Nuk miratohet pr/ligji i “kamerave”

Saimir Lleshi

Komisioni i Sigurisë Kombëtare nuk ka miratuar ligjin e propozuar nga Ministria e Brendshme që detyron të gjitha bizneset dhe institucionet që të vendosin kamera.

Përveç deputetëve të opozitës, kritika për ligjin patën edhe deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ata thanë se ligji nuk përcakton koston financiare që duhet të paguajnë institucionet dhe bizneset për vendosjen e këtyre kamerave në ambientet e tyre.

Deputetët, demokrati Flamur Noka dhe ai i LSI-së, Luan Rama kërkon që ligji të bllokohej. Pasi është miratuar nen për nen, ligji nuk është miratuar në tërësi.

Kreu i Komisionit, deputeti Spartak Braho tha se ligji nuk do të miratohej deri sa të vinte një analizë e detajuar nga Ministria e Brendshme për çështjet e ngritura nga deputetët. /Dita/

 

 

Share This Article
2 Comments
  • Deputete mjerane spo flene dot gjume per koston financiare te kamerave. Iniciativa e MB duhet pershendetur. Nga kamerat e bizneseve policia europiane ka zgjidhur shume ceshtje te pazgjidhura me pare. Vetem hajdutet dhe kriminelet mund ta kundershtojne nje nisme te tille.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *