Ekskluzive / Një bisedë me Nexhmije Hoxhën

redaktor

Nexhmije Hoxha është një emër kompleks, një pjese u shkakton pështjellime, një pjesë janë indiferentë, por ka edhe një pjesë vazhdon të ketë admirim për të. Por, për një gazetar, një takim me Nexhmije Hoxhën është interesant në shumë aspekte. Pas disa ditësh ajo mbush 95 vjeç dhe në peshën e atyre viteve rëndon një histori gati shekullore e Shqipërisë. Fakti që ka qenë bashkëshortja e Enver Hoxhës, njeriut që sundoi me dorë të hekurt Shqipërinë për rreth gjysmë shekulli, e bën edhe më interesante figurën e saj. Për më tepër ajo ruan një freski mendore dhe një vitalitet të habitshëm. Ajo vazhdon të shkruajë thuajse përditë pjesë kujtimesh, u shkruan letra miqve me të cilët mban korrespondencë prej vitesh në Kosovë e vende të ndryshme. Mjafton të kujtojmë se pas daljes nga burgu ku u dënua në të ashtuquajturin “gjyq të kafeve” ka botuar pesë libra.

Ajo ka shumë kërkesa për ta intervistuar brënda dhe jashtë vendit, të cilët i falenderon, por më së shumti i refuzon. Një nga miqtë më të shpeshtë që e viziton në Laprakë, është shkrimtari i njohur Nasho Jorgaqi, për të cilin ajo flet me një simpati të veçantë.

Një takim me të, për një gazetar, është një shans i mirë për të diskutuar mbi historinë e shkuar e të tashme dhe për të krijuar një përfytyrim më realist për ato që kanë ndodhur e ndodhin në këtë vend. Mua si gazetar më ka rënë rasti dhe më janë krijuar mundësitë të bëj shumë intervista e takime me figura e personalitete të historisë moderne të Shqipërisë. Po me Nexhmije Hoxhën nuk isha takuar kurrë në jetën time…

Dje e takova për herë të parë. Shkova bashkë me mikun tim të vjetër, Nexhat Myftiun, në shtëpinë e saj ku banon prej më shumë se njëzet vjetësh, pra në një apartament tejet modest, të sajuar në katin e dytë të ish-pularisë së Laprakës. Banesa ku jeton është befasia e parë. Jam i sigurt se shumë nuk mund ta besojnë se në ç’kushte jeton gruaja e Enver Hoxhës. Nexhati më tregon se tani duket për mrekulli, po ta shikoje në vitet e para ishte një tmerr i vërtetë… Tani është rregulluar disi…

E megjithatë, hyrja në dhomën ku rri Nexhmije Hoxha është e befasishme. Është një pamje gati ireale, si e një bote tjetër, thuajse të harruar për shumë shqiptarë. Do të gabohej kushdoqoftë po të mendonte se Nexhmije Hoxha ka lëvizur sadopak në raport me të kaluarën. Jo, jeta e saj është fiksuar dhe ka mbetur e pandryshueshme në raport me ish-udhëheqësin komunist. Ajo mbron me fanatizëm gjithçka ka mbetur nga trashëgimia e Enverit, ndërsa gjatë bisedës argumenton me një patos të patundur pse Enveri ka pasur gjithmonë të drejtë. Thotë ajo: Edhe pse nuk jemi takuar ndonjëherë së bashku, unë mbaj mend se ju kini ndjekur si gazetar gjyqin tim në vitet ’90.

Në një faqe muri është biblioteka ku ajo ka renditur librat e pafundmë të Enverit, veprat e zgjedhura, kujtimet. Aty ka renditur edhe libra të tjerë që kanë të bëjnë kryesisht me historinë dhe kulturën kombëtare. Ndërsa në faqet e tjera të mureve të asaj dhome modeste ka fotografi dhe piktura me figurën e Enverit dhe familjen Hoxha. Janë përgjithësisht foto dhe vepra arti të njohura të asaj kohe që dominonin jo vetëm mjediset publike, por edhe familjet shqiptare në vitet 70-80 të shekullit të kaluar.

“E di, ju jeni gazetar dhe doni të bëni intervistë. Por, të më falni se nuk do të jap intervistë, me gjithë respektin që kam për gazetën ‘DITA’. Ne vetëm do të bisedojmë”, më thotë ajo, kur i kujtoj porosinë që më kish dhënë kryeredaktori Adrian Thano për t’i bërë medoemos një intervistë.

E kështu, ramë dakord që unë të bëjë thjesht një përshkrim të këtij takimi në shtëpinë e saj dhe bisedës. Dhe unë do t’i qëndroj këtij pakti.

***

Biseda fillon me një përshtypje që Nexhmije Hoxha ka për gazetën ‘DITA’ për të cilën shpreh komplimente për larminë, frymën analitike dhe qëndrimet që mban ndaj historisë së djeshme dhe të sotme të Shqipërisë.

“Mora vesh se po përgatisni një libër me intervistat e Izet Haxhisë. I kam lexuar thuajse të gjitha intervistat e Izetit dhe më kanë pëlqyer, pasi thotë shumë të vërteta për të cilat njerëzit kanë nevojë. Më vjen mirë që për parathënien e librit ka punuar Dr. Sabit Brokaj, i cili është një njeri shumë i nderuar dhe me karakter”.

***

Enver, Nexhmije,Ilir dhe Teuta Hoxha
Enver, Nexhmije,Ilir dhe Teuta Hoxha

Një vit më parë, krejt papritmas mora dy letra nga Nexhmije Hoxha. Ajo sa kishte mbushur 94 vjeç dhe me këtë rast kishte botuar një libër me titullin ‘Kosova e lirë”, një kopje të të cilit ma dhuronte me dedikim. Në letër ajo më shkruante se kishte dëshirë që dalja e këtij libri të njoftohej në gazetën ‘DITA’ dhe më sugjeronte se cilat pjesë mund të zgjidhja për botim.

Pak kohë më vonë unë botova librin tim me hulumtime nga historia e Shqipërisë komuniste, me titullin “Prapaskena”, në epiqendër të cilit ishin figurat e Enver Hoxhës dhe të Mehmet Shehut, prandaj dhe një kopje ia dërgova zonjës Hoxha, si për t’i kthyer “reston” e konsideratës. Çuditërisht, disa muaj më vonë, në muajin shtator të vitit të kaluar zonja Hoxha më dërgoi një letër të gjatë, pasi kishte lexuar me vëmendje librin dhe jepte një gjykim dhe vlerësim për librin. Tashmë ajo letër është bërë publike dhe unë nuk po i rikthehem asaj.

“Kur më dhatë lejen për botimin e asaj letre në DITA, ju më kini thënë shprehimisht se Mehmetin në natën e 17-18 dhjetorit 1981, e vrau Kadri Hazbiu. Pse i qëndroni këtij versioni?”, e pyes për të vazhduar dialogun rreth një teme që vazhdon të ngjallë interes publik.

Përgjigja e saj është lakonike dhe pa ekuivoke:

“Sepse kjo është e vërtetë. Kadriu e vrau Mehmetin, jo në kuptimin e zbrazjes së revolverit, sepse Mehmeti vrau veten, por Kadriu vajti dhe i tha Mehmetit: Ke marrë fund… Je zbuluar! Mehmeti e bëri atë gabim, vrau veten duke i bërë një dëm të pallogaritshëm partisë, Enverit dhe vendit. Ai nuk diskutohej që do të ishte pasardhës i Enverit. E kush tjetër mund t’i dilte përpara atij? Por ai gaboi rëndë… Ua kam thënë edhe në letër: Nuk e vrau Enveri Mehmetin, por është Mehmeti që vrau Enverin! Kjo është e vërteta. Ato që ka thënë Enveri për Mehmetin, por edhe ato që kam shkruar unë më pas, janë plotësisht të vërteta”.

Nuk e vazhdojmë më tej bisedën në këtë çështje.

***

Hidhem në një argument tjetër dhe e pyes: “Në librin e Teutës që u botua vitin e kaluar, kam lexuar se ju jeni bërë pengesë që Sali Berisha të futej në ekipin e mjekëve që kujdeseshin për shëndetin e Enverit”… Dhe Nexhmije Hoxha tregon se si ndodhi që e bëri këtë.

Ajo rrëfen se si Sali Berisha ishte planifikuar të futej në këtë ekip mjekësh, aty nga mesi i viteve ’70. “Mirëpo një ditë më thirri në zyrë Hysni Kapoja e më jep të lexoj biografinë e tij. Aty kishte hije dyshimi enver-nexhmijetë lidhjeve të tij me agjenturën serbe. Vjehrri, gruaja… Jo, i thashë Hysniut, ky njeri nuk mund të bëjë pjesë në ekipin e mjekëve të Enverit. Dhe kështu ai nuk hyri në ekip. A është takuar Enveri me Saliun ndonjëherë? Po. Kur ishte sëmurë Hysniu dhe Enveri i ka dhënë dorën Saliut si një mjeku që u gjend aty. Është e vërtetë ajo që kam treguar para disa viteve se pas atij takimi për ca kohë Saliu nuk u jepte dorën njerëzve të njohur, duke thënë se me këtë dorë kam takuar shokun Enver…”

***

Në një moment e pyes se çfarë ndjeu kur dëgjoi lajmin për heqjen e dekoratave të kohës së diktaturës për persona që kanë pasur poste drejtuese në parti dhe shtet si dhe për persona që kanë dhënë vendime gjyqësore me dënime të rënda në atë kohë, Nexhmije Hoxha thotë se ato dekorata nuk mund të hiqen sepse janë dhënë në një kohë tjetër. “Këta mund të më heqin atë pjesë pensioni prej 30 mijë lekësh të vjetra që marr si veterane e luftës antifashiste. Kjo po, ma vështirëson situatën ekonomike, pasi me atë pension të vogël që marr (do më mbeten 240 mijë të vjetra) më duhet të paguaj një grua që më shërben disa orë në ditë, më duhet të paguaj taksat për ujin e dritat… Kjo po, është e rëndë për mua”, thotë ajo.

Share This Article
8 Comments
  • Skenderbeut ju desh 500 vjet te reabilitohej..kurse per Enverin ne 1997 quhet viti qe ai u reabilitua si nje nga burrat e shtetit me te medhenj qe ka nxjerre njerzimi viti qe u zhduk shteti shqiptar…

    Nje fare pesimizmi dhe deshperimi te shkakton kjo metamorfoze e cuditeshme e shoqerise civile dhe intelektualeve ne Shqiperi ne lidhje me Enver Hoxhen para dhe pas 1991.
    Bej pjese te ato shqiptare qe kam qene me teper se kritik me ate system sidomos pas 1974 dhe ate qe kisha ne dore e bera.Disa ftesa per antersim ne PPSH I kam refuzur me finese kuptohet jo si “gangster” por duke gjetur aresye anesore.
    Nga ana tjeter shikoja nje hordhi kuadrosh qe u bene “me Enver se Enveri “dhe te fiknin deren nqs beje nje gabim “ideologjik” ne sy te tyre..kujtojme ketu berishen,tritan shehun,mehmet elezin,bujar nishanin,ridvan boden,kaqi islamin,eduart selamin e gopin e somes e kush I maban mend jane shume..
    Me sy te zgurdulluar kam pare arratisjen biblike te ketyre zvarranikeve berishiste PARDESY BARDHE APO XHUPEZINJ qe ishin ose turbo komunista ,ose spiune te sig.shtetit ose agjente te sherbimeve te huaja te “federuar “ rishtas..
    Dihet cfare ka ndodhur keto 25 vjet dhe nuk eshte nevoja te zgjatemi thjesht po jetojme nje kohe kolere ndoshta me “dark age” ne historine shqipatre pas pamvaresise.
    Pikerisht per te mbuluar kete veprimtari kriminale ne shqiperi akoma vazhdohet me bombardimin psikollogjik duke anatemuar enver hoxhen si vampiroide qofte nga faktori I brendshem qofte jashte.
    Le te analizojme Enver Hoxhen (EHO)s hkurtimisht dhe te gjejme kush eshte fajtori I vertete:
    *Pas krijimit te boshtit antifashist ne 1941 nga USA-GB-USSR pervec perballjes frontale u vendos qe ne vendet e pushtuara te krijohej rezitence e armatosur ku per Shqiperine dhe Ballakanin en pergjithesi u la ne drejtim kryesor linja MOSKE-BEOGRAD-TIRANE ku shqiperia konceptohej si nnje territory nen ombrellon e Titos.(ne kete kohe enveri nuk e pirthte kush pra nuk kishte faj)
    **Anglo Amerikanet sic thuhet qarte ne dokumentet e sotme perkrahen pa rezerva partizanet shqiptare (dhe pksh) per aresye se sa me shume gjermane te “gozhdoheshin ne Shqiperi dhe Ballakan aq me pak amerikane do vriteshin ne france dhe itali..pra ne nje fare menyre angloamerikanet e prune EHO-n ne pushtet (edhe ketu nuk ka faj enveri)
    *** Ne vitet 1943-1944-1945 gjithmone sipas dokumeteve thuhet sakte se CURCILLI ME RUZVELTIN sipas ndarjes se re boterore perseri Shqiperine e lane ne dore te TITOS dhe ky I fundit ishte nen ndikimin sovjetik( pra edhe ketu nuk eshte faji I enverit por curcillit dhe ruzveltit qe na shiten si placke tregu te Stalini qe I bente ligjin atyre)
    **** Ne vend te ishin te duruar dhe te “zgjuar” dipllomatet anglo-amerikane bene “sherr” me Enverin per kthimin e mbretit Zog dhe per pranine e tyre ushtarake.Pra perse duhet te fajesojme akoma enverin kur vete anglo-ameriaknet po prishnin marreveshjen qe kishin bere me Stalinin.Enver Hoxha veproi drejt se nuk ishte prostitute e “pandershem “ dhe te martohej me dy burra ne te njejten kohe.(edhe ketu nuk ka faj enveri)
    *****Perseri sipas dokumenteve sidomos pas 1948 pati nje agersion shumedimensional deri dhe plane per pushtim te shqiperise nga greqia,jugosllavia me zogiste dhe ish fashiste dhe te menaxhuar me mjete dhe fonde nga amerika dhe anglia…Sinqerisht te na kishin pushtuar do ishim te lumtur dhe do ti falenderonim,por meqe deshtuan perse nuk kerkohet falje sot nga anglo-amerikanet per vuajtjet e shqiptareve se udheheqja e EHO-s bente palle..biles dhe nje pjese te fondeve te te perndjekurve politike duhet ti paguajne anglo-amerikane dhe jo brezat qe akoma nuk kane lindur te paguajne borxhet e te perndjekurve politike.( Perseri enveri nuk ka faj..kush sulmoi..pse deshtuan)
    ******Eshte non sens nga shume analiste,dipllomate dhe zyrtare perendimore qe fajsojne EHO-n si dikatator…jo te nderuar zoterinj eshte faji juaj qe e late Enveri ne kembet e Titos dhe me vone te Stalinit dhe ai vecse hodhi vallen sipas muzikes tyre ( eshe ketu enverin mund ta quajme dikatator por jo fajtor..kush e la te kopeja dikatatoreve?)
    *******Edhe pas prishjes me Ruset ku EHO-a beri nja akt madhor ne 1961 ne bazen e vlores qe deboi flloten ruse dhe me vone doli nga traktati varshaves dhe denoi fuqishem agresionin ne ceki..perse anglo-amerikanet nuk u bene te gjalle per nje veprim ne favor te NATOS..pse e lane komentshkruesin te ahje bar dhe jo vetem qe nuk dhane asnj e lloj ndihme thelluan me shume embargo(edhe ketu nuk e fajesoj enverin)
    ********Pas lidhjes me Kinen ne 1964-1974 pati nje zhvillim te fuqishem ne vend nga ndihmat e medha kineze dhe kjo periudhe ishte kulmi I zhvillimit dhe nje fare hapje ndaj botes por cfare ndodhi ? Kush e mban mend vete personalisht EHO drejtoi nje fushate kunder konservatorizmit,riteve mesjetare dhe perkrahu liberalizimin dhe frymen e se rese dhe novatore (kujtoni fajlimine Matit ne 1972 dhe biseda me Agim Meron) ku thote shprehimisht qe brezi I luftes duhet te largohet dhe ti lere vendin nje plejade te re kuadrosh te shkolluar me universitete dhe jo me me veteranete luftes.Kështu ka pasur dy fjalime të rëndësishme të Enver Hoxhës, që përmenden pak, por që në një farë mënyrë përcaktuan atë që quhet “periudha e liberalizmit”, pavarësisht se njerëzit pastaj i ngatërrojnë gjërat. Ka qenë i famshmi fjalimi i Matit i Enver Hoxhës dhe e dyta biseda me Agim Meron, që ishte në atë kohë rektori i universitetit. Në fjalimin e Matit Enver Hoxha hodhi idenë se shokët e udhëheqjes që kanë bërë luftën, kanë vlerat e tyre, por tani duhet t’ua hapin rrugën kuadrove të reja. Pra ishte ideja e një hapje dhe një rinovimi të kuadrove të reja. Ndërsa me Agim Meron, midis të tjerash Enver Hoxha tha se sa të na e dëgjojë muzikën rinia në radiot e huaja, më mirë ta japim ne vetë. Ishte një ide për frymëmarrje të rinisë. …mirpo cfare ndodhi???????
    *********
    Shqiptaret qe posa dolen nga nje mjerim 500 vjecar nen pushtimin turk,me vone nen nje shtet anadollak me Zogun dhe pastaj pushtimi fashist e gjeti shqiperine ne 1944 pa asnje kokerr leku,te uritur,te shkaterruar nga lufta dhe mbi 80 perqind e zonave rurale dhe malore ne gjendje mesjetare..E thene ndryshe qe ky popull mund te emancipohej duhej te pakten 100 vjet..pra nga 1944 deri ne 2044 mund te civilozohej..pra kemi pune akoma per c’kafsherimine talebaneve Sali-baneve.
    Pikerisht ketu gaboi Enver Hoxha qe nxorri direkt nga mesjeta ne qytete berishistet barbare qe sot kane pushtuar ate vend.
    Cfare ndodhi ne fakt 1970-1972 ? Pak vemendje ju lutem..
    Ndersa Enver Hoxha po pregatitej te largohej nga skena politike dhe t’ja linte vendin brezit me te ri,duke shfrytezuar hapjen e tij ndaj cultures perendimore ,novatorizmit dhe te rese…ai popull,ata qeveritare te atehershem ,edhe shume familje te bllokut u HAPPEN BYTHESH..
    Filloi nje degjenerim I frikshem me teper nga shtresa injorante,nga te pakenaqurat nga sistemi si dhe nga agjenturat e huaja..Kjo u pasua deri ne tallje me Luften NCL dhete Enver Hoxhes vete bile dhe ne instanc a te larta…Pra filloi te behej nje permbysje sistemi ne menyre “gazmore” me muzike dhe TV…Ne ato vite koinciduan dhe tre ngjarje shokuese 1-vizita e Niksonit ne Kine..2-Lidhja e Titos me Kines dhe e treta ishte semundja e teper e rend e Enver Hoxhes.
    Pas nje rikuperimi te pjesshem Enveri u rikthye ne drejtim dhe filloi te hakmerrej me ato qe nuk e kuptuan liberalizimin e tij deri dhe permbysjen e tij prandaj mori dhe ato masa dragoniane se e pa qe ai popull ajo udheheqje e asaj kohe nuk ishin gati per “emancipim”.
    Kushdo mund te lexoje shenimet e autentike te Haxhi Kroit sekretarit personal te Enver Hoxhes dhe mund te kuptoje qe Enver HOXHA punoi dhe drejtoi normalisht nga 1944-1974 pra 30 vjet dhe pas kesaj ai duhej te mbrohej I semure rende nga ata qe donin ti merrnin “fronin” nga jashte dhe nga brenda.
    *************
    Cfare ndodhi ne 1991-1997 do te ndodhte dhe ne Shqiperi ne vitet 1973-1974.Ai vend sot eshte I djegur I shkaterruar moralisht ekonomikisht,ushatarakisht,financjarisht,moralisht dhe psiqikisht.
    Pikerisht dhe kjo egersi kanibaleske ndaj figures Enver Hoxhes eshte ne fakt monumenti me I mire qe po I bejne Enver Hoxhes qofte ish armiqte etij ambasadore te tipit Rajerson-Arvizu,qofte sumelepirisit e tij si Berisha,qofte Kaubojsa te peshtirosur si Edi Rama,qofte te perndjekurit (te permjerrurit ) politike qe sa ishte gjalle I rruajten topet dhe nuk po e mundin as te vdekur.
    Eshte e cuditeshme qe ne nje kohe qe Amerika zyrtare mban maredheie te shkelqyera me Kinen Komunuste te Maos dhe po vendos mardhenie dipllomatike me 3K (Kuben Komuniste te Kastrove),ne shqiperi doli ambasdor I Arvizu ( lexues fermanesh) dhe I thote qe Enver Hoxha ishte monster.
    Lind pyetja ? Ku e gjen te drejten nje ambasdor te ofendoje nje ish burre shteti qe udhehoqe nje vend per 40 vjet dhe te sulmuar eger dhe me embargo nga vendi I tij ? Pse nuk na cliroi Amerika nga “monster enver ?
    Ku e gjen te drejten nje ambasdor te ofendoje nje popull te te tere,te vararet e 21 janarit dhe jetimet e tyre duek I then nje krimineli si berisha kur akoma nuk ishte thare gjaku I derdhur ne boulevard..Pse ndodhin keto veprime dipllomatesh te pa paranueshme qe nuk ndodhin as ne vendet koloniale..?
    I vetmi spjegim eshte te fatkeqesia me madhe kombetare ne Shqiperi pas 1992.
    Kombi shqiptar ka diasporen me anti-adhetare per te gjitha kohrat dhe per te gjithat vendet e botesne Amerike.
    Dihet qe admistrata amerikane ne mardheniet me nje vend te caktuar ka vendimtare dhe rolin e diasporas se atij vendi.Kush jane diasporistet tane ?
    Ata jane disa elezbiberiste,franshkreliste,ca vatrane ish spiune,ish te mergates qyqeve te komitetit te maleve dhe ish spiune te grekut dhe serbit..qe kurre nuk u moren per nje Pajtim Kombetar ose per te ndihmuar ne investime amerikane ne Shqiperi..por merita e tyre e vetme ka qene kanibalizmi I teprur me figuren e Enver Hoxhes,ka qene nje lufte idiote kunder komunizmit ne shqiperi (qe vetem I tille nuk ishte).Keta te semure makartiste prune dhe djallin berishe ne pushtet ne 1992 dhe po e mbrojne dhe cot me te gjitha menyrat…ne nje kohe qe vete amerika zyratare nuk merret me me me luften idiote elezbiberiste kunder fuckomunizmit dhe enverizmit qe I perket shekullit kaluar..
    Pikerisht mbrojtja qe po behet Sa trapit kriminel Berishe nga keto segmente nenje kohe qe ai e ka shperfyteruar plotesisht ate vend si shtet dhe si komb dhe vazhdon te kete fuqi dhe imunitet te plote nga keto elezbiberiste-makartiste eshte lapidary me I amdh qe po I ngrene Enver Hoxhes jo ne beton apo Bronx por ne kujtesen dhe ndergjegjen kombetare..
    Pra I bejme thirrje ketyre segmenteve antishqiptare kudo qe jane :
    Ju lutem mos I ringrini monumentin Enver Hoxhes duke mbrojtur me cdo cmim nje nga felliqsirat me te ndyra qe ka nxjerre shoqeria njerzore per te gjitha kohrat..GHOST OF VICIDOL

  • HISTORIJA E NJE POPULLI ESHTE KUR SHKRUHET NE KOHE E AQE ME TEPER NGA ATA QE JANE PROTAGONISTE DHE SHKRUHES!
    Nexhmije Xhuglini si intelektuale,luftetare per liri,grua,nene femije shqipetare qendron ne pjedestalin e femres shqipetare ashtu si ne te shkuaren e Shote Galices e te periudhes se saj apo Margarita Tutulanit etj.Si bashkemoshatar i femijeve te saj simbol i thjeshtesise e edukates ndryshe nga çobenjte prej LUBONJE apo òobenjte e tjere pe Blushi apo me mbiemrin ngjela qe kane perfaqesuar orgjine e shurranjozet e ish bllokut.Urime per datlindjen!

  • Eh, o Xhevdet, keshtu ja do puna te thotë!…
    Nexhmija do qe ti qendroje besnike te shoqit deri ne vdekje!….
    Por faktet flasin ndryshe!
    Nuk do te pranoje qe ua futen ujin nen rrogoz!…
    Dhe nje pergjegjesi e madhe eshte edhe e vet Nexhmijes!…
    Paturpsisht thote se Mehmet Shehun e vrau Kadri Hazbiu!
    Po gjithe ato shpifje per te ashtuquajturen Tablo Sinoptike ku Mehmet Shehu akuzohej si Poliagjent …e pordhi Kali…?!…
    Po akuzat per fejesen e djalit te Mehmetit me Vajzen e Turdiut!?…
    Atehere keta ,( kur them keta, kjo vet, Ramiz Dhelpra dhe te tjere ) menduan se gjoja u PERMBYS BOTA, se do behej nje martese,
    e cila , DEFAKTO,
    DO ISH NJE OGUR I MIRE,
    PER TE KORIGJUAR EKSTREMIZMIN E TE ASHTUQUAJTURES LUFTE KLASASH,
    nje dogme marksiste qe Koha e vertetoi si te tille, Dogmë qe polarizoi armiqsisht shoqerine Shqiptare…!
    Nuk thote asnje fjale as per Ramizin, Mikun e saj , te cilin e ndihmoi ne hapat drejt majes se Pushtetit, duke
    parapregatitur Katastrofen e vertete te Shqiperise….
    Paturpsisht thote se Mehmeti do ish zevendes i
    Enverit:…”E KUSH TJETER MUND TI DILTE PËRPARA
    ATIJ…”
    Kjo deklarate e saj tingellon sot nje Hipokrizi e
    gjalle…!
    .Mbasi e vrane Njeriun qe mund ta kthente me qetesi dhe rregull vendin drejt Perendimit…!!!!
    Hajde o Xhevdet, shume gjera jane te kuptueshme, mos
    prit qe Nexhmija te korigjoje apo akuzoje per fajet dhe
    bemat katrastofike te Politikes se EnverHoxhes pas
    viteve 70-të…!!!!
    Sot ,eshte teper vone, E KA MARRE FERRA URATEN,
    POR TE PAKTEN NDERGJEGJA DHE MORALI I
    SHQIPTAREVE MOS TE FYHEJ KAQ ASHPER,
    DUKE E FUNDOSUR SHQIPERINE NJE SPIUNAZH,
    TE CILIT SHQIPERIA I QENDROI STOIKISHT PER
    DISA DHJETVJEÇARË…!
    Shqiperia i kish mundesit ta ndryshonte sistemin politik
    me DISIPLINË DHE JO ME KAOS dhe anarshi te plote
    ku nje popull i tere u vodh dhe u sakatua b a r b a r i s h
    t….
    Por Shpresa vdes e fundit,
    le te shpresojme se Shqiperia do te behet, sepse Populli yne eshte nje popull v i t a l, dhe do te ringrihet!…

  • Ramiz Alia nuk mund te fajesohet per krimet e Enver Hoxhes.Enver hoxha nuk u be sadist ne 1974.Kujtoni dokumentin origjinal qe i dergon Dali Ndreut per torturimin dhe vrasjen e kominternistit Zai Fundo ne 1944.Kujtoni vrasjen pas shpine te Mustafa Gjinishit,vrasjen me porosi te Anastas Lulos,vrasjen e vellezerve partizane Mehmet dhe sopot bajraktari(e deshmon petrit Hakani);vrasjen e disa vajzave yje me dinjitet,qe nuk pranuan te prostituonin ne orgjite e shtabit pergjithshem,si Ramize Gjebrea dhe Shejnaze Juka(eshte gjalle deshmitarja Mynever Zaimi).Kjo bande kriminelesh si e quajti Sejfullah Maleshova ne Plenumin e Beratit,nuk u kriminalizua ne 1974.Mos i vishni Ramiz Alise krimet e sadistit paranojak Enver Hoxha,Ramizi nuk kishte lekure per diktator.Ishte nje socialist njerezor i tipit italian,Nuk ndermori progrome cfarosje me lufte klasash,nuk perndoqi as armiqte e tij personale.Eshte e vertete qe dergoi bishen e Vucidolit tek studentet,po ku e dinte ai qe Saliu ne vend qe ti qetesonte,do t`i terbonte !Nexhmija si katundare ambicioze ka meriten e madhe,qe arriti te bashkejetoi 45 vjet me nje moster dinake,qe nuk e duronte as baba i vet.Ka meriten sublime,qe te priste ne rradhe tek koridori i shtepise Baholleve ne Labinot,qe te takonte “te vluarin”,sa te dilte Miladin Popovic,Liri Gega,Vito Kapo,Amerikani Stefan dhe po te kishte mundesi do ta takonte edhe ajo.Nexhmije Hoxha eshte nana heroine,qe shtrohej cdo vere ne klinike speciale ne Moske,ndersa Enveri i saj argetohej ne rezidencen e perandoreve austriake ne Carlovi-var.Kjo mori formen,perberjen,eren,ngjyren e shishes ku e futi Enveri.Mos kerkoni nje Mussine Kokalari ose nje Sabiha Kassimati prej saj.Ato ishin qytetare te emancipuara,te lira,me karakter dhe dinjitet,kjo eshte nje katundare anadolli,qe sic thoshte Nako Spiru:-Lufta e kesaj,fillon e mbaron me burrin e vet!

  • Neqoftese Enveri nuk do te kishte vrare edhe te gjithe shoket e vet, ndofta Shqiperia nuk do te kishte perfunduar ketu. Nexhmija genjen pa pike turpi kur e akuzon Mehmetin si kompllotist dhe armik. Ishte paranojaku Enver qe shihte endrra me sy hapur me armiq nga te kater anet. E filloi me vrasje te miqve dhe armiqve qe gjate luftes dhe e perfundoi po me vrasje te bashkeluftetareve te tij deri sa po jepte shpirt. A ju kujtohet dokumentari kur i sulet edhe Vito Kapos? Mezi mbahej ne kembe, por shpirti del pas huqit, thone.

  • Të nderuar lexues !

    E shikoj qe jeni te “nevrikosur ” me Nexhmijen por me sy te lehte duket qe jeni derivate te sistemit te enverit dhe beni rrolin e disidentit.sidomo ky NETI VJOSA alias PLAKU i zvicrres

    Per te kuptuar sa kanibale jeni ju shqiptaret me njeri tjetrin lexoni materialin e meposhtem ky Paria Tiranes qe i sherbeu Zogut priten me lule fashizmin..dorzuan KUROREN E SKENDERBEUT TE xhuxhmaxhuxhi Emmanuel…dhe e quajtet zogun nje mizor kriminel

    Pra ne 1944 partizanet atdhetare kishin perballe 99% te parise tiranes ose me nazistet ose me zogun qe tradhetoi vendin..

    Pra ngeli Populli te merrte fuqine ne dore se paria dhe intelektualet tradhetuan..

    Kushdo qe lexon keto rrjeshta me poshte do habitet me gafat tona kombetare..prandaj mos i vini fajin vetem nexhmijes dhe enverit..[por jeni vete nje popull qe po i fusim friken botes…..PRANDAJ E KISHIT TE NEVOJESHME DHE TE DOMOSDOSHME “DIKTATORIN E DASHUR”

    lexoni ndyresira :
    ============

    Vetëm një javë më pas, pra më 12 prill 1939, në marrëveshje me autoritetet italiane të pushtimit, në Tiranë u formua një Komitet Administrativ nën kryesinë e zotit Xhaferr Ypi dhe me z. Mihal Sherko për Punët e Jashtme, Zef Kadarja për punët e Brendshme, Pertef Pogoni për Arsimin, Kosta Marku për Financat, Izedin Beshiri për Punët Botore dhe Llambi Aleksi për Ekonominë Kombëtare. Përveç këtyre, koloneli italian, Stamati, u caktua për të organizuar forcat e rendit që do të mbanin qetësinë. Komiteti Administrativ vendosi formimin e një Asambleje Kushtetuese, në të cilën u zgjodhën personalitetet më të spikatura të jetës politike, shoqërore, artit, kulturës etj., nga e gjithë Shqipëria.
    Kjo asamble, më datën 12 prill paradite, u mblodh në sallën e Parlamentit dhe pasi emëroi qeverinë shqiptare të kryesuar nga kryeministri Shefqet bej Vërlaci, vendosi që të zgjidhte një dërgatë (delegacion), të përbërë nga personalitete prej të gjitha qarqeve të vendit, e cila do t’i dërgonte kurorën e artë të Skënderbeut në Romë, Mbretit të Italisë dhe Perandorit të Etiopisë, Viktor Eamanuelit III, i cili në bazë të vendimeve të marra nga Asambleja Kushtetuese, shpallej edhe Mbret i Shqipërisë. Sipas vendimeve të marra nga Asambleja Kushtetuese, kjo mërgatë, e përbërë nga personalitete dhe patriotë të shquar prej të gjitha trevave të Shqipërisë, u nis për në Romë më datën 14 prill, ku pasi u prit nga autoritetet më të larta italiane, të kryesuara nga vetë kryeministri Benito Musolini (Duce-ja), në mes ceremonive të shumta i dhuroi Mbretit Viktor Emanuelit kurorën e artë të Skënderbeut.
    Më në fund, Shk. T. kryetari i qeverisë, këndoi listën e anëtarëve të qeverisë së re, si vijon:
    Z. Shefqet Vëralci, kryeministër dhe Zëv.ministër i Punëve të Brendshme dhe i Punëve Botore: Z. Xhaferr Ypi, ministër i Drejtësisë; Z. Xhemil Dino, ministër i Punëve të Jashtme; Z. Fejzi Alizoti, ministër i Financave; Z. Anton Beça, ministër i Ekonomisë Kombëtare; Z. Ernest Koliqi, ministër i Arsimit. Formimi i Qeverisë u pranua me një zë dhe me brohoritje të mëdha. Menjëherë u pranua formimi i një delegacioni për t’i shprehur ndjenjat e mirënjohjes kontit Çiano, në Legatë, ku u drejtuan të gjithë në kortezh. Para se të mbyllej mbledhja, pranoi pas propozimit të Z. Xhaferr Ypi, t’i drejtohet telegram M.T. Mbretit të Italisë, Imperator i Etiopisë, duke iu lutur që të pranojë Kunorën e Mbretërisë Shqiptare dhe një tjetër telegram Shk. T. kryeministrit z. Musolini, për t’i shfaqur mirënjohjen për ndërhyrjen shpëtimtare në Shqipëri. Mbledhja e Asamblesë mori fund në mes brohoritjeve të pareshtura për N.M.T. Mbretin-Imperator Vitorrio Emmanuele, për Duçen, për Italinë fashiste, për flamurin shqiptar dhe për qeverinë e re.

    Menjëherë pasi u mbyll mbledhja e Asamblesë, që të gjithë asamblistët të pasuar prej një turme të madhe populli, një kortezhi impozant, u drejtua nga Legata italiane, ku qëndronte Konti Çiano. Ndërsa asamblistët hynin në Legatë për t’i shprehur Kontit mirënjohjen për ndërhyrjen italiane në favor të popullit, turmat jashtë brohorisnin frenetikisht Mbretin Perandor,të Duçes dhe të Kontit Çiano. Vendimi i Asamblesë që t’i afrohet Kunora Shqiptare Madhërisë së Tij, Viktor Emanuel të III, gjeti jehonën më të favorshme në shpirtin e popullit, i cili po shprehte me çfarëdo mënyre gëzimin dhe krenarinë e tij.
    – Më së fundi kemi një mbret, një mbret të vërtetë!

    Kështu thoshin shqiptarët. Dhe kishin plotësisht të drejtë, sepse dje kishim ESHTE FSHIRE NJE FRAZE E NDYRE… Po le të harrojmë të djeshmen. Tashti është koha të shikojmë vetëm përpara.

    Festimi i evenimentit
    Këshilli Ministror vendosi që ditët 12, 13 dhe 14 prill të jenë festë kombëtare dhe u lajmëruan telegrafisht të gjitha zyrat qeveritare që të kenë pushim. Tirana ishte në festim të math, ndërtesat publike ishin të ndriçuara, rrugët kryesore me shtylla të posaçme kremtimore dhe me drita dhe populli në lëvizje të madhe festimi. Me anë të Qarkores telegrafike drejtuar të gjitha Prefekturave dhe Nënprefekturave, Kryesia e Këshillit Ministror u njoftoi vendimet e Asamblesë Konstituente, domethënë: Rrëzimin e Dinastisë ‘Zogu’ dhe të regjimit të tij, afrimin e Kunorës Mbretnore M. T. Viktor Emanuelit të III, Mbret e Perandor i Italisë, si Mbret i Shqipërisë, ruajtjen e Flamurit dhe Indipendencës dhe të sovranitetit shqiptar dhe formimin e qeverisë së tij nën kryesinë e Shk. T. Z. Shefqet Vërlaci.
    Një delegacion
    në Romë
    Në përshtatje me vendimet e Asamblesë Konstituente, për t’i ofruar kurorën e Mbretërisë Shqiptare. M. së Tij Mbretit-Perandor t’Italisë Vitorio Emmanuele i III, u formua një dërgatë e posaçme prej delegatësh nga t’ardhurit nga të gjitha qarqet dhe u nis më 14 të këtij muaji për në Romë, nën kryesin e Shk. T. Kryetarit të Qeveris Z. Shefqet Vërlaci dhe me anëtarin e qeveris, ministër i Drejtësisë, Z. Xhaferr Ypi. Delegatët për secilën prefekturë, janë këta:
    Pref. e Beratit: Sami Vrioni, Qemal Vrioni, Ferit Vokopola, Pilo Papa.
    Pref. e Elbasanit: Dervish Biçaku, Bexhet Hydi, Ibrahim Biçaku, Qemal Karaosmani, Vissarion Xhuvani.
    Pref. e Korçës: Selim Mborja, Thodoraq Mano, Rafail Prodani, Xhevdet Starova.
    Pref. e Vlorës: Ali Asllani, Kristaq Strati.
    Pref. e Gjinokastrës: Reis Selfo, Jan Dado, Niko Polo, Safet Libohova, Rexhep Plaku.
    Pref. e Shkodrës: Ndoc Pistulli, Ymer Kopliku, Kol Bibë Mirakaj, Mark Kakarriqi, Zef Boriçi, Omer Rruzhdija.
    Pref. e Kosovës: Ismet Kryeziu, Avni Gjilani, Rrok Berisha.
    Pref. e Durrësit: Dhimitër Popa, Kristaq zaguridha, Shefqet Çelkupa, Shasivar Alltuni.
    Pref. e Dibrës: Cen Elezi, Selim Kaloshi, Shaqir Dema, Faik Shehu.
    Pref. e Tiranës; Zef Kadarja, Ali Qoraliu, Ismet Petrela, Sirri Toptani.
    Përveç delegatëve të shënjuar më sipër, janë të shënuar edhe këta persona: Sulo Xhyberi, Petrit Gega, Burhan Beu, Hiqmet Hadëri, Kristofor Harito.
    Manifestime Popullore
    Gjatë ditëve 14,15 dhe 16 prill, manifestimet e popullit kanë qenë të zjarrta. Rinia shkollore dhe jashtëshkollore në demonstrata të vazhdueshme, shprehte enthuziazmin e saj më të madh për ngjarjen e lumtur të pranimit të Kunorës së Gjergj Kastriotit nga ana e Mretit-Perandor, Ushtar dhe të Mirë, Viktor Emanueli i III-të. Fjalimet plot kuptim që mbajtën prej Shk. Së tij Anton Beça, si dhe prej Prefektit zotit Banush Hamdi Bego dhe Profesor Resuli, zgjuan edhe më enthuziasmin e popullit, i cili sheh qartazi se ka hyrë në rrugën e realizimeve të mëdha. Gjer në orët më të vona të natës, vazhduan manifestimet e popullit. Fjalimi i Kontit Çiano i mbajtur në Dhomën e Fashjove dhe të Korporatave, si dhe lajmet e ardhura nga Roma rreth pritjeve që i rezervuan delegacionit t’onë atje dhe çfaqjeve tepër miqësore dhe dashamirëse për Shqipërinë dhe Kombin Shqiptar, mbushën çdo zemër shqiptare me krenari dhe me guxim që mbërthyen në manifestimet më entuziaste. Lajmi se Flamuri i Kuq e Zi valoi në të tërë Italinë dhe përkrah të Tringjyrëshit në Kapitol, nuk la asnjë zemër shqiptari të paprekur. Dhe kur u mësua se Mbretëresha-Perandoreshë Elenë u foli shqiptarëve në gjuhën e ëmbël shqipe, enthuziasmi preku kulmin.
    Në krahina
    Po ashtu të zjarrta kanë qenë manifestimet e popullit në çdo qytet dhe krahinë shqiptare. Në bazë të lajmeve telegrafike nga krahinat, populli e kremtoi ngjarjen historike me madhështi dhe enthuziasëm. Duke mallkuar ata që ikën, populli plot shpresa për të ardhmen që nis nën shenjat më të mira, në një mijë mënyra shprehu gëzimin dhe harenë e tij për proklamimin e Madhërisë së Tij, Viktor Emanueli i III, Mbret të Shqipërisë. Në mijëra numërohen telegramet që janë dërguar Mbretit-Perandor dhe Duçes. Telegrame besnikërie dhe mirënjohje të përjetshme. Çdo tregtore, çdo zyrë qeveritare ose private, çdo shtëpi janë të zbukuruara me flamujt vëllezër të Shqipërisë dhe të Italisë dhe me fotografitë e Mbretit-Perandor, të Duçes dhe të Konte Çianos. Ideja për krijimin e Partisë Kombëtare Fashiste Shqiptare është përvetësuar prej çdo shqiptari, i cili shpëtimin e tij si shtetas, si shtet dhe si komb, e sheh vetëm në një Shqipëri Fashiste.
    Kthimi i
    delegacionit
    Lajmet që jepshin radiot rreth pritjes madhështore që iu rezervua delegacionit tonë, jo vetëm prej zyrtarëve të Italisë Fashiste, por edhe prej popullit italian, manifestimet e të cilit lajmëroheshin si krejt spontane, e kishin mbushur shpirtin e çdo shqiptari me hare dhe krenari kombëtare. Kështu, populli e priste me një padurim të dukshëm kthimin e delegatëve të tij, për të marrë vesh drejt për drejt dhe nga gojët e tyre. Dhe kur të martën e kaluar në mëngjez u përhap lajmi se pas dreke arrinin delegatët, i gjithë populli mbushi sheshin Skënderbej dhe rrugën e Durrësit, duke pritur ardhjen e tyre. Dita e martë ndonëse nuk ishte ditë pushimi, ishte ditë feste si për Tiranën, ashtu edhe për Durrësin. Një kallaballëk aq i madh, asnjëherë nuk ish parë në dy qytetet.
    Arritja në Durrës
    Durrësi, që prej orëve të para të pasdrekes, ish i gjithi në kambë. Pikërisht m’orë 16.00 kryqëzori “Giovani delle Bande Nere”, preku në limanin e Durrësit i përshëndetur më shtimjen e 21 topavet. Të parët që zbritën qenë Shk. Tij. Z. Shefqet Vërlaci, kryeministër, i shoqëruar prej Shk, të tyre: Xhaferr Ypi, ministër i Drejtësisë, Xhemil Dino, ministër i P. të Jashtme, Ernest Koliqi, ministër i Arsimit dhe prej z. Zef Kadare dhe Imzot Vissarionit. Në molom kishin dalë për pritjen, Shk. e Tij z. Francesko Jakomoni, ambasador i Italisë në Tiranë, Gjeneral Guzoni, ministër i Ekonomisë Kombëtare Shk. Anton Beça, ministër i Financavet Shk. E Tij, Fejzi Alizoti, Komandanti i Pjacës së Durrësit dhe një shumicë e madhe e popullit të Durrësit. Personalitetet e larta kaluen midis një kompanie ushtarësh Alpinë, që kishin në krye bandën e vet dhe kur hynë në Durrës u pritën prej Prefektit të Durrësit, prej autoriteteve të tjera ushtarake dhe civile, prej të gjithë nxanësavet të shkollave dhe prej një shumice të panumërt populli që brohëriste me një enthuziasëm të papërshkueshëm dhe me duartrokitje të pareshtura. Pas urimeve të mirëseardhjes, delegacioni i shoqëruar prej të gjithë autoriteteve që kishin dalë për pritjen, u nis për në Tiranë.
    Arritja në Tiranë
    Që prej orës 3 pasdreke, populli i kryeqytetit ish grumbulluar te sheshi Skënderbej dhe rreshtuar anëve të Rrugës së Durrësit. Poshtë Bashkisë ishte rreshtuar një kompani Bersaljerësh.
    Lidhur me atmosferën në qytetin e Tiranës në ditët e para të pushtimit fashist, ceremonitë e mitingjet e zhvilluara, si dhe ngjarjen e dërgimit të Kurorës së Skënderbeut në Romë e dorëzimin e saj, Mbretit të Italisë dhe Perandorit të Etiopisë, Viktor Emanueli i III, pati reportazhe dhe kronika të shumta në shtypin shqiptar të kohës. Njëra prej tyre, gazeta “DRITA”, e cila i kushtoi faqet të tëra asaj ngjarjeje, midis të tjerash nën titullin “Manifestime Popullore”, shkruante:
    “Manifestime
    Popullore”
    “Komisjoni kthehet në Bashki. Xhaferr beu i transmeton popullit fjalët e Kontit Çiano. Populli elektrizohet. Helmi që kish futur dje në zemër, ata që ikën poshtërisht pasi vodhën arkat, s’bënë më efekt. Italia nuk vinte për të çdukur Shqipërinë, por për ta krijuar me themelet e shëndosha të fashizmit. Një breshër duartrokitjesh, një gjymim brohoritjesh. Ja Konti Çiano! Komandanti trim dhe i pavdekshëm i Disperatës, zbret nga automobili dhe me buzën në gaz përshëndet alla fashista turmat. Qindra duarsh ngrihen në përshëndetje romake. Në sallën e madhe të Bashkisë, paria e vendit i rezervon Kontit Çiano pritjen më të bukur. Në fytyrën e Kontit këndohet qartë sadisfaksjon i një fitore romake. Roma shpëtoi popullin shqiptar nga thonjtë e një tiranie të zezë. Ky është misioni i Romës së Duçes. Të jetë roja e pafjetur e popujve punëtorë dhe fukarenj. Konti Çiano shkon në legatën italiane. Tashti e gjithë Tirana noton në ngjyrat italiane dhe shqiptare. Populli rifitoi besimin e tij. Priste qjamet, po u ndodh përpara një dite të bukur të lumtur, ditë shqiptare, thjeshtësisht shqiptare. Një demonstratë madhështore dhe drejtë e në Legatën italiane. -Rroftë Duçja! -Rroftë Çiano! Njerëz me pozitë dhe njerëz të popullit hyjnë dhe përshëndesin Kontin. Konti i pranon të gjithë, përshëndetjet, falënderon, enthusiazmon. Dhe e gjithë dita kalon kështu. Hare e dyfishtë: çlirimi nga një tirani, hyrja në një jetë rregulli, pune, drejtësie. Kalojnë trupat italiane. Zemra shqiptare ndjen një krenari. Kurdoherë e çmonte shqiptari forcën dhe rregullin dhe këto i sheh të mishëruara në djelmoshat trima të motrës së tij të madhe, Italisë Fashiste. Gjatë ditëve 14,15 dhe 16 prill, manifestimet e popullit kanë qenë të zjarrta. Rinia shkollore dhe jashtëshkollore në demonstrata të vazhdueshme, shprehte enthuziasmin e saj më të madh për ngjarjen e lumtur të pranimit të Kunorës së Gjergj Kastriotit nga ana e Mretit-Perandor, Ushtar dhe të Mirë, Viktor Emanueli i III.

  • Tani kane dale ne treg te gjithje llojet e BRISQEVE!
    Ne treg jane dhe te gjithe llojet e zbutesve te leshit!
    Zonja ne fjale do te ishte e lumtur qe te benit edhe punen e berberit poshte belit.hahahahahahah !!!!!!
    (Per demin dhe ujvaren)

  • Pershnetje ” DEMO” as nje pik apo presje nuk te luaj edhe pak sa te ngordhin keo sorrat partizano-bolshevike se do te pastrohemi nga kjo zgjeb qe na kantandisi tash 70 vjet e kemi dhurat nga armiqt tone shekullor serbo-rus…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *