Zhvillimet e fundit politike kanë detyruar edhe partitë e Bamir Topit dhe Kreshnik Spahiut të ndryshojnë strategjinë elektorale duke nisur të diskutojnë për hyrjen në zgjedhje në një koalicion të përbashkët. Gjatë ditës së djeshme ish-presidenti dhe ish-nën kryetari i KLD-së kanë qëndruar së bashku në një nga baret e Tiranës për të diskutuar formën e bashkëpunimit. Burime nga takimi për gazetën “DITA” bëjnë me dije se Topi dhe Spahiu kanë nisur seriozisht formimin e Polit të Tretë që tashmë iu takon atyre pas futjes së LSI në koalicion me Partinë Socialiste. Sipas të njëjtave burime bëhet me dije se është rënë dakord që AK dhe FRD do të jenë së bashku në zgjedhjet e 23 qershorit dhe do të tentojnë të afrojnë sa më shumë parti. Afrimi i FRD-së me AK-në heq mundësinë që Vangjel Dule të futet në koalicion me Topin çka do t’i prishë punë partisë së ish-presidentit për ruajtjen e votave pasi nuk ka komisionerë.
Poli i Tretë
Ajo që mësohet nga FRD dhe AK është fakti se Kreshnik Spahiu është takuar me disa nga kryetarët e partive aleate të Partisë Socialiste të cilët janë të zhgënjyer me koalicionin PS-LSI. Spahiu ka zhvilluar takim me Skënder Gjinushin, Paskal Milon, Petro Koçin dhe Preç Zogajn. Tema e diskutimit ka qenë futja në zgjedhje në një koalicion që të jetë mes PD dhe PS. Krerët e partive të majta ende s’kanë vendosur pasi kanë kërkuar kohë që të bëjnë paraprakisht edhe një takim me Edi Ramën për të parë mundësinë e gjetjes së gjuhës së përbashkët. Konfirmimin për krijimin e Polit të Tretë e jep dhe funksionari i lartë i FRD-së Afrim Krasniqi. I kontaktuar nga “DITA” Krasniqi thotë se aleanca e re do jetë mbi të gjitha një koalicion vlerash për të kundërshtuar politikën aktuale. “Për 1000 arsye sot është koha për një front politik, civil, qytetar kundër sistemit abuziv, korruptiv, kërcënues, fyes, amoral dhe personal të Sali Berishës, Edi Ramës dhe Ilir Metës. Është koha për Polin e Tretë, koha për akte e veprime konkrete. Për t’i dhënë shans atyre që shohin fatin e shtetit dhe demokracisë tej karrigeve personale të këtyre 3 individëve; për të ofruar një alternativë mbi vlera morale, qytetare; për të rikthyer shpresën se ky vend mund të bëhet dhe se jo gjithçka është e baltosur dhe e pashpresë; për të krijuar garancinë politike se më 24 qershor asnjëra palë e vjetër nuk merr 71 vota dhe se qeverisja e ardhshme e vendit do të mund të arrihet jashtë axhendës/modelit personal të Sali Berishës, Ilir Metës, Edi Ramës dhe llojeve të tjera të njëjta të tranzicionit”, u shpreh Krasniqi.
***
Topi: te hapur për Polin e Tretë
Kreu i FRD-së, Bamir Topi, ka thënë gjatë një komunikimi me gazetarët, se partia e tij është e hapur për krijimin e një “Poli të Tretë”. Ai ka thënë se FRD nuk e përjashton mundësinë e një koalicioni të mundshëm me AK-në dhe PBDNJ-në.
“Ne nuk bëjmë përcaktime nominale, jemi të hapur të bisedojmë për aq kohë sa ka mbetur. Në rast se partitë e tjera nuk i shohin interesat e tyre të njëjta me ato te FRD-së, ne jemi të vendosur të dalim të vetëm në zgjedhje. Nuk mund t’i japim oksigjen një kryeministri dhe një qeverie që ka braktisur interesat e të djathtës .Pasqyrë e degjenerimit të politikës ishte dje miratimi i ministrave të rinj. Kjo mundësi konsiderohet e hapur përsa kohë të ketë parti që mbështesin pozicionin dhe qëndrimin e FRD-së. Nëse nuk gjenden pikat e përbashkëta, FRD do të konkurojë e vetme me modelin e saj në shërbim të shtetit dhe qytetarit”, tha Topi.
Megjithatë, një koalicion i përbashkët me AK-në dhe PBDNJ-në do jetë pothuajse i pamundur, duke parë qëndrimet e kundërta dhe gati armiqësore të këtyre dy partive ndaj njëra-tjetrës.
Topi ka thënë se pas 23 qershorit asnjë parti nuk do jetë e aftë që të krijojë e vetme qeverinë, kështu që i takon FRD-së dhe aleatëve të saj që të përcaktojnë modelin qeverisës.
“Asnjë marrëveshje numrash dhe personash, asnjë pazar për blerje votash parlamentare apo përcaktimin paraprak të vullnetit popullor elektoral nuk do të ketë sukses. Më 23 qershor asnjëra palë politike, nuk do të arrijë të qeverisë e vetme dhe kështu, i takon Frymës së Re Demokratike dhe aleatëve të saj misioni historik të përcaktojnë modelin qeverisës të së ardhshmes”, u shpreh Topi.

Po me Prec Zogajn cfare koalicioni do bejne ? Ai nuk ka ne dore as votat e familjes se vet.
KRESHNIK SPAHIU VETEM PO BEN BLOF PER KOALICIONIN ME FRD-NE, NE MENYRE QE T’IA RRISI PAZARIN EDI RAMES PER FUTJEN NE KOALICIONIN E PS-SE. FUTJE E LSI-SE E KALOI NE VIOLINE TE 3-TE NE KOALICIONIN E PS-SE DHE PRANDAJ PO HEDH HICKLA.
AI E DI MIRE QE IA GRIJNE TE MEDHEJTE VOTAT KUR TE NUMEROHEN DHE S’E BEN GABIMIN QE TE MOS JETE PJESE E KOALICIONIT TE MAJTE (JU KUJTOHET GILMAN BAKALLI QE IA VODHEN EDHE VOTEN E VET NE QENDREN E VOTIMIT KU VOTOI)
O i Mireinformuar, e kupton more c’teori terrorriste perhap? Ja grijne votat thua polit te trete. ”Te medhenjte” Turp edhe PS-se nese e lejon nje gje te tille
Vazhdoni mbeshtetini koalicionet hajdute
Nese arrihet kjo marreveshje, me jep kurajo dhe besim nje pol i trete, sikur edhe qofte per ti hequr monopolin ketyre te pafytyreve
doli ne pah loja ,gjasme u merziten me ps.keta nuk jan opozitar te vertet por jan pjella e ketij regjimi.
Po pra po, kurse Rama dhe Meta bashkë me atë tjetrin janë të mirët që duhen votuar.
Nejse nuk ke faj ti, je një viktimë e trushplarjes kronike. S’ke çi bën.
Mbani parinë, që t’ju hajë të gjallë, edhe kockat do t’ua japin qenve të vetë… Në mos qofsh ti një nga ata.
Kafshist mos na çaj drrasat ti salist i m..tit. Sa larg qe mbani ere ju dalloheni nje kilometer larg qe jeni salista dhe pini cicin e jozit.
U bene kaq muaj qe jam pjese e FRD dhe e vetmja gje qe ofrohet aty eshte bla bla bla,vetem premtime boshe.
Lol, kur flasin limitantët e Ps, këta ushtarët e Parisë që duan të zhvasin administratën bashkë me kriminelin Meta.
FRD + AKZ e vetmja alternativë ndaj thresomit PD LSI PS
PA na thuaj pak ca emri mund ti vihet ketij koalicioni tradhtaresh??? Nje grek,nje ish kre KLD-je i vendos nga PD-ja,nje ish President i vendos nga PD-ja dhe qe voton Ps…dhe te tre bashke bejne nje kombinim tradhtaresh,te pabesesh,HUMBSISH.
Dy nga koalicionet me te felliqura PS-LSI dhe FRD-AK.
Po puthen ata qe para pak kohesh pershtyheshin.
Marina mos e ke gje kusheri te pare Zhozin ti? Do ta fus nje mbapsht moj dele e vogel. Shko tani me shoqet e punes se shtetit si dele te mitingu i pd- se me teme edhe 1 milion vende te reja pune. Beni bee beee aty dhe futjani nje tas dhalle ne shpi dhe nje sy gjum. Diten tjeter perseriteni edhe nje here nga fillimi. ok bravo. good girl
Sipas kesaj llogjike i bie qe AKZ + FRD te vjedhin administraten…
Aahhhhhh sa te mjere qe jeni. Kujtoni qe thirjet patriotike e bejne Shqiperine?
Jo ore jo, e bejne njerezit e mire.
Ne kete tollovi ku e futen Shqiperine dy Gjysma-Partite e Medha PS dhe PD, me LSI ne mes, cdo lajm tjeter eshte per tu pershendetur.
Ak dhe FRD duhet te vazhdojne te prononcohen sa me hapur,
per t’i shpetuar shqiptaret nga zhgenjimi total ku ndjehen keto dite.
Spahiu dhe ai Vlonjati i Detit, te bashkohen me Bamirin, Afrim Krasniqin etj, qe te behen force imponuese neser, pas zgjedhjeve. Mbase nuk fitojne dot shumicen, por behen realisht Pol I Trete dhe percaktues per qeverisjen e neserme…
Kercenimi per mesuesit, eshte vertete serioz, dhe ndaj tij duhet reaguar forte.
Harrojeni ngjyren politike tani per tani, merruni me moralin qe duket ne qendrimet e politikaneve, votoni per Drejtesine ndaj prones, dinjitetit dhe qytetarit qe kerkon respektim te atdheut real.
me vjen keq po te te behesh president me votot e se djathtes me nje mbeshtetje te madhe te doktorit dhe te votosh edi Ramen??!!!largohu bamir se nuk dite te vleresosh te mirat dhe mbeshtjen e te djathteve ti nuk je i djathte
poli i 3-te poli i te deshtuarve!!
AK dhe FRD nuk kane pse frikesohen nga bashkimi i LSI me PS sepse kjo levizje vetem sa do ju jepte me shume elektorat ketyre dy partive nqs se keto ju qendrojne te gjitha premtimeve qe kane bere deri tani,keto dy parti nuk duhet ne asnje menyre te pranojne koalicione me parti te tjera te dyshimta,do i sugjeroja ndonje koalicion me ate te Z.Prec Zogajt sepse ai me te vertete tregoi se ju qendron lidhjeve te drejta.Keto dy parti duhet te kene me shume besim tek vetja e tyre dhe do shikojne se si votuesit do votjne per keto te dyja .Numrat qe do marrin keto ne zgjedhje dhe pse do mundohen te tjeret tua heqin sa me shume te kene mundesi do jen shume surpriza per kedo qe nuk i ka ne liste.Gjithashtu shikojme se si dhe media e plitizur nuk ju kushton ndonje vemendje vetem me qellimin qe ti lene me sa me pak perkrahje mediatike qashtu sic jane udhezuar nga shefat e tyre partiake.Ky krijim i ketij poli te qendres ku une e shikoj te pashmangshem nqs ne duam dhe desherojme qe Shqiperia te ece perpara do te kete shume peshe te pakten tani per tani por ne te ardhmen do jeta forca e pare qe ne nje te aferme do jete dhe ne gjendje te kete dhe shumicen.Mjaft me se jemi ngopur me premtime boshe,mashtrime,korrupsione,nga te gjitha palet e medha ku tani nuk jane me te medha por vetem mundohen qe ta ruajne kete imazh por shume shpejt do e kuptojne qe sjane me te tilla….
Gjithashtu dhe shume partive satelitore,parazite si ajo e Gjinushit,Ngjeles apo ndonje tjetri qe sjane gje tjeter vecse ngaterrestare dhe perfituese vetem per ndonje thele te mos afrohen nga asnje koalicion se nuk kane se cte ofrojne ,dhe ato pak njerez qe mund te kene rrethe e rrotull le ti bashkohen ketyre dy partive AK dhe FRD ap ndonje tjetere dhe keshtu mund te japin ndihmesen e tyre per kete vend qe ka shume nevoje per nje lidership te ri dhe qe te punoje per kombin tone.Prandaj shikoni njerez kush eshte me e mire per shqiperine ,mos votoni me sy mbyllur,mjaft ju kemi besuar ketyre dy partive qe skane asnje ndryshim nag njera tjetra qe kane me shume se njezet vjet dhe na qeverisin po me te nejtet njerez sikur shqiperia spaska te tjere.Kete e pame dhe me veprimet e tyre te fundit ku treguan se jane te interesuar vetem per veten e tyre dhe familjareve te tyre.
A do ti qendroni zotimeve te mara? A po e shekoni se jeni perpara dy regjimeve qe duan te poshterojne nje popull te tere?Qendoni dhe luftoni,keni me vete te gjithe ne qe nuk presim asnje te ardhme nga kjo e majte tradhetare dhe qe po urehet perdite,sot,po kur te meren vesh kushtet e LSI?Shume do tju perkrahin,shume do tju votojne.