“Krimi po i bën karshillëk shtetit”

Saimir Lleshi

Vrasjet mafioze në Durrës kanë për motiv trafikun e drogës.

Kryeprokurori Adriatik Llalla ishte sot atje në analizën vjetore të punës së Prokurorisë, ku theksoi se kriminelët po i bëjnë karshillëk shtetit dhe institucioneve të drejtësisë.

Ai kërkoi zbardhjen e vrasjeve të shumta.

“Këto ngjarje po i bëjnë karshillëk shtetit e institucioneve ligjzbatuese. Të mos i lejojmë këto grupe kriminale të dalin mbi ligjin por të vëmë një sahat e më parë para drejtësisë autorët dhe personat që kanë prirje kriminale. Duhet të zbardhim këto ngjarje që të kthehet normaliteti dhe besimi tek institucionet i qytetarëve shqiptarë’, theksoi Llalla. Llalla kërkoi dhe hetim të institucioneve për akuzën e korrupsionit. “T’i shpallim luftë krimit dhe korrupsionit” , porositi ai.

Disa nga krimet më të bujshme në Durrës janë vrasja e Gazmend Çollakut, i cili u gjet i vrarë dhe i lidhur në Krujë pasi u rrëmbye në Durrës. Ndërsa në muajin dhjetor u vranë Ervin Kodra dhe Endri Çaushaj, në afërsi të portit. /Dita/

 

 

 

Share This Article
4 Comments
  • Krimi po i ben karshillek shtetit? Kujt shtet? E keni fjalen per kete lloj Shteti ” te se drejtes ” qe vegjeton sot ne BE dhe Shqiperi? Me ndalim te denimit me vdekje per vrasesit, ky Shtet-kurve i politikes bushter globale i ka bere qytetaret te lebetitur duke qene me te drejte te detyruar te kerkojne model tjeter shteti e politike. Popujt kurdohere kane duruar me shume diktaturat ( se jane Regjime ), se sa Anarkite, edhe kur kane vello Liberale e dengla demokracie imagjinare brenda.

  • Krimi po i ben karshillek shtetit, thotë Llalla….!
    Po kush eshte Shteti?!…
    PERBALLE KRIMIT JE TI DHE PIRAMIDA JOTE, O LLALLË,
    prandaj thuaj më saktë:
    KRIMI PO MË BEN KARRSHILLEK MUA, SE NUK JAM I ZOTI…!

    • mos i hidh kaq shume uje kosit,se e ke bere shume te holle llallen.je ti,qe po i ben karshillek ketij populli.derr!

  • Po ti qe u ben vite qe I ben karshillek popullit me ineficencen tende te llahtarshme s’ke te krahasuar me banditet ordinere,,,,,te cilet nuk jane buxhetore,si surrati yt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *