Një shtetas është zhdukur pa gjurmë që prej ditës së djeshme.
Rasti regjistrohet në Mallakastër ku familjarët denoncojnë zhdukjen e 43 vjeçarit Lavdosh Avdulaj, banues në fshatin Ninësh.
Ata kanë humbur kontaktet që prej mesditës së ditës së djeshme.
“Dyshojmë për rrëmbim, pasi ai u zhduk rreth orës 01:00. Në këtë orë pashë të largohej një makinë. I kërkojmë policisë të zbardhë ngjarjen”, thotë babai i 43-vjeçarit.
Pas denoncimit të familjarëve të Lavdosh Avdulaj, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. /Dita/
