Shqiptari kapet me pistoletë pa numër serie

Dita

Genci Leçini, që jeton në Sicili, është kapur nga Karabinierët me një armë të cilën e mbante në komodinën përkrah krevatit.

Dyshimet e policisë lindën pas ndalimit që iu bë shqiptarit gjatë një kontrolli rutinë.

Sjellja e tij bëri që policia të ushtronte kontroll në apartamentin e shqiptarit.

Policia italiane ka nisur verifikimet për të parë nëse pistoleta është përdorur për ndonjë krim dhe origjinën e armës.

Revolveri që mbante 20­-vjeçari rezulton se nuk ka numër serie si dhe nuk mban emër marke, por që funksionon plotësisht. Leçini është dërguar në Burgun e Raguzës, ndërkohë që policia ka nisur hetimet nëse i riu e ka përdorur armën për aktivitet kriminal.

SONY DSC
SONY DSC
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *