Ndocaj këshillon Ramën për kandidimin

Saimir Lleshi

Deputeti Eduard Ndocaj i kujton kryeministrit Edi Rama se nuk duhet të ketë frikë nga konkurrimi si kryetar i Partisë Socialiste.

Deklaratat, Ndocaj i bëri në Rreps ku mbolli simbolikisht disa rrënjë akacieje bashkë me zv/kryeministrin.

Z. Rama, nëse mendon se fiton, nuk duhet të ketë frikë nga zgjedhjet. Ai duhet të hyjë në garë i barabartë dhe të fitojë kush është më i miri. Nuk ka kuptim të zgjidhen krerët e degëve dhe të mos kalojë në garë edhe kreu i Partisë Socialiste Edi Rama”, u shpreh ai.

Ndocaj shprehu edhe shqetësimin personal që pse drejtuesit lokalë të PS-së në Mirditë nuk e ftohin në aktivitete atje. Ai e cilësoi si “naivitet province”, duke shtuar se problemin do ta ngrinte në forumet e partisë.

Gjithashtu, deputeti ka edhe një kritikë për këshilltarin kryesor të kryeministrit, Endri Fuga. “Është Endri Fuga qe organizon takime përfaqësuesit e Qeverisë në Mirditë dhe në Lezhë dhe asnjëherë nuk më është komunikuar për takimet që janë bërë në qarkun e Lezhës”, tha ai. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *