VIDEO/ S’keni më shanse të korruptoni policët!

Saimir Lleshi

Nëse mendoni se do ta zgjidhni çështjen me policin nëpërmjet parave, tashmë nuk keni më shans, siç ka ndodhur në dy dekada.

Thjesht përfundon në pranga dhe do të të duhet të paguash shumë më shumë se sa një gjobë.

Policët nuk janë “vetëm” në rrugë por me ta janë edhe kamerat që dërgojnë informacion pa u ndalur.

Rasti më i fundit është një drejtues mjeti i cili kapet nga polici në gjendje të dehur. Rasti është publikuar nga Ministria e Brendshme, që reklamon gjithashtu edhe suksesin e saj në këtë drejtim.

Në videon e  mëposhtme, shoferi është arrestuar për mitdhenie dhe mund të shihen momentet kur ai i jep një kartëmonedhë punonjësit të policisë dhe i thotë:

“Aman të lutem, merre këtë edhe të iki se në hotel do shkoj“. Por polici i bën testin e alkoolit dhe më pas e arreston. /Dita/

Share This Article
4 Comments
  • Shume mire sjellja e Policit!
    Keshtu do frenohet me shume korrupsioni dhe do rritet S i g u r i a në rruge!….
    Por kujdes qe Gjobat te mos behen qellim ne vetvehte!
    Ndryshe shteti kthehet ne shtet policor!…
    Dhe kjo eshte e rrezikshme!…
    Gjobbat kane efekt parandalues dhe ne raste te lehta te shkeljeve, duhet perdorur me shume K Ë S H I L L I M I…
    Per rastet e renda, gjoba te renda!…Sidomos zyrtareve edepsëz, qe jane mesuar te shijne me ligjet e shtetit!…
    Por, GJELLA ME KRIPË E KRIPA ME KARAR…,
    Qe gjobat ti sherbejne edhe ato Sigurise dhe efektit parandalues!
    Por asnje leshim me pijanecet dhe delikte te tjera te rrezikshme per Jetën dhe Sigurine Publike…
    Keshtu do behen edhe shqiptaret qengja , sic jemi bere ne te tjeret, qe jetojme jashte Shqiperise, që kemi kohe te gjate qe ballafaqohemi me Rregullin dhe Ligjin!….

  • Policet rrugor jane me gjithmen jo profesional.

    1) Per c’eshtje sigurie polici kur te beje n’dalimin e drejtuesit te automjetit duhet qe drjetuesit ti kerkohet te ndaloje plotesisht ne nje vend te sigurte edhe per policin edhe per drejtuesin e automjetit.

    2) Mbasi automjeti te jet ndaluar plotesisht ateher policia duhet ti kerkoje qe drejtuesi i automjetit te fik makinen menjeher qe vete polici te jete i sigurt nga nje veprim i pa pritur qe mund te beje drejtuesi i automjeti

    3) Policet te flasin rrjedhshem dhe pa ndrojtje tja shpjegojne drejtuesve te automjeteve arsyet e ndalimit sipas kodit rrugor.

    4) Policija nuk duhet tja lejoje vetvetes qe te intimidohet nga drejtuesit e automjeteve.

  • Sikur te ishte ky stil ne cdo zyre te qeverise.Berisha nuk do e linte buxhetin e shtetit bosh ne qershor-tetor 2013.Le mandej te ishte ne cdo zyre ku qytetaret duhen te nxjerin dhe te plotesojne dokumenta nga ma te ndryshem.Kjo do ishte nji rreforme ne truellin e pare te tulles ne ngritjen e rreformes deri ne gjyqesor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *