Teksa vitin e shkuar u miratua me shumë bujë e me shumë ndërhyrje ndërkombëtare ligji për dekriminalizimin, duket se u harrua zbatimi i tij. Ligji duhet të niste zbatimin që nga muaji janar. Megjithatë, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu nuk e ka harruar.
Ai po zhvillon këtë të premte takime në ndërtesën e Kuvendit të Shqipërisë me deputetë të mazhorancës dhe opozitës duke kërkuar pikërisht zbatimin e ligjit. Pritet që shumë deputetë të lënë mandatin për shkak të së shkuarës së tyre kriminale.
Mësohet se ambasadori Lu po zhvillon takime me deputetët Luan Rama nga LSI-ja, Taulant Balla nga Partia Socialiste dhe Oerd Bylykbashin nga Partia Demokratike.
Ky i fundit është një nga hartuesit e ligjit. Ligji u miratua me shumicë votash nga mazhoranca dhe opozita, ndërsa solli edhe ndryshime kushtetuese. Ligji parashikon largimin nga të gjitha funksionet publike të zyrtarëve që kanë precedentë penalë.
Sipas një njoftimi të Partisë Demokratike, me kërkesë të kryetarit të Komisionit të Dekriminalizimit, Oerd Bylykbashi, ekspertë të ambasadës së SHBA bënë sot një prezantim të praktikave më të mira ligjore të përdorura nga agjencitë qeveritare të Shteteve të Bashkuara, për të verifikuar figurën e politikanëve dhe zyrtarëve shtetërorë.
“Prezantimi i sotëm është një ndihmë e çmuar në punën që po bëhet për përgatitjen e akteve nënligjore për zbatimin e plote dhe rigoroz të ligjit të Dekriminalizimit, dhe është tregues i qartë i vëmendjes dhe interesit që SHBA tregojne për një zbatim të suksesshëm të këtij ligji të rëndësishëm, dhe pastrimit të politikës dhe institucioneve nga individët me rekorde kriminale që janë zgjedhur apo emëruar në funksione publike”, thuhet në njoftim.
Partia Demokratike falenderon Ambasadorin Lu dhe ambasadën e SHBA për asistencën dhe mbështetjen në këtë proces të rëndësishëm dhe konfirmon angazhimin për ta çuar deri në fund procesin e dekriminalizimit qe ajo nisi më shumë se dy vjet më parë. /Dita/

I nderuar Ambasador Lu!
Deri tani me qe kemi mbetur jetim jeni shpresa e vetme qe nepermjet kembnguljes suaj e shtetit qe perfaqesoni te na hapet nje shteg per te gjetur driten.
Jeni zeri yne qe nuk kemi privilegjin te flasim se pushteti ka mbyt cdo fryme te lirise sone deri ne at pike sa edhe ne banjo edhe kur fleme na pergjojne.
Dronet te ne perdoren per funksione te mirpercaktuara,kemi plot vende qe rrahen rradhe ku grerezat kane bere folete e tyne. As detin s,e kemi me tonin sepse na vizitojne shpesh peshkaqene te medhenj qe me te dale drita fshihen nendet. Per shkak te varferise qellon qe s,kemi drita e fiken radaret.Por ne kemi edhe nje trabsport tjeter pa dogane me kale e mushka.Rruget e rrugicat tona pas mesnate gumezhijne nga te qeshurat histerike qe prostitutave qe pervec mishit te bardhe mbajne me vete edhe miell te bardhe dukepermbushur misionin e tyre corodites. .Ne i kemi liberalizuar keto skuta,vende, mjete e njerez deri ne at pike sa as nata s,eshte me e jona ne paqe
.Hapni nje adrese tuajen ku publiku te kete mundesi te tregoje me mijra fakte se cndodh afer shtepise se tij, ne lagjen e tij , ne punen e tij
.NE SERIOZISHT E ME SHUME SE KURRE KEMI NEVOJE PER NJE KATARSIS SHOQEROR E POLITIK TE ATIJ NIVELI QE GJITHCKA QE U GRABIT KETO 25 VJET T,I KTHEHET KETIJ SHTETI TE KANCERUAR DERI NE VDEKJE NGA E KEQJA.
I nderuar ambasador kur nje qytetare ju sheh ne rruge e ju therret ne emer se ka nevoje te bisedoje me ju,lerini rregullat e sigurise dhe pranojeni se i keni bere nje sherbim te madh ketij populli.
Shresa asht ne Zotin e ne njerezit largpames e vullnetmire, qe duan sa jeta e tyre qe ky vend te behet!
Nje verejtje dashamirese: Kujdes nga krokodilet se kane marifete te pafundme korruptimi sa askujt nuk mund t,i shkoje ne mendje.Mbeshtetu te populli qe s,ka as nje dreke me ta sherby falas por zemren e dashamirsine e pafundme!
Ne pritje, ne shprese per vendin tim te mjere.
gruaja qe ju thirri ne emer te Gjykata e Apelit ne Shkoder.