FOTO/ Pelikanët në Divjakë ruhen 24 orë

Saimir Lleshi

Ishulli i Pelikanit ndodhet në lagunën e Divjakës, në lartësinë rreth 0.5 m mbi nivelin e ujit.

Përbën një ishull interesant të formuar nga akumulimet e mbetjeve organike, në të cilin është formuar një ekosistem, ku dallohet një botë shumë e pasur bimore barishtore.

Në të bën folenë Pelikani Kaçurrel. Ai tashmë është rikthyer sërish në zonë dhe po riprodhohet.

“Ka pak ditë qe ne ishullin e pelikanit ka aktivitet te shtuar. Janë çiftet e reja që po përgatisin foletë,disa ndërtojnë, të tjerë çiftohen,por ka edhe disa qe kane filluar ngrohjen e vezëve.

Ne ia kemi bërë shërbimet, i çuam dru dhe barishte për foletë, kemi vendosur roje 24 ore për t’i ruajtur qetësinë. Shenjat duken të mira!”, shkruan faqja Administrata e Zonave te Mbrojtura-Qarku Fier. /Dita/

 

pel pelikan pelikanii pell pell1 pelli pellian

Share This Article
1 Comment
  • bravo ,bravo ,bravo !

    bie era shtet.jam i qarte se ka shume probleme qe shteti duhet te beje ,por kjo qe bejne per shpeset shtegtare,eshte teper e mbrekullueshme.

    me pare ,injorantet qe u kishte rene ne dore ndonji cifte apo arme tekie,nuk lane gje pa shfarosur.
    edhe nji here ,bravo !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *