Sa fallco ky vend i vogël i shqiptarëve

redaktor

Fallco

Fallco-fallco-fallco-fallco,
vend i vogël i shqiptarëve,
që nga patentë e shoferit,
gjer te gradë e shkencëtarëve.

Fallco-fallco-fallco-fallco,
vend i vogël i fenerëve,
që nga klithmë e deputetëve,
gjer te palla e gomerëve.

Fallco-fallco-fallco-fallco,
vend i vogël i Orientit,
nga surrati i kryepleqve,
te portret’ i presidentit.

Fallco-fallco-fallco-fallco,
vend i vdekjes së talentit,
që nga pijetore e fundit,
gjer tek stallë e parlamentit.

Fallco-fallco-fallco-fallco,
vend i vdekjes së poetit,
që nga ngjyrë e kastravecit,
gjer tek boja blu e shtetit.

Fallcua ndrin pas çdo fytyre,
te shqiptarët e shkretë,
veç urrejtja midis tyre,
veç ajo është e vërtetë.

Kullë e ndritur e pushtetit,
se qe fallco-ndaj u shëmb,
vajton shpirti i poetit:
“Shqipëria sa më dhëmb!”

Tiranë,1995-1997

 

Ne dhe Shqipëria

Shpërndarë pa fund e pa kufi,
si zogjtë e korbit nëpër botë,
mallkuar qofsh-moj qeveri,
që as me bukë nuk na mban dot!

Ca sharlatanë-ca ujqëri,
na turpëruan njëmijë breza,
moj-rrënjëdala Shqipëri,
ç’m’i pate ditët kaq të zeza!

Gjithë djalëria që ti nxore,
dhe nuk i ndave kurrë prej pragut,
shkrihen çdo ditë si vesë dëbore,
se bëjnë punën e zezakut!

Një pikë ujë t’u kërkosh,
dot nga asnjë nuk merr përgjigje,
ndaj lidh në kokë shami të zezë,
dhe ulëri brigje më brigje!

Vitet dhe shekujt pa mëshirë,
moj-Shqipëri sa shumë të tretën,
që kur ka lindur Europa,
ti si një qyqe mbete vetëm!

Sikur të biesh në greminë,
kjo botë-kurvë s’lëviz as gishtin,
rron Izraeli shumë më mirë,
dhe pse ka varur Jezu Krishtin!

Athinë,1994

Shënim i autorit: Të dyja këto poezi janë shkruar para 20-22 vjetësh. Nëse ka ndryshuar gjë, qysh nga ajo kohë, ma thoni ju.

Share This Article
5 Comments
  • Ka ndryshue makjazhi,
    tash nuk e bojm ma vet
    t’hujt na sjellin bojna
    ne veç heqim breket.

    Si Çiljeta knojm
    me buzet e fryme
    bojm pulitik si Grida
    me sumen e perlyme

    Dhe Jari i Odetes.
    me suratin si iriq
    koqen e paralizume.
    ja fryn Berishoviç

    Do bojm drejtsin
    me Yllin e Like Meten,
    Rama bon sehir
    ka shpres se Nana Merkel.

  • Eshte Fallco ky vend i vogel i shqiptareve ore shoku Arben Duka vjershetor se ashtu Fallco e gatoi Njeriun e Ri ai Baba yt shpirteror. Fallco ishte ne komunizem shqiptari, ashtu Fallco vazhdon dhe sot qyqari. Fallco dje nga frika e burgut dhe dhunes, Fallco sot nga frika per vendin e punes.

    • E ke gabim, shyqyr qe jemi dy miljone, prandaj edhe bota nuk can bythen per ne, se po te ishim me shume do te na kishin zhbërë me kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *