FOTO/ Bekimi i minjve!

Saimir Lleshi

Minjtë janë krijesat më të urryera në shumë vende të botës, por ka një vend që madje adhurohen. Në Indi, nuk është vetëm lopa krijesë adhurimi, por madje edhe minjtë.

Në zonën Karni të këtij vendi ka edhe një tempull të posaçëm kushtuar minjve. Ky vend është parajsë për krijesën që jeton nëpër kanale e ngushtica. Tempulli Rats ka një trajtim të posaçëm për ta.

Në tempullin e ndërtuar në zonën e thellë të shkretëtirës Rajasthan Thar, ka të paktën 20 mijë minj që bredhin anë e kënd pa u shqetësuar.

Ata qarkullojnë lirisht nëpër këmbët e njerëzve. Mijëra pelegrinë vizitojnë tempullin çdo vit për të marrë bekimin e minjve.

Zona vizitohet edhe nga turistë të shumtë. Sipas legjendës lokale, kur nipi i hyjnisë hindu Karni Mata u mbyt në një pellg, ai i kërkoi zotit të tij “Yama” për t’u ringjallur dhe kushti i këtij zoti ishte që ai të ngjallej si mi.

Minjve u jepet qumësht, drithëra të ndryshëm, si dhe ëmbëlsira. Pelegrinët rimarrin ushqimin e prekur apo të lënë nga minjtë, pasi besojnë se kjo u sjell fat. Epo, kjo është India…. /Dita/

 

EM27K9 Holy rats running around Karni Mata Temple, Deshnok, Rajasthan, India

F6KG68 Many, many rats cover all surfaces at the Karni Mata Temple in Deshnok, India.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *