Aktori, Sylvester Stallone, i është rikthyer kujtimeve teksa ka postuar një foto të filmit të tij të 1976-s, Rocky.
Sipas “Daily Mail”, 69-vjeçari ka postuar tre foto bardh e zi, që tregon xhirimet e filmit të karakterit të tij, Rocky Balboa.
Siç shihet, një nga fotot tregon Rocky-n teksa lufton në Ring me Apollo Creed, të luajtur nga aktori Carl Weathers.
“Rikthim pas! Rocky versus Apollo Creed! 1976… një nga fotot e mia të preferuara”, shkruan Sylvester.
“Ju tregoj ca foto të rralla në prapaskenë…. pata një fizik të mirë që ishte shumë mirë për filmin”, shton Stallone.
Ndërkohë, një tjetër foto tregon Stallonen me bashkëaktorin Burgess Meredith, dhe Weathers në sfond. Fotoja e tretë tregon operatorin e kamerës dhe arbitrin që kërkon të ndajë kundërshtarët në ring.

