Ja, kush e bëri masakrën e 4 Shkurtit në Tiranë

redaktor

Drejt fundit të janarit 1944, Mehdi Frashëri, me anën e Ali Klisurës, më thirri të shkoja në Tiranë.
Kur shkova në Regjencë, Mehdi Frashëri më propozoi të qëndroja në Tiranë si komandant i xhandarmërisë së rrethit me cilëndo gradë që të dëshiroja. Në atë rast e luta regjentin të më lejonte 5-6 ditë të mendohesha. Natyrisht, përdora këtë formulë për mos ta refuzuar aty, sy për sy, pasi një mision të atillë nuk doja ta dëgjoja dhe jo më ta përqafoja. Në Tiranë dëshiroja të qëndroja për të punuar për krijimin e “forcës së tretë”, por jo me ofiq dhe sidomos me atë të xhandarmërisë. Mirëpo kur arrita në Tiranë nuk pata vështirësi të konstatoja atë gjendje që edhe sot kur e kujtoj më rrëqethet mishi.
Në 2 shkurt (nuk kisha veç dy ditë që ndodhesha në Tiranë), kur dola në mëngjes nga hotel “Dajti” ku banoja, u ndodha përpara asaj gjëme dhe mynxyre, atij turpi dhe asaj nate të errët, atij veprimi kriminel që regjimenti “Kosova” kishte hedhur në një të dhjetën e popullsisë shqiptare, pasi Tirana në atë kohë numëronte më se njëqind e tridhjetë mijë banorë. Kuptohet vetvetiu se ajo panoramë e shëmtuar më tronditi nga thellësitë më të fundit të qenies time.
Ata diva djem, që në dejet e tyre qarkullonte gjak thjeshtësisht shqiptar, me ndjenja kaloreske, si mund të jenë bij të Kosovës sonë të robëruar, i kishin transformuar në bisha të egra dhe grabitqare udhëheqësit e tyre, si Ago Agaj që ishte përgjegjësi kryesor, si Xhafer Deva e të tjerë, deri tek komandanti direkt i atij njësiti, një pjellje e shëmtuar e familjes patriote Boletini të Mitrovicës., kolonel Bajazit Boletini, një shtazë me fytyrë njeriu, që nuk kishte asnjë respekt për jetët e të tjerëve…
Si thashë më lart, kur u çova në mëngjes dhe iu drejtova hotel “Berlinit” e të merrja rojet e mia personale që flinin në atë hotel, pashë një beratas që e njihja: po më afrohej me hapa të shpejtë, dhe me lot në faqe më shtriu dorën që i dridhej, duke më lutur të bëja diçka për të. Xhandarët e regjimentit “Kosova” i kishin marrë dhe zhdukur kamionetën e tij me pesëmbëdhjetë teneqe djathë që kishte në to. I thashë se nuk mund të bëja gjë, pasi edhe unë isha mysafir në Tiranë. Ajo punë më bëri të hiqja për një çast mendimin nga problemi politik që kisha vazhdimisht në kokë e të mendoja për veprimin arbitrar të atyre që vishnin petkun zyrtar, me të cilin dëshmonin se tutëlonin drejtësinë. Kur iu afrova hotelit “Berlin”, në afërsitë e tij u përhap lajmi me një tmerr tamam sikur të ishte duke ardhur ushtria e Xhenxhis Khanit, që tmerrohej popullsia aty ky shkelte, pasi pashë burra e gra të tmerruar që bridhnin në pikë të vrapit pa drejtim. Me qenë se ajo skenë makabre më tërhoqi vëmendjen, e ndërrova dhe unë drejtimin tim nga ai i hyrjes së hotelit dhe iu drejtova asaj ane nga e cila ishte dhënë lajmi, për të parë se ç’ngjante në atë mëhallë. Djemtë e dashur dhe të shtrenjtë të Kosovës së dhembur, të transformuar në bisha të egra nga vepra e turpit e kryetarëve të tyre, kishin rënë si ujqër në kope të dhenve dhe, ashtu, me pretekst kontrollin, gjoja për të mbrojtur Tiranën dhe popullsinë e saj nga aksionet komuniste, pa pikën e pendimit, të frikës apo të turpit, po e plaçkitnin atë mëhallë, duke përvetësuar me përdhuni çdo gjë që ishte e vlefshme. U betohem se shumë grave u hiqnin nga veshët dhe nga gishtërinjtë e duarve vëthët dhe unazat.
Ajo skenë më tërboi, aq sa u betohem, u betohem në nderin e së Vërtetës se aty, dhe në atë çast, vendosa të pranoja propozimin që më bëri regjenti Mehdi Frashëri, vetëm për të shpëtuar popullsinë e Tiranës nga tmerri, nga gjëma, nga veprimi i turpshëm, nga ndyrësia ekstreme, nga çnderimi i papërshkruar e nga nata e errët në të cilën ai regjiment kishte zhytur popullin e kryeqytetit.
Nëse ka një vepër në të gjithë punën time që kam zhvilluar në fushën kombëtare, të çoj ballin lart me mburrje e të thërres me zë të lartë se kam bërë një vepër atdhetare, kjo është çështja e largimit të regjimentit “Kosova” nga Tirana.
Nëse populli i Tiranës, me të dhe ai i Shqipërisë mbarë, nuk duan ta njohin e ta pranojnë atë vepër si një nga episodet historike që më ngreh lart si një figurë e pastër dhe atdhetare, të më lejojnë të them se ata e meritonin atë çnderim që u perpetronte ai regjiment dhe që unë bëra shumë keq që i shpëtova nga ajo skëterrë.
Përpara asaj skene aq shtazore, u betohem prapë se nuk do të kisha hezituar t’ia nisja pushkës kundra atyre, megjithëse nuk bëja ndonjë punë të madhe me atë sakrificë supreme, pasi në atë çast isha krejt i vetëm, po të mos më kishte ndalur arsyeja se së shpejti do t’i shkulja nga Tirana pa sakrifica të mëdha. Pas 5 ditëve shkova në Regjencë dhe i thashë Mehdi Frashërit se pranoja barrën që ai më kishte propozuar ta merrja mbi shpinë, natyrisht për ta shpëtuar Tiranën nga një rrebesh tjetër si ai i 4 shkurtit.
-Po, i thashë, jam gati të vihem nën dispozicionin tuaj, pasi u konsideroj një nga atdhetarët më të mirë sot gjallë e, nga ana tjetër, pasi Tirana ka nevojë për një dorë të fortë për ta shpëtuar popullsinë e saj, jo nga komunizmi, por nga vepra kriminele e antikomunistëve, …nga antikomunizmi kusar dhe shtazor, por vetëm më një konditë…
Nuk më la të shfaqja mendimin tim dhe më tha:
-Me qenë se kam krejt besim tek ti, nuk është nevoja të vesh asnjë konditë.
Atëherë, i thashë se grada ime ishte e shokëve të mi të kursit të Akademisë Ushtarake, Kapiten i klasit të parë.

Nata e Shën Bartolomeut në 4 shkurt 1944

Në mos gabohem, në 3 shkurt erdhi Kadri Cakrani nga Berati e të nesërmen dy komunistë shtinë dhe vranë një nga rojet personale të Kadriut si dhe xhajën e Xhafer Devës. Nga ai aksion komunist u bë ajo kasaphanë atë natë që iu kushtoi jetën më tepër se shtatëdhjetë personave të pafajshëm.
Në atë masakër nuk kam pjesë, pasi komandën e xhandarmërisë së kryeqytetit e mora më 13 shkurt. E, në sa i takon asaj çështjeje, kam dëgjuar se edhe qeveria e Tiranës e regjimit të sotëm nuk më ka akuzuar. Atë gjak e bëri regjimenti “Kosova”, i urdhëruar nga ministri i Brendshëm Xhafer Deva, në bazë të një liste përgatitur për të gjatë ditës në bashkëpunim me Ballin Kombëtar. Ministrit të Brendshëm, Xhafer Devës, njësiti komunist i vrau xhaxhain dhe komandantit të përgjithshëm të Ballit, Kadri Cakranit, i vrau një nga shërbëtorët e tij. Meqenëse Tirana ishte stan pa qen, Kadri Cakrani dhe Xhafer Deva ishin të mjaftueshëm të bënin atë masakër që bënë.
Sidoqoftë, dua të theksoj se shumë persona u vranë atë natë me pretekst si hakmarrje kundra komunistëve, kurse në të vërtetë shumëkush u vra për llogari personale, si, për shembull, Tahir Zajmi vajtonte djaloshin intelektual Ramiz Trenin duke akuzuar Xhelal Mitrovicën se e vrau thjeshtësisht për inate personale.
Masakrën e 4 shkurtit e bëri Xhafer Deva me Kadri Cakranin, që do të thotë qeveria nga një anë, megjithëse Rexhep Mitrovica, kryetari i qeverisë, jo vetëm nuk pati dijeni mbi përgatitjen dhe kryerjen e asaj vepre të shëmtuar, por të nesërmen deshi të jepte dorëheqjen, dhe, në tjetrën anë, Balli Kombëtar.
Mehdi Frashëri u hidhërua tej çdo kufiri, por ç’mund të bënte për atë krim të kryer? Ai kishte rënë në një gjendje shumë të keqe, qoftë me Ballin, qoftë me qeverinë, eksponentët e të cilëve ishin lidhur shumë ngushtë me gjermanët.
Sa për mua, nuk kam pjesë në atë masakër, pasi në Tiranë në atë kohë isha vetëm mysafir e nuk isha as me Ballin, as me qeverinë, pasi komandant i Tiranës u bëra në 13 shkurt 1944. Punë fillova të nesërmen, në 14 shkurt. Dhe posa fillova punë, e para gjë që bëra, dhashë urdhër, them dhe e përsëris, dhashë urdhër, megjithëse atyre që u dhashë urdhër nga gradat dhe ofiqet ishin shumë më lart nga unë, që regjimenti “Kosova” të mos përzihej as në punën më të vogël në Tiranë, përndryshe kisha për t’i qëlluar pa asnjë kursim edhe pse në zemrën time ata ishin vëllezërit më të dashur dhe më të dhembsur, si shqiptarë të robëruar. E nuk mjafton, por u thashë atyre që atë regjiment e quanin si fuqi personale të tyren, ta largonin nga Tirana brenda javës. Pasi nuk pati udhë tjetër, brenda asaj kohe ai regjiment la Tiranën.
Ago Agaj, që kishte disa llogari të vjetra personale për t’i rregulluar me disa në krahinën e vet, e çoi regjimentin “Kosova” në Vlorë dhe krahinat përreth, mirëpo rregullimin e atyre llogarive e volli dhe e volli keqas pa shkuar një kohë e gjatë, pasi, pse, pas nisjes së tij në mërgim, në Tiranë i vranë babën, Shero Eminin. E, për t’i paguar Agua krimet dhe llogaritë personale që kreu me anën e Regjimentit Kosova, po ai që i vrau babën, doli jashtë si i mërguar, natyrisht pasi Agua i kishte përvëluar shpirtin, pasi i kishte vrarë të vëllanë, i ra Agos dhe e plagosi rëndë në Reggio Emila të Italisë.
Këto janë atdhetarizmat e nacionalizmit shqiptar!
Patjetër kush këndon këto episode, çuditet kur sheh si protagonist Ago Agajn si protagonist në çështjen e regjimentit “Kosova”.
Dhe ja si qëndron puna:
Ago Agaj si “deutsche kultur” nuk pati sukses pranë italianëve kur na u bënë sundonjës në vatër. Në 1941, ku Gjermania mësyu dhe shkatërroi Jugosllavinë, e la Malin e Zi, Kosovën dhe Metohinë nën influencën italiane, mirëpo në anën e vijës gjermane kishin mbetur edhe toka shqiptare, si Mitrovica e të tjera krahina. Mitrovicarët shqiptarë, për të mos ndenjur nën administratën serbe, u çuan dhe formuan, ose më mirë të themi proklamuan Mitrovicën e të tjera toka si “autonome”, duke u shkëputur nga administrata serbe, natyrisht nën pushtimin gjerman. Ago Agaj i “deutsche kultur” vrapoi me të shpejtë në Mitrovicë dhe atje, meqenëse është dinaku më i përsosur për të ngatërruar e korkolepsur punët më keq, rregulloi dhe çrregulloi, bëri dhe ç’bëri ç’i erdh për dore. Aktiviteti i tij do të ishte kufizuar vetëm në Mitrovicë po të mos kishte kapitulluar Italia. Pas kapitullimit të Italisë, gjermanët erdhën dhe pushtuan dhe Shqipërinë. Kështu në atë rast edh “deutsche kultur”-ët e Mitrovicës: Xhafer Deva, Rexhep Krasniqi, Xhelal Mitrovica, Rexhep Mitrovica e shumë të tjerë e, natyrisht, me ta dhe Ago Agaj erdhën në Tiranë. Me qenë se ky i fundit nuk donte të vinte në Tiranë vetëm më pendën në xhep, por me një fuqi që t’u imponohesh atyre që mund ta rivalizonin, ai bashkë me mizat e asaj qeverie të vogël të Mitrovicës erdhën dhe u ngulën në Tiranë dhe formuan qeverinë nën regjentin Mehdi Frashëri, duke prurë me vete dhe regjimentin që kishin formuar dhe organizuar në Mitrovicë.
Siç shihet, regjimenti “Kosova” është pjellë e gjenialitetit të mbrapshtë të Ago Agajt.

(Fragment nga kujtimet historike të Xhelal Staraveckës, shkruar në Paris 1966 (botimet “Naimi”)

Share This Article
17 Comments
  • Si mundet qeverija te leje ne harrese kete dite terrori nndaj popullates tiranase !
    Si mund te lejohet te vazhdoje te qendroje edhe sot i pandeshkuar krijesa shqiptare qe guxoi te hiqte emrin e rruges “deshmoret e 4 shkurtit” dhe ta zevendesonte, jo pa qellim, me emrin e nipit te xh. Deves, qe ishte protagonisti i krimit.

    • Kopilja e Kominternit sllav dhe jugosllaveve me emrin PKSH lindi per te qene kunder kombit shqiptar. Xhihadistet komuniste qe shkuan ne luften e Spanjes me 1936-1939 dhe ato qe mbeten gjalle u kthyen me mision nga Kominterni sllav ne vendet e origjines.

      • O Selvije,o DOBICE e internimit,o prostitute qe me nje kallep sapuni Rrogozhine e jepje PANINEN brigadierit!
        Qelbesirat si ty nuk e njollosin dot PKSH-ne,kete udheheqese te LAVDISHME te LUFTES NACIONAL-CLIRI*MTARE ,me MADHESHTOREN ne historine mijravjecare te popullit shqiptar!
        Ne se PKSH do ta kishin krijuar titistet,si mundet qe ENVER HOXHA u tregoi vendin qe ne vitin 1948 e deri sa vdiq???
        Keni hallin tuaj o kalbesira te ndyra se tere jeten u cfilitet duke ju sherbyer reaksionit anti shqiptar per te permbysur pushtetin popullor por i…HENGRET MUNE!!!
        Kishte CECUA bicak atehere dhe diversantet e spiunet kapeshin sa hynin ne kufirin shteteror si minjte ne cark dhe merrnin si shperblim PLUMBIN PAS KOKE!!

  • Ah mor Fero… Per cilen qeveri e ke fjalen.?
    Per ate demoshkerthatesine qe ka 25 vjete qe sundon Shqiperine?
    Po a nuk e di zotrote se Basha, eshte nipi Xhafe Deves?

  • TURPI I MBULOFTE Erion Veliajn dhe Edi Ramen qe derdellitin per MASAKREN E 4 SHKURTIT dhe nuk SHPORRION TABELEN E NIPIT TE KRYE KRIMINELIT Xhaferr Deva qe zevendesoi emrin e rruges “4 SHKURTI”!
    Keni frike se zemerohen fashistet e Kosoves??
    Ja pra ky eshte TURPI i juaj!

    • Pusho mi ti ngordhje qelbur , vetem duke shpifur ngele. Shiko njihere surrane ne pasqyre pastaj hajde ketu te heqesh breket e tua e ti vesh ne koken tende…..

      • O Selvije,o DOBICE e internimit,o prostitute qe me nje kallep sapuni Rrogozhine e jepje PANINEN brigadierit!
        Qelbesirat si ty nuk e njollosin dot PKSH-ne,kete udheheqese te LAVDISHME te LUFTES NACIONAL-CLIRI*MTARE ,me MADHESHTOREN ne historine mijravjecare te popullit shqiptar!
        Ne se PKSH do ta kishin krijuar titistet,si mundet qe ENVER HOXHA u tregoi vendin qe ne vitin 1948 e deri sa vdiq???
        Keni hallin tuaj o kalbesira te ndyra se tere jeten u cfilitet duke ju sherbyer reaksionit anti shqiptar per te permbysur pushtetin popullor por i…HENGRET MUNE!!!
        Kishte CECUA bicak atehere dhe diversantet e spiunet kapeshin sa hynin ne kufirin shteteror si minjte ne cark dhe merrnin si shperblim PLUMBIN PAS KOKE!!

      • Bravo ilirjana b….tha,se po shkruan pasi ke hequr breket!
        Here tjeter ver mend se nuk komentohet pa breke!
        Apo keshtu je mesuar ne internim,qe rrije pa breke,qe te ishje gati prane mullarit me brigadierin?

  • Dhe kush shkruan per Masakren e 4 shkurtit,ky krimineli dhe tradhetari i LANC-it qe ka vrare qindra partizane me doren e tij tradhetare,ndermjet te tjereve HEROIN E POPULLIT AJET XHINDOLE!

  • Po shkruani për masakrën komuniste të tetor-nëntorit 1944, se Gogo Nushi thotë që janë pushkatuar 100 veta nëpër shtëpi dhe asnjëheri nuk e meritonte të vritej. Apo janë të djathtë ato, janë armiq? Dhe një lutje: botoni lista me këta 84 të vrarët e 4 shkurtit njëherë. Pse nuk bëhen as 30 këta, përfshi dhe serbët dhe malazezët për të cilët keni mjaft dobësi.

    • Kush je ti more qen i zgjebosur qe kerkon listen e te pushkatuarve nga kriminelet balliste?
      Kete liste kerkoja babait apo xhaxhait tend kriminel,qe spiunoi emrat e te gjithe tiranasve qe u vrane tek dera e shtepise!
      Mos do qe te besh homazh ne varrezat e tyre apo te duhen per te na care trapin ketu???
      Ti,po qe i zoti justifiko pjesmarrjen e krimineleve Cakrani,Deva,Mulleti,Staravecka ,etj,qe organizuan masakren pastaj kerko listen e te vrareve!
      Ti si kelysh bastard me siguri je ne listen e te internuarve te dikurshem dhe qe nuk ke asnje shkolle,se aq tru ke!
      Te fala mamase ,motres dhe kushurirave te tua qe e nxorren buken e gojes ne internim ne RREZE TE MULLAREVE te kooperatives apo fermes!
      Te fala edhe brigadierit dhe policit te zones qe ju hoqi NJOLLEN NE BIOGRAFI!!
      Kontrolloi nga poshte se me siguri do ju jete hequr NJOLLA!!!

    • Ti artan vlora ben mire e na shkruaj per MASAKRAT E SHUMTA QE KA BERE krimineli Xh.Staravecka pasi tradhetoi LUFTEN NACIONAL-CLIRIMTARE dhe u bashkua me gjermanet!!!

  • Per Feniksin- ta sh…. nenen “NIPI I KRY KRIMINELIT” po qfare ka te bej i Rugova me Xh.Deven, jo qe nuk kane asgje te perbashket ne aspektin farefisnor por gjyshi dhe babai i I.Rugoves ishin kundra Deves. E kuptove o derr enverist.

    • O kelyshi serb iliri!
      Qe je DERR nuk ta them,se derri eshte kafshe me vlere!
      Por ti je GELBAZE TUBERKULARE qe te RENTE KANCERI,se nuk je shqiptar!
      Rugova ishte ARMIKU i Kosoves,njelloj si maloku serb Sali Berisha!

      Ju kosovaret e keni pastur zakon qe te paren gje qe benit ishte te SPIUNONIT tek UDB-ja per vellain,komshiun etj!
      Kete pune vazhdoni te beni edhe tani!
      Rugova ka qene nipi i kriminelit Xhaferr Deva dhe ykete e vazhdoi duke i sherbyer Milloshevicit kur UCK-ja luftonte kunder serbeve!
      Gjyshi dhe babai i Rugoves jo vetem nuk ka qene kunder kriminelit Deva,por kane bere edhe vete krime!
      Kush e krojoi DIVIZIONIN NAZIST “SCANDERBEG” ne Kosove,ne nje kohe qe e gjithe Europa luftonte kunder tyre???

      • Kelysh te serbeve jane te gjithe ata qe u vellazeruan me Svetozar Vukmanoviqet, Miladin Popoviqet, Aleksandar Rankoviqet, Dushan Mugoshet…

        • O Mollos apo mullaqe trapi! Qe je nje hajvan me brire te njoh nga budallalleqet dhe qenlleqet qe zhgarravit ne kete forum. Por jo vetem kaq. Ti dhe gjithe kelyshet bastard te kolaboracionisteve jeni gati te quani dhe mamane tuaj kelyshe serbe, nese ajo do te guxoje te thote te verteten ndonjehere se ti apo dhe shoket e tu jeni produkt i ngjizjes me pushtuesit nazifashiste. Ti mor qen e bir qeni, nuk mund te fyesh kontributin internacionalist ndaj luftes nac.-çl dhe udheheqjes se saj te dy figurave politike , vetem pse ata ishin shetas serbe. Nuk mund te konfodosh ti mor mistrec koqovar dhe mize e bythes se kalit kontributin e tyre me kriminelin Aleksander Rankoviç.

          • Cka te te them ty? Ta kthej me te njejten menyre, me fyerje dhe sharje nuk mundem sepse, per fat te mire kam pasur prinder qe me kane mesuar dhe edukuar qe te mos jem si soji i yt qe ne pamundesi te nje replike te qyteteruar perdore fjale te nje rrugaci.
            Svetozari, Miladini, Aleksandri, Mugosha me shoke dhane kontribut shume te madh per vendet e tyre. Kontributi me i madh i tyre ishte ndezja e luftes vellavrasese ne Shqiperi.Kontributi i tyre ishte zgjedhja e idiotit Enver per udheheqes te Shqiperise dhe katandisja e saj ne diktature.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *