Hafizi: Ja pse ia vlen ky rrezik

Saimir Lleshi

Deputetja e Shkodrës Mimoza Hafizi thotë se fati personal i saj nuk është i lidhur domosdoshmërish me politikën.

E pyetur nëse i trembej ndonjë përjashtimi të mundshëm për mbështetjen që i dha deputetit Ben Blushi, Hafizi deklaroi se karriera e saj është e lidhur me jetën universitare.

“Fatin tim personal s’e kam lidhur me jetën politike, i besoj kauzës dhe lirisë sime për t’i thënë gjërat hapur.

Po s’folëm të gjithë bashkërisht gjërat nuk ndryshojnë në Shqipëri. Edhe po të kishte rrezik ja vlen të ndërmarrësh një rrezik nëse beson tek kauza jote”, tha Hafizi.

Ajo tha se do kërkojë që në rendin e ditës në Kongres të futet edhe neni i zgjedhjeve të kryetarit të partisë.

“Unë e kam diskutuar me shumë kolegë dhe nuk më duket e përshtatshme kjo situatë. Unë kam diskutuar me kolegët dhe në Kongresin e marsit të futen edhe kërkesa për zgjedhjen e kryetarit”, theksoi ajo.

E pyetur nëse ka deputetë të tjerë që mbështesin Blushin, zonja Hafizi tha se besonte që kishte, por gjithkush duhet të jepte mendimin e vet.

Si deputete e Shkodrës, Hafizi u shpreh se atje nuk ka pasur zgjedhje për kryetarin e degës që prej vitit 2007 dhe “drejtimi i partisë në Shkodër është bërë me komandim sipas orekseve të deputetëve”.

“Unë nuk kam influencuar sepse nuk më kanë pyetur ndonjëherë”, shtoi ajo.  /Dita/

 

 

Share This Article
14 Comments
  • ‘Injoranca eshte me e rrezikeshme se bomba atomike’Ajshtajn
    ——————-
    Moj e nderuara ‘universitare’ me master kunder analfabetizmit 25 vjeçar,
    Ti si deputete,shkodrane do ngeleshe ne histori pas 25 vjetesh ne tragjedine e ketij populli per faj te te ashtuquajture PS e Ramushave e Blushave po aqe sa banda PD sikur te beje kete propozim:
    NE KONGRESIN E JASHTEZAKONSHEM TE PARTISE TE KERKOHET VOTBESIMI I KRYEMINISTRIT DHE NJEKOHESISHT KRYETARIT TE PARTISE NE QEVERRISJE SEPSE 2 VJET E GJYSEM NUK PO QEVERRISET VENDI ,NUK PO BEHET ASNJE REFORME E PER FARTIN E KEQ PASOJE E ‘MEKATIT ORIGJINAL'(koalicioni i ngjales) KY PARLAMENT NE KETE LEGJISLATURE NUK KA ‘SHUMICE PARLAMENTARE PER TE BERE ASNJE REFORME’!
    Fenomenin ‘Blushi’ si pjese e se keqes se ketij vendi e fusin ne ‘loje’ vetem antishqipetaret,alabaket e injorantet per te hedhur mjegull mbi nje popull qe perjeton mjerimin duke i thene se :Po u zbatua statuti i nje partije ,ne nje kohe kur kushtetuta eshte kthyer ne leter higjenike si statut i shtetit ——NE DO JETOJME TE LUMTUR!
    Mire si politikane je e pa ndjeshme si pjese e krimit politik po si femer si nuk je e ndjeshme ndaj nje Buxheti te Bathores qe femijet shqietare 25 vjet te uritur e per 100 partite akordohen 200.000.000MILION lek apo per nje istitut per ‘krimet e komunizmit 31.000.000 Milion kur KRIMET E GJENOCIDI ndaj ketij populli 25 vjet ua kalon atyre te nazizmit e Pinoòetit e ti na flet per statutin e Blushit.
    Me qe qenke Universitare si nuk te vjen turp kur tek ne tere parate shkojne per nje ‘ministri’ te ‘integrimit’ ne Shishtufine me 110 punonjes qe vrasin miza e varrmihes me buxhet 170.000.000 milion,komisioni i Zgjedhjeve te LUZIT per hajdutet me 55 veta qe krruajne B,,ku r nuk ka zgjedhje me buxhet 105.000.000 MILION———Ne nje kohe kur per akademine e shkencave,me qene se pretendon se na qenke edhe ‘SHKENCETARE’ dhe politiken e ben per te mare avdes,i akordohen vetem 97.000.000 milion!!!
    Zdukuni ne terrin e erresires nga i pari tek i fundit po mos harroni pa varrosur filozofet e ‘partise’ qe pas 25 vjetesh ja faturojne krimin e korrupsionit KATOVICES.

    • @SH.K
      Nje keshille miqesore. Duhet te vizitohesh nga trute. Shenjat nuk jane te mira. Inkonsistence logjike ne ato qe shkruan. Dukesh si i marre qe vrapon pas cmendurise qe e ke mbjelle vete.Dhe marrinat e tua do ti shesesh duke fyer nje zonje te nderuar qe ky palo Parlament nuk e ka hak te jete pjese e tij. Nderime.

      • Natyrisht kete zonjen do e perjashtoje EDI se kjo nuk esht kaurke

        Ndersa Ben Blushin nuk e perjashton se ate e ka kaur , e ka te tijin prandaj

    • Per mllefin te jap te drejte sepse si ty ndjehem edhe une dhe do te shkruaja te njejtat gjera. Sa per te qenit shkencetare, Mimoza eshte ndoshta e vetmja gjeni i gjalle shqiptar. Eshte fizikane e permasave europiane.

  • Mos me thuaj moj mimoza qe pas 4 viteve kur e more rrogen mire dhe nuk tu degju ndonjihere zeri duke fol po na del tani si heroine qe na besoke ne kauza e bla bla bla tjera. Pranoje qe te doli ne pah puna qe ke bere ti bashk me ate deputetin tjeter qe nuk jeni mundu me e ba shkodren por jeni marre vetem me llafe e inate e me lobe te ndryshme duke perkarahe injorantet qe kane 10 vjet qe majn peng shkodren e ps.

  • Temali,SH.K nuk me duket se po fyen apo ofendon kete zonjen deputete qe ti thua nuk e meriton ky parlament sepse jo vetem nuk e ka zgjedhur populli si gjithe te tjeret por emeruar e po nuk e meriton mundet te ngelet ne histori e te dorrezoje ,mandatin po jo pas 25 vjetesh na i del gjumi dhe na flet per dinastine Blushi e si shkencetare nuk prokupohet qe ne nuk kemi as shkence e as teknologji ne nje kohe kur ‘Akademise shkencave’ si thote buxheti i shtetit 2016 ju dhenkan fonde me pak se Nishanit,me pak se avokatit te popullit me pak se komisjonit te zgjedhjeve te LUZIT qe me qene se ti nuk jeton ne kete vend nuk e di e ske si ta dish qe :AKORDOHEN FONDE PER NJE KOMISION FANTAZEM ZGJEDHJESH ME NJA 50 VETA KUR ZGJEDHJE NUK KA FARE NE 2016!Femijet shkodrane si ata shqipetare jetojne mjerimin migjenian!KUSH OFENDON NE KETE RRAST DEPUTETJA POPULLIN APO SH.K qe jep shifra!?Kujt i duhet kjo shkencetare si shkencetari KA QI e tere shkencetaret e ‘profesoret’ me shume se elektorati e tjere 25 vjet?

  • Ti nuk rrezikon asgje!
    Nuk je ne moshe dhe as ne pozicion per te rrezikuar!
    Sa je lodhur per te arritur aty ku je?
    Cfare ke dhene qe te marresh?
    Cdo gje ta kane servirur ne pjate, GATI!
    – Merre, te thane, eshte gjelle e shijshme, shijoje…….
    Dhe ti, e ngopur, ferkoje barkun ohhohohoooooooooo!

    • Semundja ne PS ka avancuar shume dhe kjo po duket dita dites. Bravo znj. Hafizi qe po i bashkoheni perpjekjeve per kurimin e saj nga Karabushizmi. Blushi per mua ka shume te drejte. Kam besuar gjithnje te forca juaj intelektuale sidoqe ju njoh ne distance si figure shkencore. Nderime !

    • Semundja ne PS ka avancuar shume dhe kjo po duket dita dites. Bravo znj. Hafizi qe po i bashkoheni perpjekjeve per kurimin e saj nga Karabushizmi. Blushi per mua ka shume te drejte. Kam besuar gjithnje te forca juaj intelektuale sidoqe ju njoh ne distance si figure shkencore. Nderime !

    • @@@@@@ VR ! Semundja ne PS ka avancuar shume dhe kjo po duket dita dites. Bravo znj. Hafizi qe po i bashkoheni perpjekjeve per kurimin e saj nga Karabushizmi. Blushi per mua ka shume te drejte. Kam besuar gjithnje te forca juaj intelektuale sidoqe ju njoh ne distance si figure shkencore. Nderime !

  • Z. Pellumb , te dija te zgjut mor burre !
    Per cfare aresye keta te dy te duken me te mire se ai i gjati…apo se jane me te shkurter….
    Te dija te zgjut mor burre !

  • ‘RREZIKU’ I AFIZES-e,SI PERSONAZHI KOMIK I AZIS NESINIT!
    Nje nga personazhet e Azis Nesinit per te ngelur ne histori ne nje dite dimri e fortunali hypi ne maje te çatise me sebepin se era e fuqishme kish mbeshtjeppe flamurin pas hurit! Me tentativen e pare u thye huri dhe me gjithe personazhin e vdekur ra ne toke—–dhe u be ‘hero’!
    Hafizeja kerkon te behet heroine duke mbrojtur dinastine Blushi ashtu si krahu tjeter kerkon te mbroje dinastine Berisha qe 25 vjet kane dhjere jo ne te njejtin qyp po mbi kokat e shqipetareve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *