Cani: Nuk do të ketë rritje taksash

Saimir Lleshi

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka zhvilluar disa takime pune në Qarkun e Korçës. Takimin e parë, Cani e ka zhvilluar me Shoqatën e Biznesit të Vogël të Shqipërisë.

Në këtë takim, midis të tjerash, Cani bëri të ditur angazhimin e ministrisë së Financave për të hartuar, mundësisht brenda muajit korrik 2016, paketën e re fiskale që shoqëron buxhetin e vitit 2017.

“Ne synojmë që, pasi të kemi miratuar paketën fiskale të vitit 2017, gjatë verës (deri diku nga fundi i muajit tetor), të ketë mbaruar e gjitha paketa dhe aktet nënligjore, në mënyrë që biznesi të ketë kohë të mësojë dhe ta dijë se cilat janë ndryshimet që hyjnë në fuqi në 1 janar 2017”, tha Cani.

Ministri shpjegoi se nuk bëhet fjalë për taksat. “Rritja e taksave nuk është më në axhendën e qeverisë, por mund të ketë rregullime, (dhe për këtë kërkojmë ndihmën tuaj), kryesisht do të jenë masa administrative, rregullative, organizative, që do përmirësojnë klimën e biznesit. Ndaj jemi të hapur t’ju dëgjojmë që tani”, tha ministri Cani. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *