Në Pogradec dhe Korçë mungojnë mjekët për djegiet

Saimir Lleshi

Aksidenti i mbrëmshëm në Pogradec zbuloi edhe një problem tjetër në spitalin e qytetit.

Stafi mjekësor në spital nuk mundi të përballonte emergjencën, çka u desh transporti me urgjencë i të plagosurve drejt Tiranës.

Rreth një javë më parë, Ministria e Shëndetësisë kishte shkurtuar një pjesë të stafit në spital. Madje, në Spitalin e Korçës dhe në atë të Pogradecit nuk kishte asnjë mjek specialist për djegiet.

Disa prej të plagosurve në Baragozhdë kishin djegie të shkallës së tretë dhe të katërt. Në kuadër të reformës, Ministria e Shëndetësisë shkurtoi rreth 40 vetë në këto spitale. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *