Rama: Të mundim korrupsionin duke bërë shtetin

Dita

Drejtuesit e Partise Socialiste, në kuadër të riorganizimit të saj, kane qene sot në qytetin e Durrësit, ku kryeministri Rama deklaroi se do të mundim korrupsionin duke bërë shtetin dhe do bëjmë shtetin duke bërë reformat si garanci e tij.

Kryeminstri Edi Rama në fjalën e tij u shpreh se “Shumë njërëz këtu kanë ardhur për të marrë kartën e antarësisë së PS-së dhe për ta është ditë e veçatë dhe ju uroj mirëseardhjen në Partinë Socialiste. Është një ditë tjetër e veçant se Agjencia ndërkombetare Standard&Poors e ka renditur Shqipërinë në B+ dhe kjo është një agjenci me reputacion absolut, sigurisht nuk jemi në maja, por është një pozicion që nuk thotë se ekonomia po lulëzon, por thotë se reformat e mëdha dhe puna e madhe kane filluar të japin shenja ripërtritje. Duhet shumë punë dhe durim që ky trup të fillojë të vrapojë, pasi bëhët fjalë për operimin e thellë të një kanceri që kishte kapur organizmin e trupit tonë”.

Kryeministri Rama u ndal edhe te legalizimet falas në Durrës dhe ky është një premtim i Partisë Socialiste. “Ne nuk po ndërojmë një shtepi pa leje, por po ndërtojmë një shtet. Se nëse sot nuk do të kishte korrupsion ne do të ishim ndryshe, sepse korrupsioni është mundësi e paligjshme dhe për të mundur korrupsionin duhet të bëjmë shtetin dhe që të bëjmë shtetin, duhet të bëjmë reformat. Shikoni Policinë e Shtetit, ku dy vjet më parë dëgjohej fjala krimi-krimi, sot është kryefjalë në të përditshmen e atyre që qeverisnin më parë dhe nuk janë opozita, por qeveria e vjetër dhe shqiptarët nuk duan të kthehen te qeveria e vjetër”, tha Rama.

Rama theksoi faktin se qeveria e vjetër bëri bëri për tetë vjet  21 mijë legalizime për hotele, motele, ndërsa ne në një vit e gjysëm kemi bërë 41 mijë legalizime dhe ato janë vetëm për shtëpi dhe një herë më shumë sa qeveria e vjetër dhe këto u bënë vetëm për një arsye, atë të Partisë Socialiste të Shqipërise dhe falë votave që shkuan në këtë emër”.

Share This Article
8 Comments
  • Nise nga Meta njehere mashtrues dhe hajdut .Nuk je me mi mire se Berisha .Ngele ne televizor sa s te shikojme dot surratin me .

  • A ke turp o njeri qe mbushe me koncesione humbese Shqiperine pa pike investimi dhe thua lufte korrupsionit. A ka korrupsion me te madh se ato koncesione qe ke bere e kerkon te besh ti. Ca kujton ti se jan injorante njerezit qe smarin vesh se cben ti?

  • VENDI KA 25 VJET PA SHTET,I PA QEVERRISHEM POR VETEM ME BERISHA BLUSHA E KARABUSHA!
    Popull mer fatet e tua ne dore se pas 25 vjetesh tregon se :O je idjot,O ne diktature!Nga e pret ‘rilindjen’ nga ata qe 25 vjet te varrosen apo nga minoritaret:greku Dule,Serbi Berisha ,Çobani Blushi apo maqedonsi Majko!?

  • A ha te ka dale boja si mos me keq o mashtruesi Rama!!!
    Mjaft me keto perralla se nuk te beson me njeri me perjashtim te ndonje militanti te Dites apo Temes.

  • adeci ti je nga ata qe u beson perrallave vetem kur i tregon Rama kurse une nuk u besoj u perrallave pavaresisht nga kush i tregon ato. Mjaft me kete refrenin e salisteve se nuk justifikon budallalleqet qe po ben Rama. Keshtu si ti iu pergjigj Rama edhe kritikave te Blushit vetem per te mbuluar shkeljen flagrante te statutit te PS-se. I verbuar nga militantizmi ti nuk arrin te dallosh edhe faktin qe eshte pikerisht Rama qe tani po sillet njesoj si Saliu.

  • Zoti Rama. Nje analist para disa ditesh beri nje shkrim ku shkruante .Keta Hajdutet e sotem nuk kane asnje ndryshim nga Hajdutet e djeshem,vetem se ata te djeshmit kane mbi kurrizin e tyre nje lufte civile ndersa keta te sotmit akoma jo .Lexova nje deklaraten tuaj ku thoshit qe do te mundim korrupsionin.zoti Rama ne Shqiperi nuk ka korrupsion pasi te gjithe e dine se ceshte korrupsioni,por ka vjedhje dhe shqyerje te shqiperise dhe shqiptareve prej 25 vjetesh,si nga ata te djeshemit edhe Ti sot me ushtaret e tu,duke i shkaktuar shqiperise pergjithmone nje tragjedi te pa riparueshme. Une do ta plotesoje kete koment me nje fakte te paster qe e kam hequr dhe po e heq ne kurrizin tim,me nje prone qe eshte banesa ime 105m katrore e trasheguar nga babai ku une kam lindur dhe jetuar ne te dhe qe ndodhet ne zonen e skeles ne Vlore.Ata te djeshmit nuk ma dhane dokumentin e prones time pasi pa paguar sekseret ishte e pamundur dhe kur shikoje qe dokumentoheshin shume shpejt duke paguar, vila,hotele dhe biznese te dyshimta mbi pronat e pronarve dhe te shtetit e humba besimin dhe mendova te pres kur te ndertohet shtet.Po tregoje nje raste ku pronari i tokes ne nje zone te ujit te ftohte ne Vlore kthehet nga emigracioni dhe shkon dhe shikon se pronen e tij ne kete zone e kishte grabitur nje tjeter dhe ishte i pajisur edhe me dokumenta pronesie. Ai shkon dhe i drejtohet pronarit qe i kishte grabitur pronen,o zoti Hajdut do te me lejoshe edhe mua te ndertoj nje banese ne pronen time. Hajduti i pergjigjet do largohesh qe ketej apo te lajmeroj policine,pasi une kam dokumenta te rregullta.Pra dhe une po prese qe ne momentin kur do te behet rruga ne zonen ku ndodhet banesa ime ,kujt personi do ti drejtohem ,o zoti Hajdute me jep te pakten gjysmat e lekeve ,pasi banesa qe ti je demshperblyer eshte e imja.Kete bindje e kam pasi te jam drejtuar disa here me email ne kryeministri:zoti Rama me jepe dokumentin e prones.qe eshte toka ku qendron banesa dhe nje shtese kati 105 m2 mbi muret e baneses se vjeter mbasi e kam deposituar dokumentacionin qe ne momentin e krejimit te zyrave te Aluiznit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *