Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka publikuar 198 fotografi të të burgosurve të keqtrajtuar nga forcat amerikane në Irak dhe Afganistan mes viteve 2003 dhe 2006.
Kjo pas një “lufte” që është bërë për më shumë se një dekadë për t’i mbajtur ato të fshehta. Shumica e fotografive tregojnë shenjat nga rrahjet e dhunimet në trupin e të burgosurve. Fotot i përkasin kohës menjëherë pasi SHBA nën udhëheqjen e presidentit George W. Bush kishte pushtuar Irakun. Disa nga fotografitë përmbajnë edhe pamje shqetësuese, shkruan “RT”.
Informacionet nuk tregojnë detaje de ku janë mbajtur të burgosurit dhe në çfarë rrethanash, apo abuzimet e veçanta, të cilat janë duke u hetuar.
Presidenti Barack Obama tha se do t’i nxirrte të gjitha fotot në vitin 2009, por ndryshoi mendje pas kundërshtimeve nga qeveria e Irakut dhe komandanti i lartë ushtarak amerikan në vend. Nëntorin e kaluar, Sekretari i Mbrojtjes Ash Carter vendosi të miratojë publikimin e 198 fotografive.


Keto dhunime jane normale se behen nga shtet demokrat i lire me ngritjen e dy gishtrinjeve lart LIBERTA.
Nese keto dhunime do i bente monizmi.Dhe i ka ba.Ky shtet duhet elemeniuar se eshte shtet diktator.
Mirpo po te pyesish te dhunuarit e monizmit dhe te dhunuarit e demokratikut dhimbjet e dhunes ne trup jane njisoj ku te dhunuarit lengojne me pasthirjet Oooouuuuu.Ooooouuuuu.
Nuk ka shtet ne bote qe nuk ushtron force ndaj te arrestuarit.Perndryshej burgjet do funksiononin si kampe kavalishence.