Pista e parë për shpërthimin në Bathore

Saimir Lleshi

Nga hetimet e para rezulton se shënjestër e eksplozivit gjatë natës së shkuar në Bathore ka qenë lokali i shtetasit Xhelal Daci.

Ky shtetas është babai i Elson Dacit, i arrestuar në dhjetor të vitit të shkuar si autor i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve Kolaveri.

Ngjarja ka ndodhur po në Bathore. I riu u arrestua disa ditë më vonë në një hotel në autostradë. Ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen. Nga shpërthimi në lokal pati vetëm dëme materiale. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *