Indi, motra dhe vëllai duken si pleq

redaktor

Keshav Kumar, 18  muajsh dhe motra e tij, Anjali Kumari, 7 vjeçe, kanë lëkurë të rrudhur. Ata vuajnë nga dhimbjet e nyejve dhe fryrja e syve.femijaDyshja në fjalë, ngacmohen në rrugë për pamjen. Ëndrra e tyre është që të duken si fëmijët e tjerë, që kanë të njëjtën moshë-, por doktorët thonë se sëmundja e tyre nuk ka kurim. Vogëlushja Anjali, tha për “Mail  Online”,  se si e thërrasin në shkollë.lekura

Ajo tha:-“E di që jam ndryshe nga bashkëmoshatarët e mi. Kam një fytyrë të ndryshme nga ata, një ndryshim në gjithçka. Kam një fytyrë të fryrë, ndërsa pjesa tjetër e botës duket normale. Njerëzit, gjithmonë më ngulin sytë dhe më bëjnë komente negative.vajza

Fëmijët në shkollë më thërrasin “gjyshe”, “zonja e vjetër”, “majmun” dhe këto më mërzisin mua. Dua që të trajtohem si një fëmijë normal dhe dua që të më pranojnë për atë që jam.prinderitUnë vërtetë  kam dëshirë që të dukem e bukur si motra ime. Prindërit e mi shpresojnë që një ditë do jem mirë, por kjo më bën që të ndihem keq sepse edhe familja ime vuan dhe ndihet në siklet prej meje. E vetmja dëshirë që kam është që të bëj një kurë. Dua të jetoj gjatë dhe e lirë”, tha vajza.duart

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *