Klosi: Pakti Rama-Meta, qëllimi justifikon mjetin

anazapta

Ish-kreu i shërbimit sekret, Fatos Klosi, komenton largimin e LSI-së nga qeveria dhe rikthimin e saj te e majta. Sipas Klosit, i cili ka folur në një intervistë për “Panoramën”, rrëzimi i Berishës nga pushteti e përligj aleancën Rama-Meta.

“Për mua krijimi i një koalicioni të tillë është një zhvillim normal dhe pozitiv në rast se ai ka për qëllim atë që thonë dhe krijuesit e kësaj aleance: largimin e Sali Berishës nga qeveria. Nuk do më pëlqente të futesha në detaje për sa i përket mënyrës se si mund të funksionojë ky koalicion dhe për problematikën që do e shoqërojë. Por dua të them se arritja e qëllimit final të largimit të Berishës, justifikon të gjitha ato elemente, të cilat mund t’i mbanin të ndara këto dy parti të së majtës shqiptare”, shprehet Klosi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *