushtua profesionit të gazetarisë, që, sigurisht, kur çdo gjë diktohej nga një regjim autoritar, ta ushtroje atë me dinjitet kërkonte jo vetëm zotësi dhe zgjuarsi, korrektesë, por edhe pastërti ndërgjegjeje dhe forcë karakteri. Në shkrimet e tij nuk gjeje kurrë trajtime të cekëta, as jehona banale e vulgare të propagandës zyrtare të momentit. Në to ndihej shqetësimi qytetar, analiza e shumë problemeve, logjika e paqortueshme dhe i shkruari me një stil vetjak të kultivuar. Në çdo kolektiv në gjirin e të cilit ka punuar, në radio, në shtyp, në kinostudio, Luani i bënte vend vetes me kulturën e gjithanshme që kishte, me mendjen analitike, me mprehtësinë e vëzhgimeve, por edhe me taktin e sjelljes në kolektiv, me dashamirësinë pa pikë shtirjeje ndaj tyre, me gatishmërinë për t’iu gjendur në krah dhe për të ndarë bujarisht me ta përvojën e tij të pasur.
Ishte një fat i madh që Luanit iu besua, ndër të tjera, faqja e “Zërit të Rinisë”. Ajo ishte dallëndyshja ogurmirë e popullarizimit të dijeve në rininë tonë dhe kultivimit të pasionit për shkencën. Falë suksesit të kësaj faqeje, që i dedikohej punës dhe përkushtimit të Luanit, u bë i domosdoshëm, por edhe i mundur botimi i revistës “Shkenca dhe jeta”, që pa dyshim do të përbënte një arritje të shënuar. “Shkenca dhe jeta”, le ta themi pa mëdyshje, është prodhim brilant i veprimtarisë së Luanit, ajo u bë pasioni i jetës së tij. Si kryeredaktor, apo si redaktor shtyllë (kur revistën e drejtonin të tjerë), ky dikush mbante vulën e personalitetit të tij, prandaj, me të drejtë, ajo njihej në shtyp edhe me emrin “Revista e Luanit”. Sikur asgjë tjetër të mos kishte bërë në jetë Luani ynë i dashur, do të mjaftonte “Shkenca dhe jeta” që emri i tij të kujtohej përjetësisht me respekt mbarëshoqëror për këtë kontribut të vyer të tij. Ajo ishte një dritare e hapur, një dritë e vezullimit e procesit të mahnitshëm tekniko-shkencor dhe nëpërmjet tij ndihej edhe fillimi i qytetërimit modern.
Vetëm një njeri me zotësinë e Luanit mund ta ruante ekuilibrin tejet delikat midis përmbushjes së misionit të revistës dhe kërcënimit serioz të ndërhyrjes së rojtarëve të “pastërtive ideologjike” që mund ta denonconin si kanal depërtimi të ideologjisë së huaj.
Revista e rriti vlerësimin shoqëror edhe për kontributin dhe përpjekjet e inteligjencën shkencore-teknike të vendit, që kthehej edhe në stimul për këtë shtresë, çka sot na mungon për një indiferentizëm të pafalshëm.
Luani krijoi një rreth të qëndrueshëm bashkëpunëtorësh të rregullt. Estetizmi dhe kërkesat e larta të Luanit për një paraqitje të qartë, për një shartim fatlum të seriozitetit shkencor me hijeshinë e veshjes letrare.
Unë e quaj dhe e çmoj si privilegj dhe fat të madh të jetës sime lidhjen e ngushtë që pata me këtë njeri të mrekullueshëm. Me përvojën tejet të begatë njerëzore që kishte, me mprehtësinë e gjykimit, me ligjërimin aq të bukur, Luani ishte përherë befasues, i këndshëm. Në njëzet vjetët e fundit, thuajse të gjitha mbrëmjet i kemi kaluar së bashku me përjetime, emocione, ndjenja, ëndrra, dëshira. Miqësinë me të e konsideroj një nga gjërat më të bukura që më ofroi jeta. Kam bindjen e thellë se të njëjtën gjë do të thoshin edhe miqtë e shokët e tjerë të Luanit. Ai dinte të ndërtonte akordin e përkryer harmonik me të gjithë.
Me njerëz si Luani s’kishte se si të mos ndërtonte një familje të përkryer dhe shembullore në të gjitha aspektet. Ai pati në krah një bashkëshorte të denjë, Valin, një shëmbëlltyrë e mirësive dhe e dhembshurisë njerëzore, e cila i krijoi kushte ideale për një jetë të mbushur me dashuri dhe respekt të ndërsjellë. Të dy rritën dhe edukuan një djalë, Albanin, që sot është një nga specialistët më të zotë të kardiologjisë në Shqipëri, me mendje të mprehtë dhe duar të arta, me emër jo vetëm në vend, por edhe në qarqe të huaja shkencore për kontributin në fushën së cilës i është përkushtuar. Ai i dha Luanit dhe Valit sadisfaksion, kënaqësi e krenari, shpërblimin më të lartë që meritojnë prindër të tillë.
Përkujdesja e Albanit për babanë e shtrenjtë në lëngatën e gjatë me një dashuri e përgjërim, me dhembshuri të jashtëzakonshme, ka ngjallur vlerësimin e merituar të cilitdo prej nesh. Zoti të shpërbleftë për këtë përkushtim mbresëlënës! Të gjithëve atyre që e njohën dhe e çmuan Luanin, u pikoi në zemër shuarja e tij fizike, se humbja e tij na la një zbrazëti shpirtërore, që është e vështirë të mbushet. Por dhimbja jonë gjen ngushëllim te kujtimi i ndritur që ai la pas, te ato mbresa të pashlyeshme të kaq e kaq çasteve të papërsëritshme që secili ka kaluar me këtë burrë të mençur e tejet fisnik. I qoftë i lehtë dheu dhe iu bëftë dritë shpirti i tij i madh dhe i dëlirë.

Ou pse ky e paska drejtuar revisten Shkenca dhe Jeta ?
Bravo i qofte . Ka qene reviste e shkelqyer
Une e lexoja shoesh se jepte gjithmone gjera te bukura nga shkenca
Eh ca ti besh jeta keshtu e ka, nje dite ikim ….
I qofte dheu i lehte !
Ngushellime familjareve
I ruaj te gjithe numrat e asaj reviste te mrekullueshme.Kam pasur fatin te kuvendoj me fisnikun,nipin e atdhetarit Fuat Dibra;ai qe e mbajti gjalle revisten me cilesore ne ato vite.Per te bere nje pune te mire duhet nje fisnik.Merre me mend kur ne redaksite e revistave dhe gazetave u dynden maloket si mijte e kanaleve.Sali Berisha,Mehmet Elezi,Besnik Mustava,lagja Bucpapa,Rudolf Marku.Nuk io neveris malokerine,por hipokrizine.Te patradite,te pakulture hynin ne redaksi me Frojdin,Kamyne,Witmanin,..;morracaket me pleshta dhish.Gjeten Liljanen.Gjeten Liljana leshmanjozen dhe ju varen si grrepshe.O burra maloke se gjetem teleshmene ne qytet!Me vone moren Shqiperine peng.
>demo ke absolutisht te drejte,25 vite nuk ka nje reviste shqiptare per shkence.Lere me shkencen vete qe e ka marre lumi.Kombi yne do te katandiset shume keq se shpejti.
Tanime qe po e mesoj lajmin e hidhur te ikjes se Luan Dibres, sinqerisht po ndjej nje keqardhje te thelle, si per nje ish-koleg e drejtues reviste, si ajo “Shkenca dhe jeta” e une i nje gazete lokale, qe shihnim tek ai modelin e njeriut te gazetarit, redaktorit, drejtuesit e te nje produkti te tille si revista prestigjioze “Shkenca dhe jeta”, qe “rivalizonte” me “Skena dhe ekranin”.. Po kontributet e Luanit shtrihen edhe ne filmografine tone, me nje sere filmash dokumentare te Kinostudios, si skenarist i tyre. Me qellonte ta shihja disa here viteve te fundit, para lengetes, ne krah te se shoqes, Valit, duke baritur ne rrugen e “tij” “Myslym Shyri”. Ngushellimet me te sinqerta i drejtoj familjes se tij e posacerisht Dr. Albanit, te cilit do t’i shkonte aq shume sentenca e njohur “Bane baba te te ngjaj”. Ne kohen kur me dignostikoi dhe, me pas para stermundimit e pritjes se gjate per te realizuar bay-passet ai, me qetesine e maturine e tij, me fisnikeri e dashamiresi m’u ndodh prane, ndoshta me shume se mjeket “patriote” te mi atje dhe me emer. Alban bir, te rrroni e ta kujtoni babane tuaj, per te cilin do te jeni krenar tere jeten tuaj dhe kur te te thone “djali i Luanit”, paçka se tani ti ke emrin tend te nderuar.
Jane te verteta te ndjera ato qe shkruan autori.
Por desha te theksoj,qe autori vete,Aleko Minga eshte vjete drite larg nga rezatimi i personalitetit te Luan Dibres.
Enver Hoxha,thosh vet,qe nuk ish prere per matematike,mirpo kjo nuk e ndalte lakeun Minga, te shkruante tek kjo reviste shkrime me lavderime te pa qena si :Enver Hoxha dhe shkenca e matematikes.
Nje pedagog i ftohte,si nje robot,qe ja plotesonte me se miri portretin, dhembi i metalte,qe i shkelqente, ne gojen dimerore korcare.
O tempora o mores!