“Në Byro nuk duhet të ketë gisht askush”

Saimir Lleshi

Partia Demokratike kërkon me ngulm miratimin e draftit për Byronë e Hetimit. Kujtojmë se kjo parti e çoi në Gjykatën Kushtetuese draftin e parë të miratuar nga mazhoranca.

Në një dalje publike, vetë kryetari Lulzim Basha tha se drafti i ri është hartuar nga ekspertët amerikanë, duke shtuar se Edi Rama ka frikë nga hetimi i korrupsionit në nivele të larta.

Ndryshe nga qëndrimi për reformën në drejtësi, Partia Demokratike thotë se ngritja e Byrosë duhet të bëhet me votim të thjeshtë. Sipas Bashës, nuk janë të nevojshme ndryshimet kushtetuese.

“Edi Rama ka frikë nga hetimi i korrupsionit në nivele të larta, dhe gjithçka tjetër është një farsë. Është absurde të presim më tej, kur jemi rakorduar për këtë dhe kjo nuk kërkon as ndryshim në Kushtetutë, po mund të implementohet sipas sugjerimeve të ekspertëve amerikane dhe të Venecias. Shpreh dhe një herë gatishmërinë për të votuar në Kuvend këtë version përfundimtar të draftit të rakorduar me sugjerimet e Venecias dhe për t’i hapur rrugë themelimit të Byrosë dhe nisjes pa vonesë të hetimit të korrupsionit”, tha Basha.

Në seancën e së enjtes, kreu i Kuvendit Ilir Meta i kërkoi opozitës që të sillte draftin, pasi sipas tij nuk kishte një klauzolë të tillë, por Basha thotë se është e pakuptimtë dërgimi i draftit nga opozita për shkak se ajo nuk i ka votat e nevojshme.

“Lojë fjalësh, të gjithë e dini që nuk kemi vota ta kalojmë këtë nismë në parlamentin aktual. As qeveria Rama sot, e as e imja nesër nuk duhet të kenë gisht në Byronë Kombëtare të Hetimit, po tua delegojmë autoriteteve që Kushtetuta i ka besuar hetimin dhe në këtë rast një grupi me trajnim të posaçëm”, tha Basha. /Dita/

 

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *