Bëri xhiron e botës fotoja e tij. Mbi një triko të vjetruar kishte shkruar emrin e futbollistit të famshëm Lionel Messi.
Ishte një djalë 5 vjeçar nga Afganistani i quajtur Martaza Ahmadi. Duke qenë se fotoja e tij u shpërnda në mbarë botën, atij do t’i mundësohet një takim me futbollistin e famshëm. Federata Afgane e Futbollit ka planifikuar takimin.
Zëdhënësi i federatës afgane, Sayed Ali Kazemi, tha se shpresonte që Messi të shkonte në Afganistan për të takuar admiruesin e tij, por në të kundërt tha ai, 5-vjeçari do të dërgohet në Spanjë për të takuar futbollistin që luan me ekipin e Barcelonës.
Fotografia e Murtaza Ahmadi, u bë teksa ishte duke luajtur futboll në afërsi të shtëpisë së tij në provincën lindore Ggazni.
Në fotografi, ai shihet i veshur me qese plastike, me vija të bardha dhe të kaltra sikurse ngjyrat kombëtare të Argjentinës. Në qese ai e kishte shkruar emrin e futbollistit dhe numrin 10 që ai e mban. /Dita/

