Vrasja në Krujë, dorëzohet në polici i gjashti!

Saimir Lleshi

Ka përfunduar në prangat e policisë autorit i vrasjes së shtetasit Fatmir Pula. Policia tha se pas negocimit, ka pranuar të dorëzohet shtetasi Elton Ceka, 26-vjeç banues në Tiranë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë më 23 janar ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj këtij shtetasi.

Zbardhja e ngjarjes:

Autorët e krimit, 5 prej tyre janë arrestuar më datë 20.01.2016 dhe ndërkohë u bë shpallja në kërkim e shtetasit Elton Ceka. Konkretisht, u arrestuan shtetasit:

1.Admir Haka 32 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë për armëbajtje pa leje;
2.Herton Haka 18 vjeç, lindur në Zezë, Krujë;
3.Aleksander Haka 28 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë;
4. Hekuran Boci 23 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë;
5. Olti Metuku (Agron), banues në Kamëz, Tiranë.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi, në bashkëpunim me shtetasin Elton Ceka, kishin vendosur grabitjen e shtetasit Fatmir Pula, ndërsa ky i fundit po kthehej nga lokali i tij që e kishte me qira në Kamëz, për në banesë, në fshatin Zezë, Krujë.

Mekanizmi i ngjarjes:

Shtetasi, Olti Metuku e ka mbajtur nën vëshgim viktimën në momentin që ai ka dalë nga lokali dhe ka lajmëruar autorët e tjerë.

Shtetasi, Herton Haka (vëllai i Admir Hakës), ka qenë i fshehur në kthesën që të çonte në banesën e viktimës, nga fshati Nikel për në Zezë, dhe ka njoftuar dy autorët e tjerë që makina ku ndodhej viktima po vinte në drejtim të tyre.

Dy shtetasit e armatosur Elton Ceka (me armë zjarri automatik) dhe Admir Haka (me pushkë), i kanë bllokuar rrugën viktimës me thasë me shkarpa. Fatmir Pula nga gjetur vdekjen e menjëhershme pas goditjes me 4 plumba nga Elton Ceka.

Shtetasi Aleksandër Hakaj i ka furnizuar me fishekë autorët, i ka strehuar natën e krimit, dhe njëkohësisht ka mbajtur edhe armët e krimit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

– një armë zjarri automatik model 56 kalibër 7.62;
– një pushkë model 63;
– 4 copë fishekë luftarakë.

Lidhjet familjare të autorëve:

Shtetasit Admir dhe Herton Haka janë vëllezër dhe njëkohësisht komshinj me viktimën. Shtetasi Aleksandër Haka është djali i xhaxhait të shtetasve të mësipërm.

Shtetasit Hekuran Boci dhe Olti Metuku janë kunetërit (burrat e motrave) të shtetasve Admir dhe Herton Hakës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme. /Dita/

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *