Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
Dje më bëri përshtypje një zonjë e kurdisur me çelës lodrash që foli për disa minuta rresht për Lula të vecërr e për “trishtimin” migjenian që ndjente “në shpirt”. Së pari, pamja e saj nuk ta jep përshtypjen që e ka përjetuar ndonjëherë Lulin. Nuk jam i sigurt për cilin Lul e kishte fjalën. Lul Bashën apo Lulin e qytetit të veriut. Gjithsesi zonja në fjalë nuk ka informacion të saktë ose është naive në ato që thotë. Për sqarim duhet t’i them që Luli i Migjenit ishte pjellë e një regjimi anti popull të paktën 20 vjeçar. Luli i vocërr nuk krijohet për 2 vjet. A ndjen zonja “sentimentale” se ka përgjegjësitë e veta në këtë krijim? Në rast se çelësi kurdisës imponon të thuash broçkulla, unë mendoj se njeriu ka një “amor proprio” që e bën të respektojë vetveten. Profeti
