Beqir Grebeneja (1881-1914) ishte një ushtarak me origjinë shqiptare që bëri karrierë në ushtrinë turke. Grebeneja dhe trupat e tij luftuan për mbrojtjen e Janinës gjatë mësymjes greke të vitit 1913. Në vitin 1914, ai hyn në Shqipëri me 200 trupa, në favor të kauzës së shpalljes sovran të Shqipërisë, të ish ministrit turk të luftës Izet pasha. Arrestohet dhe dënohet me vdekje nga trupa ndërkombëtare në Vlorë, por falet nga princ Vidi dhe dëbohet në Turqi. U vra në dhjetor 1914 në Sari Kamis në luftime kundër rusëve.
