Ilir Babaramo ka reaguar ashpër pas publikimit të një video te Lapsi.al, ku sipas portalit, ai kritikohej nga Rama për pyetjet që i kishte bërë.
Babaramo replikon me dy drejtuesit e këtij portali, Andi Bushati dhe Armand Shkullaku.
Më i egër Babaramo është pikërisht me Shkullakun, të cilin e akuzon se ka marrë 50 mijë euro nga PD.
Ja replika e plotë e Babaramos, botuar tek Shqiptarja.com:
Përgjigje kalemxhinjve
Është e dyta herë që vihem në qendër të goditjeve nga një portal që financohet nga njeriu që ka marrë peng dy qeveritë e fundit. Duke qenë prej shumë vitesh gazetar e kam menduar se mund të sulmohem për shumë e shumë arsye, por kurrë nuk e prisja me një intensitet të tillë ligësie. Sot në portalin që financohet me paratë e kromit që fali Berisha, me koncesionet që la Rama apo me lejen absurde të ndërtimit në Parkun e Liqenit Artificial që dha Velia, u përpoqën të më shfaqin si një zar të kryeministrit.
Kjo ndodhi pikërisht në portalin e dy prej kalemxhijve të kanalit televiziv të ujërave të zeza të gjithë qeverive. Morën 30 sekonda pamje që unë dhe Rama ishim “off record” dhe ndërtuan një skenar të plotë konspiracioni sikur Rama më tërhiqte veshin për pyetjet, sikur shfajësohesha, sikur diku pas kamerave ishte një i tretë që kishte ndërmjetësuar për intervistën. Kishte shumë sikur. Kush ka parë intervistën time të fundit me Ramën duhet ta ketë dalluar nervozizmin e kryeministrit thuajse pas çdo pyetjeje. Është e fare e qartë se kurrfarë pakti nuk kam bërë para intervistës. I vetmi komunikim që kam pasur me Ramën ishte në kohën kur po vendoseshin mikrofonat.
“Do të pyes dhe për zhvillimet në PS, për deklaratat e Blushit dhe nëse nuk përgjigjesh duke thënë si gjithmonë eja merrni teserën e partisë që të keni të drejtë të më pyesni se çfarë ndodh në PS, do ta mbyll intervistën”, i thashë, ndërkohë që Rama u përgjigj “pyet për çfarë të duash”.
Ky ka qenë i vetmi pakt, nëse mund të quhet i tillë. Personi i tretë që pretendojnë kalemixhinjtë është njëri nga kameramanët , të cilët i bëra shenjë të më njoftojë kur duhet te hyj sërish në transmetim. Kurrë nuk kam pasur nevojë për ndërmjetës për të ftuarit. Por si ndërtohet dhe mbahet një emision nuk mund ta dinë dy parazitë që vendosin gjoba. Nuk kanë se si ta dinë ata që s kanë krijuar një arkiv të punës së tyre.
Në këto 13 vite që bëj 5 Pyetjet mund ta kem intervistuar Ramën mbi 40 herë. Ai jo e jo por dhe gjithë kryeministrat e tjerë shqiptarë apo të huaj që kam intervistuar nuk më kanë sugjestionuar. Në dhjetëra e dhjetëra orë te 5 Pyetjet , Rama ka pasur momente brilante siç ka pasur dhe performancë copë-copë. Kjo e fundit nuk hyn tek performacat e mira të Ramës. Shfaqte hapur bezdi dhe nervozizëm pas çdo pyetjeje dhe në kohën kur kaluan 30 minutat e para të intervistës dhe unë njoftova reklamat, Rama lëshoi atë “shyqyr” që kalemxhinjve u ka bërë aq shumë përshtypje. Vetëm ata nuk e paskan kuptuar batutën time: këto janë pyetjet.
Sado çalë-çalë ta analizosh batutën thelbi i saj mbetet i njëjtë: këto janë pyetjet e mia dhe duhet të përgjigjesh.
Shkullak,
I kuptoj deri diku gjithë pasojat e parazitizmit par excellence të Bushatit. Ai prej vitesh mundohet të shesë moral, të bëjë karakteristikën e punës së kolegëve. Në fakt i shkon roli shefit të personelit të medias siç i shkonte Huzniut roli i shefit të kuadrit të PPSH-së, por ligësinë tënde kurrë nuk e kam kuptuar. Ramës bjeri nga mëngjesi në darkë , por jo mua. Jo mua se mund të të kujtoj shumë gjëra. Mund të të kujtoj se kurrë nuk kam qenë drejtor i fushatës elektorale të PD në 2007, kur gjithë ndërtuesit u vinë në radhë për financuar. Në fund të asaj fushate e bleve dhe fuoristradën me kilometrazh zero që kushtonte të paktën 50 mijë euro. Apo gabohem?
Ti e di mirë që dinjitetin jam munduar ta mbroj në çdo rrethanë qoftë dhe përballë kryeministrave. Në atë darkën e famshme të Ramës me gazetarët ika në çast vetëm sepse stafi i kryeministrit kishte harruar te vendoste bexhin me emrin tim, ndërsa ti qëndrove pa tu dridhur qerpiku , pa skuqur apo zverdhur dhe kur Rama të tha para gjithë televizioneve që transmetonin live se : “je një hale ku nuk bie rrufeja”. Si frankofon që je duhet ta dish se një fyerje te ngjashme i ka thënë Napoleoni Talejranit. Po ku Napoleoni e Talejrani dhe ku ti e Rama. Vite dritë larg. Nejse, vetëm një gjë ka të vërtetë në këtë krahasim, të cilin s’po ta përmend për arsye etike.
Megjithatë ti qëndrove dhe pas asaj fyerje.
Ndoshta qëndrove me shpresën se Rama më në fund do të ta japë atë lejen e ndërtimit që i kërkon prej 15 vjetësh diku andej nga Garda. Hall i madh është. Dhe halli të bën zar. Por unë nuk kam hall të tillë. Jo me Ramën por me askënd.
Kaq për këtë herë.

shume sakte ke folur Babaramo….po ku duan tja dine haleanat si puna e shkullakut….
Hallall o robo je shume i sakte .
Koken tuaj hengshi. Gjeja me e mire eshte se keta legena vetmje si Babaramo, shkullaku, lesi, fevziu, frangaj etj etj po ja plasin njeri tjetrit ne fytyre qelbin me te cilin jane mbuluar koke e kembe qe te gjithe bashke. Jane nje hale te gjithe te zhytur ne mut. Nga njera ane palojne milionat dhe nga ana tjeter japin mend njerezve ne televizione, gazeta e portale. Jane vecse nje grup gjobvenesish. Ajo cka i diferencon? Niveli i gjobes qe vene.
te lumte Babaramo. keshtu e do ky hale gazetaruc qe as edhe nje here nuk me ka pelqyer hiqjani masken e qelbur
Bababramo nuk e fsheh dot servilizmin duke sulmuar Shkullakun. Valle i duket vetja me i mire se Shkullallaku Babaramos??? Nga videoja e publikuar edhe Babaramo del njesoj sherbetor i pushtetareve.
Jane njelloj, qelbesira te gjithe…mbahen ne te madh por nuk jane vecse qelbesira volgare rrugesh…Babaramos I doli tani “zarlliku” keta te tjeret damken e kane patur me kohe…
Shumè e drejte z.Babaramo.Ke marre mundimin tu kthesh pergjegje por nuk e meritojne sepse jane me keq se atje ku nuk bie rrufeja.
Ohh please… Gazeta Dita bashk me Babaramot.
Une them ja ujku, ju thoni hajd te ndjekim gjurmet ta gjeme. Po si tja bejme tashti tju besojme fjaleve ketu apo asaj qe na pa syri dhe na degjuan veshet. Po ju besojm juve meqe jemi ne fushen tuaj.
Kujtese per kete Babaramon! E ka rrahur si qen ai Rama i vogel i LSI kur ishte minister i Brendeshem i Nanos!
Gazetarit Babaramo!( dhe te tjereve “Anal-ist”)
Edhe nje here e tregove se je fisnik dhe jo paçavure si i veteshpallurit “ANAL-ist” Andi Bushati “pinxhos se bllokut” me gjak “blu”(sa i shpifur) dhe orango-tangut Armand Shkullaku. Ky nuk meriton asnje epitet tjeter mbasi eshte shume i varfer ne shpirt dhe nuk ka te kaluar dhe nuk ja vlen te merresh me te. Kjo eshte edhe aresyeja qe i pelqen te behet edhe lolo e Bushatit.
Per ata qe dine pak per Bushatin(ne fakt Kapon), ai eshte:
– Nipi i kryemodeles se Bllokut ne diktature, qe i vinin veshjet nga Italia, Franca, etj.-Vito Kapo, kur shqiptaret mezi gjenin dokun kinez te kombinatit te tekstileve; qe nga antiamerikane ekstreme merr edhe nenshtetesi amerikane;
-Nipi i Shefit te “Klanit Kapo”-Hysni Kapos, qe i kishte dhe i ka akoma tentakulat ne ministrine e brendeshme dhe ministrine e jashtme;
-I biri i Mehdi Bushatit, qe nga nje mjeshter i futbollit shqiptar u transformua ne “Ata qe kryen terrorin komunist”, si vijon:
“Ne mars 1993 gazeta “Ringjallja”, organi i shoqates se ish te persekutuarve dhe te denuarve politike te Tiranes, ka botuar nje liste me 185 emra, te cilet i akuzon se kane ushtruar terror, dhune dhe kane denuar per motive politike, gjate viteve 1945-1990, rreth 10.000 familje. Personat qe permban lista e botuar ne gazeten “Ringjallja” mund t’i ndajme, sipas mendimit tone ne disa kategori:
1.
……….
4. Shefa Sigurimi ne qender dhe ne rrethe, qe kane ushtruar dhune e tortura si:Banush Goxhaj, Besim Selita, Dhosi Progri, Petrit Hakani, Lilo Zeneli, Qatip Dervishi, Kopi Niko, Zoi Themeli, Halim Xhelo, Hilmi Seiti, Gjolek Aliu, Nuri Çakerri, %Mehdi Bushati%.
………..
Mekati i “anal-istit bukurosh” Andi Bushati nuk eshte familja nga vjen, per ate ai eshte i pafajshem dhe i pafat. Mekati i tij dhe i “sojit” te tij(filiza te familjeve te KQ PPSH, etj.) eshte se sikurse “aka-dem-iku” Fuga, “di-pllom-ati” Nesho (djali i motres i Vito Kapos), “di-pllom-ati” Fatos Tarifa, “di-pllom-ati” Shpetim Çaushi(kampjon mediokriteti-nuk ishte i afte te merrte provimin e matures ne Shkollen Petro Nini Luarasi ne vitet ’60 por ishte i afte per di-pllom-at, sot vjehrri i Gjin Gjonit) dhe shume te tjere, pjestare te Klanit Kapo(protektorat i Saliut) – qe i ka akoma tentakulat ne ministrine e brendeshme dhe ministrine e jashtme- duke i nen vleresuar shqiptaret, marrin rolin e “pro-feso-rit” per tu mesuar atyre demokracine. Kete “soj” e promovoi dhe e bekoi –qeni qe te ha tinez- me parrullen me te shpifur te Ramiz Alise dhe fatkeqe per shqiptaret “te gjithe bashkefajtore, te gjithe bashkevuajtes”. Pikerisht kete dyzim shfrytezoi Sali Berisha per te krijuar amulli tek shqiptaret dhe per te nxjerre perfitimet per vete dhe PD(qe su be kurre parti).
Te gjitha keto me erdhen ndermend, kur lexoja pacavuren e radhes te orango-tangut Shkullaku dhe pergjigjen e Babaramos. Nuk dua ketu te marr ne mbrojtje Ramen as te debatoj me gjetjet e “anal-ist”-steve Shkullaku-Bushati, Lubonja(qe ndose me i moshuar eshte me i rrjedhur) apo Bahri Falliut(qe eshte me i shemtuar ne shpirt se ne fytyre) dhe Artan Hoxhes(qe S.B. e vuri ne loje me postin e presidentit), etj. per Kryeministrin Edi Rama. Dua vetem t’ju them se Kryeministri(ai i gjati qe eshte sot) po perpiqet te beje dicka per Shqiperine, po perpiqet qe shteti ligjor te filloje te funksjonoje. Mundet nuk i ben te gjitha mire, mund te beje edhe gabime, por ju a i beni pyetje vetes cfare keni bere ne keto 25 vjet per Shqiperine? Vetem lloqe-lloqe-lloqe keni bere gjithe kohes, “kolloqithje me rigon”. Me e keqja eshte se akoma beni sikur nuk e kuptoni se gjithe kohes keni çuar dhe çoni uje ne mullirin e armikut me te madh te shqiptareve dhe Shqiperise-qenit qe te ha tines-(lexoni Izet Haxhine qe i njeh dhembe e dhemballe).
Sa me shpejt ta kuptoni qe “soji” juaj nuk eshte as i denje dhe as i besuar per tu mesuar shqiptareve demokracine, aq me mire do te jete edhe per ju.
Heshtni! Largohuni nga jeta politike dhe shoqerore e shqiptareve dhe jetoni demokracine si dhurate te çmuar per ju!
Bejani kete te mire shqiptareve “durim-madh”, sa te mos jete vone.