HISTORI: “Mbajeni nën kontroll, plumbin po e drodhi”. Udhëtoi me letrën e vrasjes së tij pa e hapur atë, e mësoi se çfarë shkruhej vetëm 60 vjet më pas!

redaktor

 

Qemal Poçi është një emër i njohur si toksikolog, dhe si i tillë është prononcuar herë pas here në gazetën DITA. Ai ka qenë, veç të tjerave, edhe shok lufte i historianit Kristo Frashëri.

Në 2016, kur profesor Frashëri u nda nga jeta, z.Poçi solli në redaksi foton e mëposhtme. Ajo është shkrepur një vit pas mbarimit të luftës, në nëntor 1945 në Kukës.

Personat me uniforma ushtarake që shfaqen në foto janë drejtuesit e Brigadës XI Sulmuese. Në rreshtin e parë, nga e majta: Minir Dema, komisar batalioni, Dilaver Radeshi, komandant batalioni, Dilaver Poçi, zv.komisar brigade, Halil Pulaj, komisar brigade, Xhevat Ahmataj, komisar batalioni, Sul Domi, operativ i brigadës, Haki Driza, shefi i armatimit

Rreshti i dytë sipër, nga e majta:

Jano Andoni, komisar i kompanisë së shtabit, Fajko Zajmi, intendenti i brigadës, Shefqet Kruja, oficeri informativ i brigadës, Kristo Frashëri, agitpropi, Poshtë ulur, Qemal Poçi, korrier i shtabit të brigadës.

Foto e sjellë në redaksi nga Qemal Poçi

Fatet e këtij grupi shokësh kanë qenë nga më të ndryshmet. Kristo Frashëri u bë nga historianët më konsistent, më prodhimtar dhe njëherësh ndër më të respektuarit e fushës, që edhe në moshë të shtyrë vijoi punën, duke përfunduar dhe sjellë për publikun disa nga punimet e tij më serioze.

Por historia mund të kishte qenë krejt tjetër për Kristo Frashërin. I përjashtuar nga partia që në vitin 1942, Frashëri u dërgua për riedukim në çetën e Pezës me një zarf në dorë, që i ishte dhënë nga vetë Enver Hoxha, brenda të cilit ishte një letër për komisarin e Pezës.

Sipas urdhërit të Hoxhës, Frashëri duhej ta dorëzonte letrën të pahapur. Ai zbatoi urdhërin dhe e dorëzoi letrën pa e prekur. 60 vjet më pas e kërkoi atë letër dhe e gjeti në Arkivin Qendror të Shtetit.

Letra kishte këtë përmbajtje: “Person i rrezikshëm, mbajeni nën kontroll, po e drodhi bishtin, këputini një plumb pas qafe. Enver!”

Me fjalë të tjera, ndryshe nga shoku i tij i ngushtë i Grupit të të Rinjve, Anastas Lula, Kristo Frashëri shpëtoi nga zemërgjerësia e atyre që u drejtohej letra, ose nga një instikt i brendshëm që e shtyri të punonte andej e tutje për luftën pa u përzier në përplasjet politike.

Frashëri kishte ardhur në Tiranë në vitin 1927 nga Stambolli, ku kishte lindur, dhe deri në momentin e shkrepjes së kësaj fotoje në 1945, ku ai cilësohet punonjës i agitpropit (agjitacion propagandës), kishte kaluar shumë dallgë.

Po emrat e tjerë në foto?

Dilaver Radeshi, kolonel i njohur, do të kritikonte veprimin e heqjes së gradave nga regjimi komunist në vitin 1966 dhe për këtë do të burgosej. 22 vjet pas kësaj fotoje, Radeshi do të shquhej si grevist urie në Spaç për kushtet e këqija në burg.

Dilaver Poçi, gjeneral dhe drejtor politik i ushtrisë, u internua e pastaj u burgos për ‘mungesë vigjilence’ pas dënimit të Beqir Ballukut. Edhe Sul Domi u godit në të njëjtën periudhë.

Personi që ka ruajtur foton, Dr.As.Prof. Qemal Poçi përfundoi studimet e larta për Veterinari Ushtarake dhe u dërgua për specializim në Bashkimin Sovjetik. Ai iu kushtua shkencës ndërsa ka mbajtur detyra të rëndësishme në mjekësinë ushtarake.

Rikthimi tek një foto e 75 viteve më parë, është jo vetëm një formë homazhi modest për Kristo Frashërin, por edhe një ftesë për të mos e harruar njerëzit dhe historinë e këtij vendi.

n.s. / dita

 

 

Share This Article
30 Comments
    • Ata moren armet dhe luftuan per lirine e Shqiperise nga fashistet dhe nazistet. Ju bashkuan forcave me perparimtare ne bote, perfshi Ameriken, Angline, Francen, dhe te gjithe vendet demokratike ne luften kunder fashizmit. Ata ishin te rinj troima dhe me ideale dhe shume prej tyre humben jeten ne kete lufte clirimtare. Nese familja juaj i ka sherbyer fashizmit atehere e kane merituar ndeshkimin qe kane marre. Nese do te ishte per sherbetoret e fashizmit bota sot do te ishte akoma nen thundren e Duces dhe Hitlerit. TURP per komentin ofendues! z. Qemal Poci e kam njohur si instruktor i studenteve dhe si kerkues shkencor dhe ka qene nje burre i ndershem dhe i mire. Por tani qe marr vesh qe paska qene edhe korier i kesaj brigade partizanesh ne ate moshe te njome (praktikisht femije) me rritet respekti akoma me shume. Faleminderit per sakrificat dhe kurajon!

  • Paska shpetuar mire nga Jago.!Ka mesuar nga mbreti uzurpator i Hamletit,qe i dergonte mandaten me vete.Pas 90 duhej te mbronte edhe uzurpatorin,kjo qe c`qe!!!!!!

    • Ku merr vesh ti injorant nga rregullat e luftes dhe disiplina.
      Lexo Bureton me poshte se e kupton cfare ka ndodhur.
      Zaten, pse nuk ishit burra dhe nuk kuptonit asgje nga lufta, e humbet luften ju kaqolat e ballit

  • Super test nga nje mendje gjeniale ushtaraku si e Enver Hoxhes.

    Po ta hapte letren gjate rruges, do deshmonte mungese besimi dhe mungese disipline ushtarake, njeherazi do ishte konfirmim qe ishte tradhtar i shokve si Anastasi.

    Do kuptohej lehte qe e kishte hapur, sepse nuk do mberrinte kurre ne Peze, kush do shkonte vete drejt vdekjes!

    Me mberritjen aty, provoi qe kishte besim tek Enveri, dhe ishte person qe mubd ti besohej. Kjo i ka shpetuar jeten

  • Letra qenka e vitit 1942 me kete permbajtje:

    -“Letra kishte këtë përmbajtje: “Person i rrezikshëm, mbajeni nën kontroll, po e drodhi bishtin, këputini një plumb pas qafe. Enver!”

    Nje gje eshte shume e qarte ,qe e hedh poshte letren dhe kete Qemal Pocin,se Enver Hoixha gjate gjithe Luftes Antifashiste,ne asnje dokument partie apo ushtarak NUK PERDORTE EMRIN ENVER,por SHPATI,TARASI etj,pra me kode!
    Askush,pervec personave te afert me Enver Hoxhen nuk e njihte ate as per fytyre e jo me me emer te plote!
    Por ky Qemal Poci,qe do jete vellai ose ndonje i afert i Dilaver Pocit,ish komisar i Korpusit te Shkodres,qe mbrojti TEZAT E ZEZA te Beqir Ballukut,prandaj e ben per ta mbrojtur ate!
    Denimi i Dilaver Pocit,kur ishte ne Shkoder ishte fatlum edhe per mua,si oficer i ri,qe isha,sepse ai pergatiti punet,qe une te futesha ne burg,vetem se kur une isha duke lustruar cizmet tek bojaxhinjte ne qender te qytetit dhe ne ate kohe hyri edhe Dilaver Poci brenda,pasi doli jashte ma beri me gisht,qe ta ndiqja jashte!
    Kur dola me pyeti:Po ti nuk me pe mua kur hyra dhe pse nuk u ngrite ne kembe sic bene edhe civilet?
    Ne cilin repart je dhe si e ke emrin?
    Pas 2 oresh me gjeten ne qytet korieret,me thirren ne komande dhe per 3 dite bene mblkedhje me te gjithe oficeret e brigates,duke lene ne sherbim vetem nga nje njeri,vetem per te me demaskuar mua per mungese disipline,resopekti etj!
    Disa propozuan qe te lirohesha nga ushtria,ndersa disa te tjere propozuan te dilja ne gjyqin ushtarak!
    Ja,per kaq gje donte te me hiqte qafe ky Dilaver Poci,bandit!
    Dhe per ironi te fatit,kur Dilaver Poci,u demaskua para ushtarakeve ne Konvalishencen e ushtrise ne Durres,nen drejtimin e Mehmet Shehut,pjesemarres ne ate mbledhje isha edhe UNE!
    Keta ishin PLEHRA!

    • « Qafiri », çmë kujtove kohën e shkuar. Unë nuk isha ushtarak, por bëja zbore. Kur vinte Petrit Dume në repart, oficerët ishin në alarm, sepse të merrte erzin po të gjente ndonjë gjë jo në rregull. Ushtria ka rregulla dhe disiplinë, por ajo që më bënte përshtypje ishte se kërkoheshin gjëra mbi rregulloren, gjë që e bënte të vështirë gjëndjen. Nuk e di në se këtë frymë e mësuan në shkollat e Rusisë, apo ishte personale, por di që i tillë ishte Mehmet Shehu, që e mbanin si strateg ushtarak. Ky kishte futur këtë frymë në ushtri dhe në jetën civile. Kujtoj një shprehje të Ministrit të Shëndetsisë, Ahmet Kamberit, që në kujtimet e tij, ka thënë që Kryeministri e kishte kërcënuar se «  do t’i rripte si ngjala ». Ky ishte Mehmet Shehu që bubullonte kudo ku shkonte, dhe sot bemat e tij ja kalojne Enverit!!!

  • Ky njoftim është ribotim i Ditës. Vlerat Prof. Kristo Frashëri i kishte si historian dhe jo si politikan, që i përkiste « Grupit të të rinjëve », por edhe si politikan ua kalonte këtyre të sotmëve që janë « pa din e pa imam »! Ishte njeri i ndershëm, një racë në zhdukje!

  • Po vete a kishte disipline enver hoxha?
    Nje person qe fshihej nen hijen e jugosllaveve dhe jepte urdhera me pusulla te fshehta per vrasjen e shokeve pa gjyq,vetem per tekat dhe kapriciot sadiste te ketij Urjahipi dhe padroneve te tij jugosllave.Disipline quhet kjo?
    Jane TE DOKUMENTUARA porosite e enver hoxhes per vrasje prapa kraheve te Anastas Lulos dhe Sadik Premtes,.Eshte derguar me shifer radionderlidhje vrasja prapa kraheve e Anetarit te Shtabit Pergjithshem Mustafa Gjinishi ne Peshkopi.Eshte ne arkiv leter-porosia e Torturimit dhe vrasjes se komunistit leninist Zai Fundo.Jane ne arkiv leter porosite per vrasje te komunisteve Kristo Frasheri dhe Anastas Plasari,te mbetur tentative.E komfirmoi Memet Shehu,ne letren penduese,,Disipline quhet kjo?
    I disiplinuar quhet nje komisar reparti,qe i jep leter porosi rojes te vrase oficeret qe ka reparti?
    U kujdes te zhdukte arkivat e Fashios,SIMIT ,Karabinjerise italiane dhe Komandatures gjermane,prej te cilave ruajti vetem dokumentin e antarsise se Nexhmije Hoxhyes ne Fashio.
    Prej tyre do te mesonim edhe leter porosine per vrasjen e Qemal Stafes,Vojo Kushit,Perlat Rexhepit,dhe sa e sa komunistave qe rane ne prita te kurdisura nga enver hoxha ne bashkepunim me fashistet dhe nazistet.
    Ardhja e Ludovik Nikajt nga Italia,te cilit enver hoxhya i pat hedhur kopilin ne preher per dekonspirimin e bazes se Qemal Stafes,per tu ballafaquar ballas me enver hoxhen,,tregon ftyren e vertete te ketij Urjahipi sadist,qe i hodhi trute e gomarit katundareve dru me pre,i beri skllever te sadizmit te tij manipulator.
    I disiplinuar bquhet ky manipulator paranojak qe gjate pushtimit te Tiranes,dorzoi me shkrim reparteve speciale te brigadave partizane,lista emerore te exekutimit pa gjyq te oficereve te Zogut,nepunesve te administrates,prefekteve,shifrante te Ministrise se Jashtme,tregtare pa lidhje politike etjj..?
    Keto lista vrasjesh i deklaroi ne Plenumin e Beratit Gogo Nushi ,Nako Spiru dhe Sejfulla Maleshova.
    Demo ka degjuar vete,,e kam degjuar vete ne stolat ku pensionistet e asaj kohe(1973)luanin tavell e domino,,vrasesin e vertete te Mustafa Gjinishit prapa kraheve .Ishte nje nga truprojat e Liri Geges,,qe duke u grindur per pune loje me nje kasap te toger babes,i tha:-Une e vrava Mustafa Gjinishin,Ja zbraza gjithe karikatorin ne trup me urdher te Liri Geges.
    Edhe paqrtizani Sulo C. efektif i batalionit te Mbrojtjes popullit nne Shkoder tregonte oren me dy kapake floriri, qe ja kish marre nga dora nje tregtari shkodran kur e arrestoi.
    O xha Sulo!Jepi uje ores!- i thoja une.
    -Jepi uje ti,qe e ke ore kinkalerije,po une e kam sahat zviceran,ja kam marre filan tregtari ne Shkoder!
    Ketyre Sulove dhe cecove,u hodhi trute e gomarit Urjahipi gjylos,e beri kasaphane

    • O Demo bujku me mendje halabaku !

      E paske pare ti nga dokumentat italiane e gjermane se Enveri paska dhene urdher per vrasjen e Qemal Stafes -hahahhaha

      O te dhjefsha turinjte me keto genjehstrat e tua prej qelbesire

      Po Komandanti Nazist i Shqiperise ka botuar kujtimet e tij qe mbante ne Tirane
      dhe ato u botuan edhe ne gazeten Panorama –Aty ai flet me njefare nderimi per Mehmet Shehu, duke then se Mehmeti ishte drejtuesi ushtarak i Partizaneve Shqitpare

      Ndersa per Enverin ai thote, se “ne i kerkuam Enver Hoxhes qe te benim nje armepushim por ai nuk pranoi”

      Dhe ai nuk thote azgje kunder Enverit, por ai e dinte qe Luften e Udhehiqte Enver Hoxha
      , ndersa keto pislleqe qe nxjerr ti nga goja, as nuk i permend fare ai

      Biles Komandanti Gjerman ishte shume i drejte , sepse ai thote qe “pas lufte Gjermania duhet ti paguaje dem-shperblimet Shqiperise, sepse ne kemi bere shume shkaterrime ne Shqiperi , ne rruge ura, bageti etj, por ishim te detyruar nga sulmet qe na benin partizanet Shqiptare,
      dhe bagetite i mernim se ushqehej ushtria ne rugen e kthimit per ne Gjermani ”

      Ndersa Italianet as qe kane folur asnje fjale per Enverin, por ata thoshin per Qemal Stafen qe ai duke ikur u plagos dhe atje ka vdekur nga humbja e gjakut

  • Po cpate ore Kristo Frasher stambolliu qe erdhe ne Shqiperi. Budallej jane ata gati 7 milion shqiptare qe rrine ne Turqi .

  • O Qafir me vjen keq se paske qene officer…..po disiplins e mban ushtrine o trim…ndryshe perfundojme si ne 97….po ama ne kovslishence do e kesh bere dhe ti fertele Dilaverin…ja kishnje inatin….

    • I shkreti “Ani”!
      Per cilen disipline po llap o fukara nga trute?
      Ku e pe mungesen time te disiplines ti,o plehre e Poceve,kur une po lustroja cizmet ne lokalin e shtetit?
      Ne cilen rregullore te disiplines te cdo kohe e te cdo ushtrie do kesh lexuar ti,qe edhe kur ha dreke ne restorant nje ushtarak,po te hyje ne dere eprori i tij ai duhet te ngrihet ne kembe dhe ta nderoje?
      A e kupton se je GOMAR,aq sa ralle mund ta gjesh sot midis gomereve qe ekzistojne keu?
      Dilaver Poci ishte maskara oficer,sa e hengri sepse jo vetem qe ishte kunder disiplines ushtarake,por ishte edhe kunder mbrojtjes se vendit,per deri sa mbeshteti TEZAT E ZEZA TE BEQIR BALLUKUT!
      Po ti gerryes kazanesh ke qene dhe i tille je,aq sa ben llapaqenin!
      PLEHRE E NDYRE!

  • Une te rekomandoj ty Raimond llokoberi,qe ato fjale te oficereve gjerman,italian,ne adrese te enver hoxhes,,T`i citosh fjale per fjale nga dokumenti botuar ne gazeten Dita,sic edhe pretendon.
    Enver Hoxha me Ushtaraket gjermane ka bere dy marreveshje,,Nje ne shtator 1943 nne Berat,ku gjermanet dhe partizanet per tre muaj patrullonin sebashku kunder ballit te Abaz Ermenjit dhe Kadri Cakranit,(dobicin ne preher ja la me vone Gjin Markut.Lexo kujtimet e Kadri Cakranit), dhe nje ne Helmes,ku gjermanet lane edhe nje oficer si garant per Marreveshjen,(kete gjerman e vrau prapa shpine truproja i enverit,(gjoja siku donte te vriste te bukrin shejtan).

    • Ti Demo edhe kur të vdesësh, do të përpiqesh që të gënjesh krimbat që do të të hanë! Bëj pushim o mavri, se do të helmosh veten!

    • O demo, pse nuk del me emrin tend? Ne ne Vlore te njohim, o Enver Memishaj. Te njohim si zagar te Sali Berishes. Te njohim si shef te SHIK-ut te Vlores, qe i le disa vartes te tu ti coptonte mileti, kurse vete vajte u fshehe ne fshat. Te njohim edhe cfare race balliste je. Kaq, mos u fshih, po dil hapur. Ti i urren komunistet, ke te drejte se ata ta leruan fisin. Dilju perballe dhe mos leh si zagar.

  • Fanatikeve te Enverit dhe komunizmit nuk mund te ju mbushesh mendjen se cfare demesh i ka sjelle ai sistem dhe ajo ideologji kombit shqiptar. Shikoni vetem filmimet e ikjes se shqiptareve me anije drejt Italise dhe “no koment”,
    Ketyre fanatikeve, qe akoma nuk kuptojne cfare ka ndodhur ne kete vend nen drejtimin e kriminelit medioker Enver, ti shash udheheqesin shpirteror eshte njesoj qe nje fanatiku myslyman ti shash Muhametin. Eshte e njejta simptome.

  • Dilaver Poci nuk eshte burgosur por eshte perrjashtuar nga partia kurse Sule Domi nuk eshte goditur thjesht u shkarkua nga detyra vazhdoi njr periudhe su deputetet i Matit dhe u nxuar ne pension dhe mbylli karieren politike si deputet dhe si ish drejtues ib Artilerise ne ushtrine shqiptare Kur flisni per historine flisni me fakte te verteta jo nje te vertete dhe nja dhjete genjeshtra te mbeshtjella me ate te verterten

  • Akoma me tezat e zeza o Qafir…po normal ushering jone nuk mund re bente lufte frontale…do terhiwej e do bente nje Vietnam ne dyte a I shkreti Qafir. Normal qe duhet ta nderoje ose minimumi te tregoje respekt ndaj nje grade me te larte…Normal we ne kovalishence ke thene 1000 te zeza …ju Kuciotet ste falni

  • O demo, pse nuk del me emrin tend? Ne ne Vlore te njohim, o Enver Memishaj. Te njohim si zagar te Sali Berishes. Te njohim si shef te SHIK-ut te Vlores, qe i le disa vartes te tu ti coptonte mileti, kurse vete vajte u fshehe ne fshat. Te njohim edhe cfare race balliste je. Kaq, mos u fshih, po dil hapur. Ti i urren komunistet, ke te drejte se ata ta leruan fisin. Dilju perballe dhe mos leh si zagar.

  • Enver Memishaj eshte njeri i nderuar.Studiues i njohur ne rrang kombetar,.Nuk ja ka mbathur ndonjehere nga detyra.
    Do isha i nderuar te isha,por nuk jam Enver Memishaj,.
    Per te 100 here po e deklaroj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *