Malaj: Mund të rikthehem në politikë

Dita
Arben Malaj, duke folur gjate “Forumit Shqiptar per Demokraci”, ne hotel Sheraton. /r/n/r/nArben Malaj, speaks during the "Forum for Democracy", at the Sheraton hotel.

 Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka deklaruar sot se mund të rikthehet në të ardhmen në politikë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Malaj tha se këto vite janë bërë hapa mbrapa për lirinë në parti.

“Debatet partiake nuk e dëmtojnë qeverisjen e një vendi. Këto vite kemi bërë hapa mbrapa për sa i përket lirisë në parti. Në PS po mundohen të mbyllin debatet e brendshme. Në të ardhmen mund të rikthehem në politikë, jo vetëm nëpërmjet PS”, ka thënë Malaj.

Për sa i përket çështjeve ekonomike, Malaj tha se për rritjen e ulët ekonomike kanë ndikuar disa faktorë, një prej tyre rënia e remitancave.

“Shqipëria ka eksperienca negative për koncesionet. Taksa-paguesit shqiptarë po paguajnë për koncesionet. Rritja ekonomike për 2016, parashikimet jo optimiste”, tha Malaj.

Malaj ishte një nga pjesëtarët e lëvizjes LMN brenda PS-së, sëbashku me Kastriot Islamin, Andis Harasanin dhe Ben Blushit. Tashmë në PS është vetëm Ben Blushi, i cili ka deklaruar se do të garojë përballë Ramës, ndonëse statuti nuk e lejon zhvillimin e një gare.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *