Një i moshuar ka humbur jetën në një aksident rrugor që ka ndodhur në Durrës. Policia lokale bëri me dije se ngjarja është regjistruar në Unazën e lagjes Nr. 13 të qytetit, kur një automjet tip Benz ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetasi rreth 30-vjeç, këmbësor.
Për rastin, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Fraklin Xhelaj 44-vjeç, banues në Tiranë. Po punohet për identifikimin e viktimës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. /Dita/
