U zhvilluan sot homazhet në nderim të akademikut të njohur Prof. Dr. Kristo Frashëri, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë.
Në ceremoninë e zhvilluar në Akademinë e Shkencave morën pjesë drejtuesit më të lartë të shtetit si Presidenti, Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe një sërë personalitetesh të tjera.
Kristo Frashëri lindi në 4 dhjetor 1920 në Stamboll, Turqi. U riatdhesua familjarisht dhe u vendos në Tiranë më 1927. Më 1940, pasi kreu shkollën e mesme, u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Ekonomike në Universitetin e Firences. Më 1942 u burgos dhe u internua nga administrata fashiste e pushtimit dhe më 1943 kaloi në radhët partizane.
Në vitin 1945–1952 punoi në Bankën e Shtetit Shqiptar (Sektori i kreditit). Ndërkohë ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, në Institutin e Lartë Pedagogjik (1951–1955). Prej vitit 1953 punonjës shkencor në Institutin e Shkencave, më 1955 në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë, më 1957 në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të UT.
Më 1966 u dërgua për pesë vjet për “riedukim” si mësues në shkollën e mesme të Përmetit; më 1971 u emërua përsëri punonjës shkencor në Institutin e Historisë, ku doli në pension (1990). Më 1997 u emërua zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, më 1999 përsëri në pension.
Kristo Frashëri ka një prodhimtari të pasur shkencore, që shtrihet në të gjitha periudhat e historisë së Shqipërisë: antikiteti, mesjeta, Rilindja Kombëtare dhe koha e sotme. Ka trajtuar tema jo vetëm nga historia politike, por edhe ekonomike, shoqërore e kulturore.
Ka marrë pjesë me referate në veprimtari shkencore kombëtare e ndërkombëtare dhe ka botuar artikuj në një varg revistash shkencore, brenda dhe jashtë vendit. Si pedagog i Historisë së Shqipërisë në Universitetin e Tiranës dhe si punonjës shkencor ka dhënë ndihmesë në përgatitjen e historianëve të rinj. Ka marrë dy herë “Çmimin e Republikës” të kl. I (1961, 1984). Është dekoruar me Urdhrat “Mjeshtër i Madh” dhe “Nderi i Kombit”.
Biografia e plotë e tij; KËTU

Kreret e kujt ‘shteti’ e nderuan kete shkencetar!?
Ata qe nderuan dhe i bene homazhe kadaveres Leka Zogu si gjysem shqipetar trafikant e bir i simbolit te tradhetise,hajduterise ,Ahmet Zogollit ne parlamentin e popullit shqipetar vite me pare!?Keta vine ere kerrme.si i lejoi familja ta ‘perdhunonin’ te vdekur historianin e shquar qe i dogjen 25 vjet tere HISTORINE!
Respekt dhe nderim të veçante jetes dhe vepres se Tij prej atdhetari e shqiptari te denje!
I lehte i qofte dheu i Shqiperise se shqiptareve Natyrale!
Ngushellime Familjes dhe Shtetit Shqiptar!
Lavdi!
Lavdi!
Lavdi!
DRENICA E KUQE
Dheu qofte i lehte per Kristo Frasherin , gjuhetarin, eruditin dhe memedhetarin qe nuk rreshti kurre se dashuri Shqiperine dhe gjuhen shqipe.