Avokatët paralajmërojnë grevë të hënën

Saimir Lleshi

Dhjetëra avokatë do të bojkotojnë punën e tyre ditën e hënë. Ata protestojnë kundër ligjit të qeverisë për përcaktimin e pagës mujore të tyre si nivel taban për pagesat e sigurimeve shoqërore.

Bëhet fjalë për ligjin për profesionet e lira.

Në njoftimin e saj Dhoma Kombëtare e Avokatisë sqaron se nuk do ti nënshtrohen bojkotit vetëm seancat që do të zhvillohen lidhur me masat e sigurimit personal.

Këshilli Drejtues i DHKA në mënyrë unanime  vendosi :

1-  Dita e Hënë, datë 8 Shkurt 2016 të të bojkotohen në rang vëndi të gjitha proçeset hetimore dhe gjyqësore, në çdo nivel gjykimi.
2.    Dita e bojkotit do të jetë vetëm fillimi i një proçesi që do të zgjatet në varësi të reflektimit të shtetit.
3.    Nuk do ti nënshtrohen bojoktit vetëm seancat që do të zhvillohen lidhur me masat e sigurimit personal.
4.    Avokatët duhet të marin masa për njoftimin e klientëve të tyre për të marë masat për përfaqësim individual në gjykata dhe për të kërkuar shtyrjen e seancave të kësaj dite.
5.    Avokatët që do të veprojnë në kundërshtim me këtë vendim bojkoti, konsiderohen në shkelje të rëndë të ligjit nr. 9109 datë 17.07.2003 “Për profesionin  e avokatit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, statutit dhe Kodit Etik të Avokatit dhe për rjedhojë do t’i nënshtrohen proçedimit disiplinor.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani reagoi menjëherë për grevën e paralajmëruar, duke u bërë thirrje avokatëve që të mos braktisin detyrën. “Avokatët e shërbimit ligjor falas duhet të jenë disponibël për shërbimin”, thuhet në deklaratën e ministrit. /Dita/

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *