Skrapar, 28-vjeçarja var veten

Dita

Ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Strafickë të Skraparit, ku një nënë e re u gjend e varur në kasollen e bagëtive të shtëpisë së saj.

Mësohet se vdekja e 28-vjeçares A.K, nënë e një vajze të vogël ka ardhur si pasojë e asfiksisë nga varja.

A.K u gjend nga bashkëshorti, i cili shokuar tregon se mes tyre nuk kishte konflikte e se e ka të pashpjeguar veprimin e së shoqes.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar viktimën drejt këtij veprimi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *