Gjosha-Modeer: Duhet dialog për reformën në drejtësi

Dita

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha deklaroi sot se Suedia është një nga mbështetëset kryesore të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë një konference të përbashkët me Sekretaren për Zhvillim të Suedisë, Ulrika Modeer, Gjosha theksoi se ky shtet ka qenë një nga kontribuuesit më të mëdhenj ekonomik, duke financuar me anë të projekteve rreth 8 milionë euro.

Ndër të tjera ajo tha se Shqipëria do vijojë rrugën e saj të reformave për plotësimin e 5 kritereve kyç që shërbejnë më pas për hapjen e negociatave për integrimin drejt BE-së.

Nga ana tjetër Gjosha u shpreh optimiste për një dialog të mundshëm mes mazhorancës dhe opozitës për trë rënë dakord për miratimin e draftit për reformën në drejtësi.

“Falenderoi Suedinë për gjithë mbështetjen e Shqipërisë për marrjen e statusit. Bashkëpunimi me Suedinë ka qenë i jashtëzakonshme, pasi ka qenë një nga financuesit më të mëdhenj financues për Shqipërinë. Shqipëria ka përfituar 8 mln euro nga investimet. Shqipëria përveç reformave që ka ndërmarrë deri tani, do të punojë shumë për plotësimin e 5 prioriteteve kyçe. Shpresojmë që në ditët në vijmë të kemi një dialog për reformave në drejtësi, dhe ti shërbejë hapjes së negociatave për integrimin drejt BE.”, tha Gjosha.

Sakaq, gjatë fjalës së saj Ulrika Modeer pohoi se Suedia ka ndjekur nga afër iniciativat e Shqipërisë për tu integruar drejt BE dhe përmbushjes së reformave kyçe.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *