Qeveria vendim të ri për tregtimin e gazit

Saimir Lleshi

Shpërthimet nga bombolat e gazit janë kthyer në një problem të madh duke marrë shumë jetë njerëzish në vendin tonë. Megjithëse ligjet dhe vendimet për rregullojnë kushtet e sigurisë nga tregtimi dhe përdorimi i gazit janë, por ato zbatohen në mënyrë të pjesshme, qeveria ka shpërndarë për konsultim në dhjetor te grupet e interesit një VKM të re për “Përcaktimin e rregullave te tregtimit dhe përdorimit të sigurt te GLN”.

VKM detajon rregullat e tregtimit te gazit te lëngshëm te naftës (GLN) midis operatoreve te tregut (modeli i tregut) dhe ka fokus kryesor rritjen e sigurisë gjate tregtimit dhe përdorimit te GLN ne te gjithë hallkat deri tek konsumatori fundor.

Instalimi i pajisjeve për shfrytëzimin e GLN në ambientet tregtare dhe familjare do të realizohet nga persona të certifikuar. VKM detyron shoqëritë e tregtimit me shumicë të jenë të detyruara të mbajnë një regjistër në format shkresor dhe elektronik për bombolat e GLN. Gjithashtu vendimi ka rregulluar çështjen e transportit të bombolave.

Vendimi përfshin detyrimin për zbatim e urdhrit të Ministrit Nr. 184, datë 05.07.2015 “Për miratimin e kushteve teknike dhe normave të projektimit për impiantet dhe instalimet që shërbejnë për transportimin, depozitimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”.

Vendimi i qeverisë parashikon që shoqëritë e tregtimit me shumice, duhet të instalojnë brenda një periudhe 12 mujore, një sistem i cili bën të mundur ndjekjen dhe raportim në kohe reale të çdo bombole të mbushur prej saj.

Nga ana tjetër shoqëria e tregtimit me shumicë të GLN duhet të disponojë certifikatat origjinale të konformitetit përpara mbushjes se bombolave të GLN. Po kështu vendimi parashikon dhe përfshirjen e stacioneve të shitjes së karburanteve në rrjetin e tregtimi me pakicë të GLN në bombola. /DITA/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *