Të paktën 10% sinqeritet…

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

DITA, po dëgjoj analizën e KLD-së. Më impresionon një fakt që ka lidhje me mendësinë. Flasin “shokët” me oratori e me leksione pafund se si duhet të jetë “bota” e si mund të “lumturohen “njerëzit”. Romantizëm poetik e hipokrit. Të duken sikur japin jetën për të mirën e “popullit”. Sikur të kishte 10 përqind sinqeritet do të duartrokisja por po ata njerëz që e katandisën drejtësinë në këtë derexhe, japin leksione për “drejtësinë”! Çudi! Nuk e di se ç’komb i botës do ta duronte këtë injorim por ne shqiptarët kemi 7 shpirtra. Kryetari i KLD flet “me krenari” për punën e këtij institucioni kur një gjyqtari i vlen unaza me shume se makina e ambasadorit amerikan! Kush dreqin mund të pranojë një absurd të tillë pa qenë shqiptar? Profeti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *