Vjollca e Top Channel fiton gjyqin e parë ndaj aksionerëve

Saimir Lleshi

Aksionerët e televizionit Top Channel janë përfshirë në gjyqe midis tyre.

Pronarja kryesore Vjollca Hoxha ndodhet në gjyq me ortakët e saj për shkak të shkarkimit të drejtorit të përgjithshëm Enkel Joti vitin e shkuar.

Ajo ka fituar procesin e parë gjyqësor ndaj ortakëve, ndërsa synon të marrë plotësisht në dorë frenat e televizionit në fjalë.

Vjollca Hoxha është bërë drejtuesja e televizionit dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi tek dy ortakët e tjerë, të cilët e hodhën në gjyq.

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pezullojë vendimin e ortakëve që shkarkonin nga detyra zonjën Hoxha. Por, proceset gjyqësore nuk përfundojnë këtu.

Vetë familja Hoxha dhe vajzat e saj kërkojnë të rimarrin aksionet e televizionit që i kishte dhuruar bashkëshorti dhe babai i ndjerë i tyre, Dritan Hoxha. /Dita/

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *