Gjithnjë opozitar me PS, por… asnjë kontribut

redaktor

Më bën përshtypje roli i Ben Blushit në Partinë Socialiste, gjithmonë opozitar e kritik ndaj kësaj partie, edhe kur ishte në opozitë, edhe tashti që është në qeverisje. Nuk kam gjë kundër kritikave dhe oponencës që ai bën ndaj qeverisjes socialiste, sepse është gjëja më e lehtë që mund të bësh në jetë, por Ben Blushi harron që është pjesë e kësaj partie dhe e kësaj mazhorance të votuar nga 1 milion shqiptarë. Që nuk je zgjedhur pjesë e kësaj qeverisje, ndoshta nuk është faji jonë si elektorat, por që për inat të kësaj dhe egos tënde të sëmurë të sulmosh PS deri në atë pikë sa të harrosh fare zgjedhësit e tu… Ke 30 muaj që je zgjedhur deputet dhe nuk ke ardhur një herë të bësh takim me elektoratin tënd. Atëherë, me ç’të drejtë morale bëhesh opozitar jo vetëm me qeverisjen socialiste, por edhe me zgjedhësit e zonës tënde, ku ti dole deputet? Po ti Ben Blushi në emër të kujt e more votën dhe u zgjodhe deputet, në emër të kujt programi? Atëherë po të jap një këshillë, përpara se të përballesh në Kuvend apo në konferenca shtypi dhe intervista, hajde dhe përballu me elektoratin tënd, të shikosh ku je me veten tënde, çfarë mendojnë njerëzit e elektoratit tënd për ty e punën tënde si deputet, ndaj besimit, respektit apo konsideratës ndaj mandatit tënd si deputet apo si politikan.

 

Letër e nënshkruar,

Bujar Cani

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *