Francë, arrestohet shqiptari i kërkuar në Itali

Saimir Lleshi

Një shqiptar përfundoi në prangat e policisë franceze pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane. Në pranga përfundoi Erion Demaj, 30-vjeç, i cili u arrestua në afërsi të Lionit.

Ai kërkohej që prej vitit 2013, pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë shqiptarin Misard  Ganoshi  23 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në natën e 9 qershorit 2013 pas një grindje mes dy grupe shqiptarësh në një diskotekë në qytezën e Cervias në Itali. Shkak i grindjes është bërë ngacmimi i një femre.

I arrestuari Erion Demaj së bashku me vëllain e tij Emanuel Demaj,  e shqiptarët Emanuel Rrapi dhe Kastrioti Gjergj kanë organizuar tentativën e vrasjes ndaj shqiptarit G.M, 23 vjeç  në zonën Villa Selva në komunën e Forlisë në Itali.

Shqiptari Misard  Ganoshi u godit me pistoletë gjysmë automatike 7.65 në Milzë nga GJ. Kastrioti (Joti) por fatmirësisht mundi të mbijetojë.

Më pas të 4 autorët e krimit janë larguar nga territori italian drejt Shqipërisë në bordin e një automjeti Audi A3, përmes Kroacisë e Malit të Zi. Shqiptari Emanuel Rrapi është ende në kërkim e është dënuar në mungesë me 9 vjet heqje lirie./Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *