Në komisionet parlamentare ka nisur diskutimi i projektligjit për masat shtesë për sigurinë publike, të cilat parashikojnë vendosjen e kamerave për bizneset.
Edhe kësaj here, me sa duket do të jetë një kompani koncesioni që do të kryej blerjen dhe instalimin e kamerave.
Mësohet se ligji është kundërshtuar nga disa deputetë të majtë.
“Rrezikojnë të kthehen në klientelistë. Ka dalë moda e koncesionit. Të mos jepet edhe kjo e kamerave. Vendosja e kamerave ka kosto për biznesin. Shteti ta rregullojë me ligj për ambientet publike kush do i vendosë kamerat”, ka deklaruar deputeti Paulin Sterkaj.
Ndërkohë, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama mësohet të ketë deklaruar se ligji do të bllokohet nëse nuk mësohet më parë kostoja për biznesin. /Dita/
